Kur bëhet fjalë për
të kryer transaksione të rëndësishme siç mund të jetë blerja e një shtëpie apo
dhe njësie biznesi, njerëzit shpesh hasen me problematika të shumëllojshme,
koha është e pamjaftueshme, nuk kanë njohuritë e duhura rreth pasurisë së
paluajtshme, nuk kanë njohuri rreth transaksioneve apo planit urbanistik të
zones etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera është e domosdoshme kontakti me
një agjent imobiliar i cili është i pajisur me të gjithë njohuritë e duhura
lidhur për pasurinë, vlerën e cmimit, të dhëna rreth ndërtimit
apo elementeve funksionale të pasurisë, statusin juridik, procedurat e
shit-blerjes etj. Agjenti në këto raste është një vlerë e shtuar në këtë proces
pasi bën një punë kërkimore mjaft intensive dhe cilësore për t’u krijuar
lehtësitë maksimale në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim final,
realizimin e transaksionit me sukses. Realpas ju vjen në ndihmë përmes stafit
të tij të kualifikuar dhe me eksperiencë në fushën e ndërmjetësimit të pasurive
të paluajtshme, për ndërmjetësimin e shitblerjes apo qeradhënies e qeramarrjes
së pasurisë tuaj. Nxitoni të lini një takim me njërin prej agjenteve tanë
përmes telefonit apo emailit, për tu informuar më gjërë rreth këtij proçesi.