Tregu imobiliar është
një treg mjaft dinamik i cili ndikohet në mënyrë të drejtëpërdrejte apo të
tërthortë nga një sërë situatash sociale, ekonomike, kulturore të një vendi.
Padyshim, në tërësinë e këtyre situatave, fatkeqësitë natyrore janë një faktor
i rëndësishëm që ndikojnë në ekuilibrat e tregut imobiliar.Tërmetet e
njëpasnjëshme që kanë goditur vendin tonë që prej shtatorit të këtij viti,kanë
pasur një impakt të rëndësishëm në kërkesën dhe ofertën që gjendet në tregun
imobiliar, për më shumë ju ftojmë të lexoni artikullin në vijim.
Pas tërmetit të 26
Nëntorit Tirana është shndërruar ne vendin më të kërkuar për
banim.Kjo është vënë re nga numri i lartë i kërkesave që adresohen çdo
ditë pranë Agjensive Imobiliare, kërkesa te cilat synojnë një
kategori të caktuar zonash[1] dhe pronash.Kërkesat në rritje për
qiramarrje apo blerje të apartamenteve, eshte shkaktuar më së shumti
nga shpallja si të pabanueshme të shumë pallateve në zonat e
prekura nga tërmeti, apo pasiguria që kanë mjaft qytetarë lidhur
me godinat ku ata jetojnë,situata të cilat kane nje rritje
domethënëse të çmimeve. Ndërkohë që shumë qytetarë që jetojnë në
katet e larta të godinave po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente,
që janë pozicionuar në kate më të ulëta apo në shtëpi
private.
Pavarësisht se këto
zhvillime konsiderohen të favorshme për subjekte të ndryshëm
në tregun imobiliar, [pronarët,ndërtuesit dhe
sipërmarrësit],kostot emergjente të strehimit kanë një impakt
negativ në potencialin ekonomik të një segmenti të caktuar
të popullatës ,por padyshim edhe tek vetë shteti i cili
është i detyruar të vejë dispozicion
një pjesë të buxhetit te shtetit për rehabilitimin e
banesave nga tërmeti.Duke qenë se çmimet e shtëpive
janë relativisht të larta në zonën pranë qendrës, vihet re se zonat
periferike, po kthehen për ‘banorët e ardhur’ në zona preferenciale edhe
pse vlen të përmëndet që, edhe këto zona kanë pësuar rritje
të çmimeve.Shumica e kërkesave mbërritura pranë Agjensisë REALPAS por edhe
pranë Agjensive me të cilët bashkëpunojmë, kanë qenë të kategorizuara dhe
specifike:banesa një deri tre kateshe, vila në zonat rezidenciale ,si dhe troje
në periferinë e Tiranës. Përgjithësisht buxheti për qeramarrjen e pasurive te
llojit apartament ka qenë i ulët [250-450 euro], gjë që tregon se kërkesat
përbëjnë një zgjidhje të përkohshëm të problemit të strehimit nga ana e
qytetarëve .
Padyshim,siguria e
ndërtesës ka qenë kriteri prioritar për të gjithë klientët tanë.Gjithashtu
vihet re se numri i kërkesave për blerje është reduktuar, por edhe kur këto
raste paraqiten, klientet kërkojnë mjaft detaje lidhur me cilësine
e materialeve te ndërtimit dhe garancive te sigurise që ofron ndërtuesi lidhur
me qendrueshmerine e godines ne rastet e fatkeqesive natyrore.Një tjetër detaj
i rëndësishëm referuar çmimeve, ka të bëje me zhvlerësimin e çmimeve të
banesave dhe objekteve komerciale në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth.Por
pavarsisht nga sa më sipër, përvec zonave të prekura nga tërmeti, tendencat
e çmimeve të pasurive të paluajtshme janë në rritje.
Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë2, agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme kanë raportuar
çmime shitjeje më të larta ndaj gjashtëmujorit të kaluar.Çmimet e banesave të
llogaritura për shitjet e kryera gjatë periudhës, janë rritur me 1.8% në
krahasim me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar dhe me 17.3% në krahasim
me periudhën bazë.Për shitjet e realizuara në zonën e Tiranës, që përfshin
qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit, indeksi regjistroi një rritje
prej 2.6% dhe 17.2% ndaj periudhës bazë.Konsulentet imobiliare mbeten optimist
për zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme, ata shprehen për
një intesitet çdo ditë në rritje përsa i përket punës të tyre në kërkesat në
rritje për qiradhënie. Ata referojnë se çmimet e qirave në kryeqytet
kanë pësuar 2 javët e fundit një rritje prej 10 - 15%.Sipas Bankes se
Shqiperise2,Indeksi i çmimit të banesave në rang
vendi ka pësuar rritje me 7.3% në krahasim me nivelin e periudhës
bazë dhe me 1.8% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm te vitit 2019. Vëllimet e
shitjeve janë rritur në zonat qëndrore dhe ato periferike të Tiranës, si dhe në
zonat e tjera të vendit. Indeksi i çmimit për Tiranën u rrit me 7.2% ndaj
periudhës bazë dhe me 2.6% ndaj periudhës para ardhëse.
Me fjalë më të
thjeshta për shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë
në muaj.Ndërsa shtëpitë e lira, të cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë të
vjetra apo 250 euro,nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmime.Kur blini një
pronë, padyshim që dëshironi të jeni të sigurt për cilësinë e saj të ndërtimit.
“Termeti
nuk I vret Njerezit , por Godinat Po….”
Qytetarët shqiptarë
për herë të parë pas gati 30 vjetësh po përballen me pasojat serioze që ka
zhvillimi urbanistik abuziv i qyteteve ku ata jetojnë apo zhvillojnë
aktivitetin e tyre tregetar.Të gjendur përballë nevojës për të riparuar dëmet e
shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, ata kanë nisur të vlerësojnë me kujdes të
gjithë elementet garantues të cilesisë së ndërtimit të godinave ku ata zgjedhin
të jetojnë apo punojnë .
RealPas ju vjen në
ndihmë me disa keshilla të thjeshta për të vlerësuar sic duhet ambientet që
përzgjidhni për të jetuar apo punuar.
I nformohuni paraprakisht
për masat e sigurisë nga Shoqeria e Ndërtimit.
Kontrolloni masat e
sigurisë të marra nga zhvilluesi, të tilla si rezistenca ndaj tërmetit,
evakuimi emergjent ose dalja nga zjarri.Është e rëndësishme të vlerësohet
plotësisht prona për forcën për t'i rezistuar tërmetit të një madhësie të
caktuar.
Kërkoni një raport mbi
cilësinë e tokës.
Kualiteti dhe lloji i
tokës në të cilën ndërtohet nje godine janë shumë thelbësore. Lloji i
tokës ndryshon nga një vend në tjetrin. Tokë e pasur me argjilë dhe toka e zezë
janë shembuj të disa formave të dherave që nuk rekomandohen për ndërtim pasi
ato kanë tendencë të zgjerohen, të fryhen dhe tkurren në varësi të lagështirës
ose ujit. Mund të kërkoni një kopje të provës nga ndërtuesi juaj, në rastin më
të largët kërkoni një kopje në institutin gjeologjik më të afërt.
Dalloni disa
element që mund të vërehen lehtësisht.
Kontrolloni
madhësinë dhe hapësirën e shkallës.Duhet të jetë mjaft e gjerë që dy persona të
vrapojnë së bashku, në rast emergjence.
Kontrolloni suvatimin
në muret e jashtme. çarjet e pabarabarta në suvatimin e murit janë një tregues
që themeli ose cilësia e ndërtimit të ndërtesës nuk është e mire
Kontrolloni për
licencën dhe mirëmbajtjen e ashensorit.Ka pasur raste kur ashensorët kanë
rënë në ndërtesa, qoftë për shkak të mirëmbajtjes së dobët ose instalimit jo të
duhur.
Punësoni
një ekspert.
Gjëja më e mirë që
mund të bëni për të pasur një siguri të plotë është të punësoni një Inxhinjer
profesionist, i cili mund të analizojë në menyrë profesionale elementët
thelbësor ndërtimore të pasurisë që ju kërkoni të blini apo të përdorni.
Agjentët
imobiliare apo Ekspertet e shoqërive te Sigurimit te Pronave mund të
jenë subjekte të besueshëm nga të cilët mund të merrni një informacion
paraprak rreth parametrave dhe cilësisë së objektit ndërtimor.
Në antitezë me
përparimin dhe përmirësimin e kushteve teknologjike në të cilat realizohet
ndërtimi në kohët e sotme,siguria në godinat e banimit dhe shërbimit në
Shqipëri vijon të mbetet mjaft problematike.Por padyshim, ka gjithmonë vend për
shpresë se situata e krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore do të përmirësoje dhe
përforcojë kuadrin ligjor dhe atë teknik mbi realizimin dhe kolaudimin e
objekteve ndërtimore duke parashikuar në çdo rast edhe përgjegjësi të
drejtëperdrejta për subjektet që nuk respektojnë ligjin .
2 https://www.bankofalbania.org/