Nëse
po mendoni të gjeni një mënyrë të sigurtë dhe të shpejtë për të gjeneruar më
shumë të ardhura atëherë investimi në pasuri të paluajtshme është zgjidhja e
duhur. Të investosh në pasuri të paluajtshmë është mënyra më e mirë për të përmirësuar
potencialin tuaj financiar në terma afatgjatë. Më poshtë dëshirojmë të ndajmë
me ju disa nga arsyet për të cilat duhet ta merrni në konsideratë dhe ta
mendoni seriozisht investimin në pasuritë e paluajtshme.
1.
Mundësi vetëfinancimi.
Shumë
njerëz investojnë në pasuri të paluajtshme duke përdorur kursimet personale apo
përmes kredimarrjes. Të ardhurat e gjeneruara nga qiradhënia e pasurisë së blerë,
mundësojnë shlyerjen e kredisë apo rikthimin në terma afatmesëm të gjithë
investimit të kryer. Të ardhurat e realizuara mund të sigurojnë të ardhura periodike
duke j’u mundësuar realizimin e një projekti biznesi apo investime të tjera në
pasuri të paluajtshme.
Të
ardhurat që realizohen përmes investimit në pasuritë e paluajtshme janë më të qëndrueshme
sesa të ardhurat e gjeneruara përmes alternativave të tjera të investimit. Niveli
i të ardhurave të përfituara nga investimi juaj, (në rastet e dhënies me qira të
pronës), varet nga disa faktorë që lidhen me vendndodhjen, cilësinë e saj,
facilitetet /shërbimet ofron zona ku ndodhet prona etj. Nëse prona juaj ndodhet
në qytete të mëdha sigurisht dhe të ardhurat tuaja do të jenë shumë herë më të
kënaqshme sesa ne zona rurale apo më pak të zhvilluara ekonomikisht.
Raporti investimit në pasuri të
paluajtshme me investimin në aksione/bono.[1]
Letrat
me vlerë janë letra të cilat kanë nje vlerë nominale dhe që përdorën për t’u
konvertuar në vlerë aksionesh. Aksionet dhe bonot shpesh mund të konfondohen si
sinonime të njëra-tjetrës, por këto janë dy instrumenta krejt të ndryshëm.
Ndryshe nga aksionet, bonot nuk përfaqësojnë pjesë në një shoqëri tregtare.
Bonot shërbejnë si një hua e cila paguhet me interes nga një shoqëri tregëtare.
Bonot janë më të qëndrueshmë sesa aksionet. Vlera e aksioneve nuk është fiske,
ajo ndryshon sipas luhatjeve të tregut. Megjithatë investimi në bono dhe
aksione nuk mundëson te njëjtin marzh kthimi të investimit krahasimisht me
pasuritë e paluajtshme.
Investimi
në pasuri të paluajtshme është shumë herë më i sigurtë dhe bën që të ardhurat
tuaja të përfituara nga ky investim janë shumë herë më të larta. Avantazhi
kryesor i investimin në pasuri të paluajtshme krahasuar me investimin në bono
dhe aksione është afati kohor dhe norma e kthimit.
Ndonëse
aksionet dhe bonot janë instrumenta në të cilat mund të investohet për një kohë
të shkrurtër, norma e kthimit të investimit kërkon më shumë kohë dhe niveli i
saj është shumë herë më i ulët, krahasuar me normën e kthimit të investimit në
pasuri të paluajtshme.
Bonot
paguajnë një normë fikse interesi gjatë kohës së investimit, prandaj fuqia blerëse
bie në periudha inflacioni. Ndryshe ndodh me pasuritë e paluajtshme, për të
cilat mund të rritet vlera e qirasë gjatë inflacionit.
2.
Siguri financiare afatgjatë.
Përfitimet
që vijnë nga investimi në pasuritë e paluajtshme u ofrojnë sidomos investitorëve,nje
siguri financiare afatgjatë. Zotërimi i një pasurie të patundshme, të cilën e
jep me qira për periudha të gjata kohore, krijon një ndjenjë sigurie te
investitorët për shkak edhe të rritjes së vlerës së pasurisë me kalimin e kohës.
Treguesit statistikore në të gjithë botën për vite më radhë kane treguar se
vlera e tokës dhe pasurivë të paluajtshme kanë patur tendencë rritjeje me
kalimin e viteve. Megjithatë, gjithmone duhen vlerësuar me kujdes të gjithë
faktorët që mund të ndikojnë në ndryshimin e vlerës së pasurisë së paluajtshme
në terma afatgjatë. Faktorë të tillë lidhen me zhvillimin urban të zonës ku
ndodhet pasuria, ndryshimin e destinacionit të përdorimit të pasurive të paluajtshme
apo shpronësimin për interesa publike, ndryshimin e regjimit tatimor mbi
pasuritë e paluajtshme etj.
3.
Inflacioni.
Një tjetër përfitim nga investimi
në pasuri të patundshme është edhe mbrojtja ndaj inflacionit. Gjatë periudhave
me inflacion të lartë është vënë re se të ardhurat që vijnë nga qiraja si dhe
vete vlera e pasurisë së paluajtshme pësojnë një rritje. Kjo përbën avantazh për
investitorët sepse pavarësisht rritjes së kostos së tyre të jetesës si pasojë e
inflacionit, të ardhurat nga dhënia me qera e pasurive të paluajtshme në pronësinë
e tyre përgjithësisht shkojnë në progresion mesatarisht të njëjtë.
Në periudhat e inflacionit
investitorët e pasurive të paluajtshme përdorin disa teknika për të siguruar
mbrojtje ndaj tij si per shembull (i) rishikimi
periodik i qirasë. Palët në një kontratë qiraje mund të vendosin që qiraja
e pronës së paluajtshme të rishikohet në mënyrë periodike, sidomos në rastet e
kontratave të qirase me afat të gjatë. Kjo është një teknikë që garanton për
palët një qasje me fleksibël ndaj ndryshimeve ekonomike kombëtare ose ndërkombëtare.
(ii) Kalimi i disa shpenzimeve që lidhen me pasurinë e paluajtshme për llogari
të qiramarrësit. Ky kalim mund të pasojë me uljen e qirasë bruto deri në vlerën
e tregut.
4.
Kontrolli.
Të
zgjedhësh investimin në pasuri të paluajtshme do të thotë se ti je vetë përgjegjës
për arritjet dhe dështimet e investimit të kryer. Duke bërë një investim të
tillë, e keni vetë nën kontroll situatën, menaxhimin e pronës dhe të ardhurat
tuaja.
· Nëse në tregun imobilar rritet kërkesa për pasuri të
paluajtshme, eksizton gjithmonë mundësia brenda termave kontraktore për të kërkuar
rritjen e vlerës së qirasë në marrëveshje me palën qiramarrëse.
· Nëse bie vlera e tregut te qirasë, mund të zgjedhësh të presësh
derisa tregu të përmirësohet.
Cfarë duhet të ketë parasysh një
investitor para se të investojë në pasuri të paluajtshme?
Vlera e një pasurie të paluajtshme është një tregues i
dyfishtë i kërkueshmërisë dhe dobishmërisë së saj.Sa më të kërkuara dhe të munguara
të jenë pronat n e tregun imobiliar, aq më e madhe është edhe vlera e tyre. Përpara
së të vendosin për të investuar, investitorët duhet të marrin në konsideratë në
mënyrë të veçantë faktorët që lidhen me tregun imobiliar dhe karakteristikat e pronës:
1.
Faktorët e tregut.
a.
Situata ekonomike kombëtare e vendit
të përzgjedhur për të investuar;
b.
Treguesit ekonomik vendas dhe në
veçanti të tregut imobiliar;
c. Legjilacioni tatimor lidhur me investime të kësaj natyre.
2.
Faktorët e lidhur me pronën.
a.
Vendndodhja;
b.
Cilësitë teknike
c.
Orientimi;
d.
Kushtet klimaterike etj.
Investimi në pasuri të paluajtshme kërkon
shumë kohë, punë dhe përkushtim. Ju mund t’i gëzoheni këtij investimi dhe
përfitoni të ardhurara të konsiderueshme vetëm nëse punoni fort dhe në mënyrë
te vazhdueshme. Megjithate, duke analizuar të gjithë avantazhet dhe
dizavantazhet e referuara në këtë artikulli, ne besojmë se investimi më i mirë
që dikush mund të bëjë është investimi në pasuri të paluajtshme.
Nëse nuk investon paratë e tua në pasuri të paluajtshme, atëherë ku tjetër? (Tamir Sapir)
[1] https://www.fortunebuilders.com/the-benefits-of-real-estate-vs-other-investments/