Rreth Nesh

Rreth Nesh

    Realpas është një platformë elektronike e cila ofron,  për të gjithë visitorët e saj, një informacion gjithëpërfshirës, të përditësuar dhe të besueshëm  mbi tregun e shitblerjeve të pasurive të paluajshtshme në Republikën e Shqipërisë. Kjo platformë elektronike interaktive, e themeluar në vitin 2017, është pronë e shoqërisë “TS Consulting” sh.p.k  e cila ka për qëllim ofrimin e një sërë shërbimesh të cilat lidhen me :

    • Konsulencën në fushën e investimeve në pasuri të paluajtshme,
    • Konsulencën ligjore  dhe financiare për të gjithë investitorët e huaj që dëshirojnë të  kryejnë investime në vend ;
    • Këshillimin dhe ndërmjetësimin  hap pas hapi në cdo transaksion që ka për qëllim,shitjen, blerjen ,dhënien apo marrjen me qera të pasurive të paluajtshme, etj.

    Edhe pse i ri në treg, Realpas është themeluar nga profesionistë të suksesshëm  me një experience shumëvjecare në  fushën e konsulencës ligjore dhe atë të pasurive të paluajtshme, të cilët në cdo ditë të punës së tyre, janë të dedikuar maksimalisht  për tjua bërë më të lehtë rrugën drejt blerjes apo shitjes së pasurisë tuaj të ëndrrave si dhe kryerjes së një investimi i cili do tju mundësojë fitime të konsiderueshme.