"Të mësosh nga gabimet e tua është mirë, por të mësosh nga gabimet e të tjerëve është akoma dhe më mirë, është art."
Padyshim, gjate procesit te shitblerjes se nje pasurie te paluajtshme qellimi i gjitheseicilit prej nesh eshte te arrije rezultatin me te mire te mundshem nga transaksioni,e megjithate si ne cdo fushe tjeter, mungesa e informacionit mbi tregun imobiliar,te legjislacionit qe rregullon transferimin e titullit te pronesise dhe sidomos mungesa e eksperiences ne fushen e ndermjetesimit, mund te kthehet ne nje pengese serioze per realizimin e transaksionit te deshiruar.Ne raste te tilla,gabimet jane te pashmangshme Me deshiren e mire per tju ardhur ne ndihme te gjithe lexuesve,me poshte kemi trajtuar disa prej gabimeve qe shitesit kryejne gjate procesit te shitjes se nje pasurie te paluajtshme, te cilat i ndeshim shpesh ne punen tone si konsulente imobiliare.
Shitja e shtepise kur nuk jeni gati.
Shitja e shtëpisë mund
të jetë një moment emocional për shumë arsye. Një nga gabimet më të shpeshta që
pronarët duhet të shmangin është shitja e shtëpisë së tyre kur ata në të vërtetë
nuk janë ende gati për këtë hap. “Aksesorët”, ndoshta më të çmuar që lidhen me
një shtëpi, janë kujtimet gjatë jetës tuaj aty. Është shumë e rëndësishme që
kur shisni një shtëpi të jeni emocionalisht gati dhe të bindur për t’u ndarë
nga ajo.
Kur është koha e duhur
për ta shitur shtëpinë tuaj? Mënyra më e mirë për të kuptuar dhe vendosur nëse është
koha e duhur për të shitur shtëpinë tuaj ose jo, është vlerësimi i gjendjes
tuaj financiare. Nëse po planifikoni të blini një shtëpi më të madhe dhe e cila
kushton akoma dhe me shumë, atëherë është e rëndësishme të vleresoni drejt
avantazhet konkrete qe mund te sjelle shitja e shtepise ekzistuese ne
gjenerimin e te ardhurave te nevojshme per kete qellim .
Vlerësimi jo i duhur i
cmimit te shitjes .
Një nga elementët kyç
për shitjen me sukses të pronës është padyshim çmimi. Gabimi më i zakonshëm që
bëjnë pronarët kur duan të shesin pronën e tyre është caktimi i nje çmimi te papershtatshem. Kjo është
madje edhe arsyeja kryesore disa pasuri te paluajtshme nuk shiten dhe rrinë për
një kohë shumë të gjatë në treg.
Shitësit janë gjithmonë të prirur që pronën e tyre ta
vlerësojnë mbi vlerën e tregut. Këtë e bëjnë që t’i ofrohen blerësit me hapërisë
për të negociuar çmimin. Kjo është një metodë që nuk funksionon më. Blerësi i vitit 2018 është pergjithesisht vigjilent, i edukuar dhe i
informuar mbi çmimet e tregut. Cili blerës do te pranonte lehtesisht te blinte nje pasuri mbi vleren e tregut?
Nëse keni vendosur të shisni pronën tuaj, atëherë duhet ta vlerësoni atë me një çmim që përputhet me vlerën e tregut lokal të pasurive të paluajtshme. Për të bërë një vlerësim të saktë të këtij çmimi, konsultimi me një konsulent imobiliar është një fillim i mbarë, duke shmangur kështu edhe të gjithë pasiguritë me të cilat ju përballeni gjate ketij procesi.
Mospërgatitja e pronës për procesin e shitjes
Mospergatitja e pronës
për procesin e shitjes është një nga
gabimet klasike qe pronarët bëjnë jo
rrallëherë, i cili duhet shmangur me çdo kusht.Pergatitja e prones nenkupton
marrjen e masave per rregullimin e te gjitha aspekteve ligjore , tatimore , dhe
teknike qe e bejne nje pasuri te pershtatshme per tiu nenshtruar rregullisht
procesit te shitjes .Merrni masat qe pasuria te jete e regjistruar rregullisht
prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, dhe modifikimet apo
shtesat te jene te pasqyruara ne siperfaqen ekzistuese te pasurise se
paluajtshme te referuar ne Certifikaten e Pasurise .Gjithashtu merrni masat qe
te gjitha taksat dhe tatimet qe lidhen me titullin e pronesise te jene
rregullisht te paguara prane institucioneve shteterore .Nga pikpamja teknike,
pasuria e paluajtshme duhet te jete ne kushte te pershtatshme
perdorimi.Shitesi duhet të jetë i ndershem në paraqitjen e të metave të
pronës së tij. Ky është një detyrim jo vetëm moral, por edhe ligjor i shitësit.
Kodi Civil i Republikes të Shqipërisë ne nenin 710 të tij parashikon detyrimin
e shitësit për ta garantuar blerësin nga zhveshja, nga veset, dhe nga
mospërputhja e cilësive të sendit me kontratën.
Kur flasim per kushtet
teknike te pershtatshme te perdorimit te prones, nuk mund te lejme pa permendur
edhe pjesen estetike, kjo pasi ky aspekt eshte nje faktor thelbesor ne
perceptimin qe percjell prona ne momentin e pare te vizites.Një paraqitje e duhur estetike do të bëjë që një blerës
potencial të krijojë një përshtyje pozitive dhe të shprehë interes për ta blere
pronen.
Mungesa e Fleksibilitetit ne negocim
A mund te jete gjithshka e negociueshme ne nje transaksion ?
Shitja e një pasurie te paluajtshme mund të jetë e ndërlikuar, por nuk duhet të
jetë asnjëherë aq e vështirë sa mos të realizohet dot.Gjate nje procesi
negocimi per shitblerjen e nje pasurie eshte e kuptueshme se palet perpiqen qe te perfitojne marreveshjen
me te mire te mundshme per interesat e tyre financiare,por jo rrallehere ndodh
qe transaksioni te mos realizohet si pasoje e mosperputhjes se kerkeses dhe
ofertes se paraqitur nga shitesi dhe bleresi,apo mungeses se deshires dhe
vullnetit te ketyre te fundit per tju pershtatur kerkesave te pales qe kane
perballe. Një nga gabimet jo pak të rëndësishme që shitësit duhet të shmangin është të qënit jo
fleksibël gjate negocimit te cmimit te
shitjes me një blerës potencial.Eshte e ditur se ne tregun imobiliar ka me
shume pasuri ne shitje sesa ka bleres qe interesohen per blerjen e ketyre
pasurive ,per kete arsye oportunitetet per blerjen e pasurive duhen trajtuar me
seriozitetin dhe fleksibilitetin e duhur pa harruar te merrni ne konsiderate
edhe fitimin e munguar qe pesoni per cdo dite pritjeje te transaksionit te
deshiruar .
Të përpiqesh të mbyllësh një shitje pa konsulencën dhe
asistencën e një konsulenti imobiliar ose të punosh me konsulentin e gabuar.
Gjërat e rëndësishme
është mirë që të lihen në dorë të një profesionisti. Shitja e një pasurie të
paluajtshme është një proçes i gjatë dhe i nderlikuar.Ndërsa përpiqeni të
shmangni komisionin e konsulentit imobiliar për shërbimin që do të kryejë, ju do të keni shpenzur shumë herë më
shumë kohë dhe para. Puna me një konsulent imobiliar të besuar dhe profesional garanton shitjen e pasurise tuaj me çmimin më
të mirë të mundshëm në kohën më të shkurtër.
Një konsulent
profesionist është një vlerë e shtuar për transaksionin tuaj. Ndër të tjera
konsulenti imobiliar mund t’ju propozojë cmimin e duhur për pronën tuaj në
mënyrë që prona të jete atraktive per tregun imobiliar duke rritur keshtu
shanset e realizimit te transaksionit te deshiruar,apo te sugjeroje rregullimin
e nje sere apektesh teknike qe do ti rrisnin vleren pasurise suaj. Gjithashtu
ai do te promovoje pronën tuaj permes
instrumenteve me efikase te marketingut, qe perputhen me tipologjine e pasurise
se paluajtshme apo me komponente te tjere te lidhur me te .
Të punosh me agjentin
e gabuar do të thotë të dështosh me sukses në shitjen e pronës tënde. Zgjidh të
punosh më një agjent profesionist dhe që ka mbi supe nje eksperiencë dhe kompetence
profesionale per te ofruar nje sherbim cilesor. Nese jeni ne kerkim te
profesionisteve te vertete, zgjidhni REALPAS si partnerin tuaj ne shitjen e
pasurise se deshiruar. Ju mirepresim !