Marketingu është ai proçes shoqëror dhe menaxhues, përmes të
cilit individët dhe grupet përfitojnë atë që kanë nevojë dhe që dëshirojnë,
përmes krijimit, ofrimit dhe këmbimit të produkteve të vlefshme me të tjerët.”
(Philip Kotler)
Në industrinë
imobiliare, instrumentet që konsulentët imobiliarë zgjedhin të përdorin çdo
ditë në punën e tyre për të marketuar pasuritë e paluajtshme, luajnë një rol
kyç në arritjen e objektivave dhe realizimin me sukses të transaksioneve. Çfarë
është më e rëndësishme kur marketojmë një pronë nuk është numri i metodave të
marketimit, por sa efektive janë ato për arritjen e rezultateve.
Gjatë proçesit të planifikimit të fushatave të marketingut është
e rëndësishme që të merren në analizë karakteristikat identifikuese të
klienteve potencialë ndaj të cilëve drejtohet fushata, dhe përzgjedhja e
instrumentit të duhur të marketingut, i cili krijon impaktin e duhur për tërheqjen
e atyre ofertave që janë të nevojshme për realizimin e transaksioneve.
Dëshirojmë të ndajmë me ju disa prej metodave më efikase për marketimin apo promovimin e pasurive të paluajtshme si më poshtë vijon.
Ndërtoni një website profesional.
Në ditët e sotme mënyra
më e mirë e marketimit të produkteve/shërbimeve është marketimi dixhital.
Instumenti më efikas është padyshim një website profesional me anë të të cilit poston
dhe promovon prona të ndërthurura me foto, video, përshkrim të saktë, konçiz
dhe atraktiv.
Influenca përmes rrjeteve sociale.
Në industrinë imobiliare, është thelbësore paraqitja e lëvizjeve, progresit dhe sigurisht shitjeve më të mira. Është e padiskutueshme tashme që rrjetet sociale i japin entiteteve private apo shtetërore çdo ditë e më tepër, një mundësi të jashtëzakonshme për të zgjeruar rrethin e tyre të influences tek publiku i gjërë. Mediat sociale krijojnë komunitete jo tregje. Pjesa më e madhe e blerësve nuk kërkojnë shtëpinë e tyre të ëndërrave, kërkojnë shtëpinë më të mirë dhe që i përshtatet më së miri interesave dhe pritshmërive të tyre. Ofrojuni klientëve shtëpinë më të mirë që ata kërkojnë, nëpërmjet postimeve në llogaritë tuaja në rrjetet sociale instagram, facebook, linkedin etj. Në këtë mënyrë, puna juaj është më efektive, marrëdhëniet tuaja janë më të forta dhe performanca e shërbimeve të tua rritet ndjeshëm.
Marketoni nëpërmjet email.
Kjo është
një tjetër metodë efikase dhe shumë e rëndësishme. Kjo sepse ke mundësi të
zgjedhësh specifikisht audiencën së cilës do t’i ofrosh një pronë për ta parë. Në
këtë mënyrë ti mund të kontaktosh të parët ata të cilët mund të kenë interes për
pronën për shkak të aktivitetit që kryejnë apo profesionit që kanë.
Marketoni nëpërmjet mediave të shkruara apo
audiovizive.
Mediat
e shkruara, televizioni dhe radio flasin gjithnjë për tregun imobiliar. Bashkëpunimi
me to është mënyrë efektive për marketimin e biznesit tuaj imobiliar apo
pronave të paluajtshme që dëshironi të shisni/të blini. Duhet synuar bashkëpunimi
me një media lokale, e cila gëzon popullaritet në publik.
Dërgoni fizikisht broshura në rezidenca banimi
apo qendra biznesi.
Kjo është
një nga metodat klasike të marketimit megjithate ende mbetet ndër më efektivet.
Krijoni broshura profesionale dhe me një paraqitje sa më dinjitoze për t’i dërguar
ato nëpër komplekse rezidenciale apo qendra biznesi. Në këtë mënyrë do të
rritet ndjeshëm numri i klietëve tuaj potencialë.
Takimet ballë për ballë sigurisht
gjenerojnë më shumë të ardhura.
Zhvilloni
sa më shumë takime të drejtëpërdrejta me klientët tuaj. Në fushën imobiliare,
njerëzit shpesh janë të prirur të blejë tek dikush që atyre u pëlqen dhe të cilët
kanë mundësi të flasin me të personalisht. Takimet ballë për ballë në shumicën
e rasteve, premtojnë shanse më të mëdha për të mbyllur një transaksion.
Marketoni nëpërmjet eventeve apo panaireve.
Krijimi
i eventeve është një metodë shumë e mirë për të takuar kliente potenciale. Njerëzit
në përgjithësi duan një arsye për të kërkuar diçka në treg, njësoj ndodh dhe në
tregun imobiliar. Eventet dhe panairet janë arsyeja përfekte për t’u zgjuar
atyre interesin për një produkt apo shërbim.
Marketimi B2B.
Marketimi
business-to-business është një praktikë shumë e mirë e përdorur nga individët
dhe nga organizatat (përfshirë bizneset komerciale, qeverinë apo institucione të
tjera private e publike.) Kjo i mundëson bizneseve të shesin produktet apo shërbimet
e tyre te kompanitë e tjera apo organizatat qeveritare, të cilat i rishesin ose
i përdorin për të përmbushur nevojat e biznesit të tyre. Ky lloj marketimi ka
ndjeshëm impakt sidomos në industrinë imobiliare.
Nëse po mendoni që biznesit tuaj t'i jepni një tjetër dimension, bëjeni tani! Nuk ka asnjë pengesë, asnjë limit për sa kohë që inteligjenca, imagjinata dhe krijimtaria e njeriut është e pakufishme. Mjafton të gjeni mënyrën e duhur për të promovuar punën tuaj. Investoni kohë, kosto dhe ide për një marketing brilant sepse një marketing i mirë bën që një kompani të duket e zgjuar, një marketing shumë i mirë bën që klientët tuaj të ndihen të zgjuar.