Profesioni i agjentit
imobiliar konsiderohet si një ndër profesionet më atraktive kjo për faktin e të ardhurave që realizohen përmes këshillimit dhe ndërmjetësimit të
transaksioneve me objekt pasuritë e paluajtshme. E ndërsa në Shqipëri ende nuk
ka një infrastrukturë ligjore që të rregullojë statusin e agjenteve imobiliare,
në shumë vende të zhvilluara ky është një profesion që gjen rregullim specifik
ligjor, sa i përket kualifikimit profesional apo dhe vetë aktivitetit të ndërmjetësimit
(shiko për më gjërë artikullin “Loja pa
rregulla e Agjensive Imobiliare” http://realpas.al/blog/24/loja-pa-rregulla-e-agjensive-imobiliare ). Megjithatë, profesioni i Agjentit
Imobiliar ka marrë një rëndësi të vecantë vitet e fundit edhe në vendin tonë. Për
të qënë i sukseshëm në ushtrimin e këtij profesioni, duhet që së pari ta duash
punën që bën, t’i dedikosh kohën e mjaftueshme, jo rrallëherë edhe më shumë,
dhe t’i përkushtohesh me vullnetin e mire që do t’i arrish te gjitha qëllimet që
i ke vënë vetes në këtë rrugëtim professional.
Në vijim po ju
parashtrojmë 9 këshilla që do t’i vijnë në ndihmë suksesit tuaj si agjent
imobiliar.
Së
pari, bindu që je lindur për të qënë agjent imobiliar.
Sigurohu që nuk e ke zgjedhur këtë profesion vetëm për hir të të ardhurave që
ofron. Nëse nuk ke aftësi për të ndërtuar marrdhënie të forta dhe të frytshme
me klientët, për të lidhur kontrata, për të menaxhuar punën me shitësit dhe
blerësit, atëherë hiq dore. Ky nuk është profesioni yt.
Ky është një profesion që kërkon kohë dhe përkushtim. Nuk është një punë që mund të bëhet part-time, nuk mund ta konsideroni si një hobi tuajin, prandaj bëjeni tuajin këtë profesion vetëm nëse i përkushtoheni plotësisht.