BËHU PJESË E SKUADRËS TONË

Zhvilloni karrierën tuaj në fushën imobiliare!

Kriteret Kualifikuese:

Ø Arsim i lartë universitar.

Ø Aftësi komunikimi shumë të mirë në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ø Njohuri të qytetit të Tiranës, zonave kryesore urbane.

Ø Aftësi të mira komunikuese ndërpersonale

Ø Të ketë patentë të kategorisë B (opsionale)


Përshkrimi i pozicionit të punës:

Ø Të kërkojë dhe të gjejë përmes çdo instrumenti të nevojshëm dhe të përshtatshëm, pasuri të paluajtshme (pa kufizim në lloj dhe në sasi) duke ia vënë në dispozicion të dhënat e këtyre pasurive punëdhënësit në përputhje me objektivat periodik të caktuar nga Agjensia.

Ø Të kryjë bisedime, promovim të pasurive të shoqërisë me klientë potenciale me qëllim ndërmjetësimin dhe finalizimin me sukses të transaksioneve të ndryshme që kanë për objekt shitblerjen, dhënien apo marrjen me qira të pasurive të paluajtshme.

Ø Të raportojë ecurinë e aktivitetit ditor, pranë përfaqesuesit të Agjensisë, duke njoftuar cdo eventualitet dhe problematike lidhur me këtë aktivitet.

 

Për të aplikuar dërgoni CV tuaj dhe një Letër Motivimi, në adresën e emailit [email protected]

Mos harroni të përcaktoni në subjekt te email-it pozicionin për cilin aplikoni! (P.sh Aplikim për Konsulent imobiliar)