AGJENTI IMOBILIAR

Roli i Agjentit imobiliar ne gjetjen e “pasurisë së ëndrrave “

Kur bëhet fjalë për të kryer transaksione të mëdha sic mund të jetë blerja e një shtëpie apo dhe njësie biznesi njerëzit shpesh hasen me problematika të shumëllojshme, koha është e pamjaftueshme, nuk kanë njohuritë e duhura rreth pasurisë së paluajtshme, nuk kanë njohuri rreth transaksioneve apo planit urbanistik të zones etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera eshte e domosdoshme kontakti me një agjent imobiliar i cili është i pajisur me të gjithë njohuritë e duhura lidhur për pasurinë, vlerën e cmimit, të dhëna rreth ndërtimit apo  elementeve funksional të pasurisë, statusin juridik, procedurat e shit-blerjes etj. Agjenti në këto raste është një vlerë e shtuar në këtë proces pasi bën një punë kërkimore mjaft intensive dhe cilësore për t’u krijuar lehtësitë maksimale në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim final realizimin e transaksionit me sukses, fitimin e dy klienteve të rinj (shitës-blerës apo qeramarrës-qeradhënës), fitimi monetar për agjentin.

Agjenti imobiliar ka një profesion i cili ruan një lidhje të ngushtë me klientin madje mund të themi se është hallka e parë e suksesit të një agjensie, prandaj ai duhet të karakterizohet nga inegriteti, serioziteti, përkushtimi dhe pasioni për ta bërë punën që ka zgjedhur. Një agjent imobiliar duhet të ruajë etikën dhe të ketë një komunikim miqësor, të qartë dhe profesional me klientet. Klienti duhet të jetë parësori në marrdhënien me agjentin, dhe nëse trajtohet si i tillë dhe suksesi është i garantuar për agjentin.Puna më e madhe e një profesionisti imobiliar qëndron tek sjellja e tij karshi detyrave që ka dhe përgjigjia e tij ndaj kërkesave të klientit. Thelbi i gjithë arritjeve është përkushtimi ndaj të gjitha detajeve të procesit qoftë shitje, blerje, qeradhënie  apo thjesht këshillim. Profesionalizmi, qetësia dhe vullneti janë ato cilësi që i duhen një agjenti për të qënë i arrirë në profesion por edhe për të gjeneruar të ardhura cka është e rëndësishme për cdokënd që përfshihet në marrëdhenie pun.

SFIDAT DHE AVANTAZHET E PUNES NE TERREN 

Duke pasur parasysh që ky profesion në Shqipëri është i ri për pasojë ende nuk ka një strukturë ligjore rregulluese dhe shoqëria është mosbesuese ndaj këtij profesioni.Puna e agjentit imobiliar është një profesion po aq i rëndësishëm sa cdo profesion tjeter,nëse merr vemendjen dhe përkushtimin e duhur.Kohët e fundit po bëhet një përpjekje për t’i dhënë vlerën e duhur këtij profesioni dhe ne në Realpas jemi duke ndërmarrë disa iniciativa lidhur me trajnime dhe këshillime profesionale si dhe mbështetje të profesionistëve të rinj në këtë fushë.

Përpos të gjithe paragjykimeve dhe perceptimeve të gabuara lidhur me këtë profesioni të jesh agjent imobilar ka një mori përfitimesh mjafton që të jesh angazhuar në trajnime lidhur me këtë fushë,të kesh njohuritë e duhura rreth legjislacionit të pasurive të paluatshme,të njohësh llojet e pasurive të paluajtshme si dhe të jesh gjithmonë i përditësuar rreth tregut imobiliar .

Ka një sërë arsyesh pozitive dhe dobiprurëse përse të angazhohesh në këtë profesion :

Së pari, të jesh agjent imobiliar ti je shef i punës tënde.Ke mundësi të organizosh oraret, takimet me klientët dhe punën sipas disponueshmërisë tënde.

 Së dyti,të ardhurat e tua janë gjithëmonë në rritje në varësi të investimit që ti si agjent do të bësh lidhur me punën apo bashkëpunime më agjentë të tjerë dhe klientë.

Së treti,një shërbim të mire ndaj klientit duke plotësuar të gjitha nevojat e tij me informacione apo  duke i ofruar atij oferten me te mire në cdo ndermjetesim, do të garantojë  besnikerine e tij ndaj Agjentit per transaksione te ardhshme e cila perkthehet ne te ardhura te kenaqshme per te .

Se katerti , te jesh Agjent imobiliar eshte njesoj sikur te zoterosh nje biznes,pasi aktiviteti i tij eshte i lidhur ngushte me sipermarrjen e lire, por ne ndryshim nga nje biznes, veprimtaria tregetare e Agjentit shoqërohet me kosto monetare  te paperfillshme, kur ai bashkepunon me nje Agjensi, kjo pasi pjesa me e madhe e kostove operacionale, por edhe taksave dhe tatimeve mbulohen nga kjo e fundit.

 Të investosh në këtë profesion do të thotë t’i garantosh vetes tënde një jetë më të mirë, prandaj nëse je i ri apo e re me vullnet,dëshirë për të punuar ,eksploruar këtë profesion sa të bukur aq edhe fitimprurës në të ftojmë të bëhesh pjesë e skuadrës sonë në REALPAS për t’u rritur profesionalisht por edhe për të përmirsuar të gjitha aspektet që calojnë lidhur më këtë punë kaq të domosdoshme për tregun tonë.

Ji guximtar/e,provo dicka të re duke nxjerre veten nga “zona e rehatisë” , suksesi është aty për ty.