Po jetojmë stinën më të
bukur të vitit dhe kush do të donte të kishte një shtëpi pushimi në bregdet, të
shkojë sa herë të dojë, të shijojë një fundjavë me të afërmit e tij në
komoditetin e shtëpisë, të largojë gjithë lodhjen dhe stresin e një jave pune?
Nuk ke nevojë për rezervime, i ke çelësat vetë.
Bregdeti shqipetar
eshte mjaft i preferuar jo vetëm nga vendasit, por se fundmi edhe nga shtetas të huaj të cilët preferojnë jo vetem te kalojne pushimet por edhe të kenë
një shtëpi pushimi prane detit Adriatik dhe Jon.Kjo tendence lidhet me se
shumti me kushtet klimaterike dhe pozites gjeografike mjaft favorizuese te
Shqiperise, por padyshim edhe per shkak te rritjes se infrastuktures rrugore
dhe sherbimeve ne zonat bregdetare.
Nëse po mendoni të
blini një shtëpi të dytë, tani është momenti i duhur. Normat e interesit për
kredi janë ende të ulëta[1], çmimet
janë të volitshme dhe të përballueshme, sidomos kur pasuritë e dëshiruara janë ende në fazë ndërtimi.
Sidoqoftë,
është e domosdoshme që ju të vlerësoni me kujdes faktorët emocionalë dhe
sidomos financiarë për blerjen e një shtëpie të dytë.
Nëse vendosni të blini
shtëpinë e tuaj të dytë mund ta shfrytëzoni atë jo vetëm për pushimet e tuaja,
por edhe për ta dhënë me qira gjatë pjesës tjetër të vitit, duke siguruar në këtë
mënyrë të ardhura që mbulojnë një pjesë të kostos së blerjes si dhe kostove te
mirëmbajtjes që janë të domosdoshme për një rezidencë banimi.
Përmendim këtu projektin “Green Coast Luxury Resort” i cili ka sjelle
sjelle per here te
pare ne tregun shqipetar konceptin property management i cili përveç
mirëmbajtjes në çdo ditë të vitit për pronën tuaj, duke e ruajtur nga
amortizimi, ofron konceptin e qiradhënies.Nën një kontratë të mirëpërcaktuar
prona juaj në kete kompleks mund të shërbejë si një investim me kthim të
shpejtë për shkak të qirave të larta dhe kërkesës së lartë për turizëm në zonën
e Jugut të Shqipërisë.
Blerja e një prone në
bregdet eshte një investim inteligjent.Kjo pasi gjate sezonit turistik keni
mundesi ta jepni me qera me nje cmim atraktiv.Vec kesaj ne rastin e rishitjes se pasurise, ju keni
mundesi te perfitoni të ardhura të kënaqshme nga rritja e e vazhdueshme e
çmimit te zones ku ndodhet pasuria.
Vitet e fundit është vënë
re se pushuesit shqipëtar por dhe ata te
huaj rezervojne pushimet e tyre
kryesisht në komplekse dhe fshatra turistikete te ndertuar rishtazi pergjate gjithe vijes
bregdetare shqiptare.Kjo lidhet jo vetëm
për faktin se shtëpitë e banimit në fshatra turistikë janë te ndertuara
me cilesi dhe me nje arkitekture bashkohore por edhe për faktin se këto
ofrojnë mjaft facilitete në lidhje me
mirëmbajtjen dhe administrimin e kompleksit dhe sherbime utilitare dhe
rekreative per komunitetin qe jeton dhe shfrytezon ambientet.
Padyshim, te ndertosh
vete nje shtepi ne zonen me te kerkuar dhe te preferuar te bregdetit mund te
duket ne parim nje ide e mire, por kjo
shoqerohet shpesh me kosto te larta investimi,mungese te infrastuktures se
nevojshme per perfitimin e sherbimeve
utilitare publike apo rekreative, si dhe
kufizime dhe burokraci te larmishme ne lidhje me procedurat e zhvillimit dhe
realizimit te ndertimit.
Njesite e banimit në një
fshat turistik sjellin avantazhe për sa i takon:
1.
krijimit të kushteve të përshtatshme dhe komode për banim;
2.
ambjente për zhvillimin e veprimtarive
ekonomike, kulturore, sportive për të gjitha kategoritë sociale.
3.
gëzim te qetë te të drejtave të
pronësisë;
4.
garantimit të kushteve për sigurinë dhe
të shëndetin publik;
5.
infrastrukturë shumë e mirë;
6.
restorante dhe dyqane me cilësi shërbimi
të lartë;
7.
ambjente rekreative;
Kur flasim per investim
kaq te rendesishem, sic eshte blerja e nje shtepie te dyte nuk mund te mos
permendim edhe nje sere shpenzimesh qe shoqerojne shfrytezimin e prones gjate gjithe
periudhes se zoterimit te saj.Ketu përfshihen:
·
Tarifa per mirëmbajtjen e ambienteve te
perbashketa
·
riparime
të përgjithshme;
·
Sistemi i sigurisë;
·
Shërbimet e pastrimit dhe dizinfektimit;
·
Internet dhe kabllo;
·
Ujë dhe kanalizime;
·
Mirëmbajtja sezonale për ngrohje,
ftohje.
·
Shpenzimet e transportit për të arritur
shtëpinë e dytë;
·
Sigurimi nga përmbytjet;
Vlerësoni kohën dhe cilësinë
e pushimeve me familjet tuaja. Investoni per ditet e lumtura te familjes tuaj dhe jepini
komoditetin e merituar pushimeve tuaja!
Pushime të këndshme!