Çdo njeri gjatë gjithë jetës së tij, me vetëdije
apo pa vetëdije ekspozohet ndaj rreziqeve të ndryshme të cilat mund
të sjellin pasoja nëgative në pasuritë e paluajtshme që zotëron
etj.Riparimi i këtyre pasojave ka veç se tjerash një kosto financiare,
ndaj duhet ti kushtojmë vëmendjen e duhur instrumenteve të mbrojtjes financiare
ndaj dëmeve që mund të vijnë si pasojë e rreziqeve të ndryshme ndaj të cilëve
ekspozohemi çdo ditë.Një prej metodave më efikase për realizimin e kompensimit
financiar në raste dëmesh është sigurimi vullnetar i pronës .Sigurimi i pronës
jo vetëm mbron pronën tuaj nga dëmtimi ose vjedhja, por në shumicën e
rastëve lehtëson punën tuaj. Përmes skemës së sigurimit të pronës,
individët ose entitetet kanë mundësinë të marrin një dëmshpërblim financiar në
rastet kur vërtetohet se prona e tyre ka pësuar dëme si rezultat i një force
madhore e cila ka ndodhur jashtë kontrollit të pronarit.
E thënë me fjalë të thjeshta ju pranoni të paguani një
tarifë të caktuar një shoqërie të sigurimeve, në këmbim të një premtimi
nga shoqëria se ajo do tju kompensojë financiarisht në rastin e
një dëmi potencial ndaj pronës tuaj, në të ardhmen. Sigurimi është një
formë e transferimit të risk-ut nga klienti tek shoqëria e sigurimit.Në këtë
mënyrë, sigurimet reduktojnë barrën financiare të familjes apo biznesit dhe
kanë një impakt të rëndësishëm social pasi ulin kostot individuale dhe publike
në rast të fatkeqësive të paparashikuara.
Historiku1,2
Aplikimi i sigurimit të pronës daton që nga periudha
përpara Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur në vitët 1930-1940 shoqëri
sigurimi italianë, ndihmuan në krijimin e tregu model sigurimesh në Shqipëri.
Këto shoqëri ushtronin aktivitetin e tyre fillimisht në qytetet kryesore të
vendit për produke si: sigurimi i ndërtesave, në industri, sigurimi i
aksidenteve, i jetës dhe sigurimi nga fatkeqësi natyrore. Në periudhën 1948 -
1965 në Shqipëri filluan të njiheshin forma të reja sigurimi si: sigurimi i
detyrueshëm i banesave shtetërore të dhëna me qera; sigurimi i detyrueshëm i
pasagjerëve; sigurimi vullnetar i pasurisë, ndërtesave dhe pasurive të
paluajtëshme; sigurimi vullnetar i jetës; sigurimi vullnëtar i kulturave
bujqësore dhe i blegtorisë; sigurimi vullnetar i jetës nga fatkeqësitë;
sigurimi vullnetar i sendeve shtëpiake; sigurimi vullnetar i pasurisë së
ish-kooperativave bujqësore, organizatave e shtëtasve dhe i gjësë së gjallë;
sigurimi i detyrueshëm i mallrave të importit, të anijeve dhe transportit (ish
ndërmarrja e transportit ndërkombëtar); sigurimi vullnetar i ndërtesave nga
zjarri, etj. Instituti Shtëtëror i Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve,
ishte institucioni i parë i cili merrej me mbledhjen e kursimeve të qytetarëve,
kursimeve që ata kishin, dhe sigurimin e kooperativave dhe ndërmarrjeve të
eksport-importit.
Me krijimin e parlamentit të parë pluralist, në 31 korrik
1991 u miratuan edhe dy ligjet e para për krijimin e dy institucioneve
financiare: Banka e Kursimeve dhe Instituti i Sigurimeve (INSIG), duke ndarë në
këtë mënyrë Institutin Shtëtëror të Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve. Tregu i
sigurimeve do të kthehej kështu në segmentin e parë të rëndësishëm të tregut
financiar që u zhvillua më shpejt pasi Shqipëria hyri në modelin e ekonomisë së
tregut të lirë në dekadën e fundit të shekullit të shkuar.
Sot tregu i sigurimeve
është tregu më i madh dhe më i avancuar i sektorit financiar jo-bankar.
Shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimeve, së bashku me fondet e investimeve
dhe fondet e pensionëve privatë janë nën mbikëqyrjen e drejtëpërdrejtë të
Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
Në
Shqipëri së fundmi janë marrë nje sërë iniciativash për sigurimin e
pronës . Sigurimi i detyrueshëm për ndërtesat, parashikohet sipas neneve 42 dhe
47 të Ligjit Nr. 107/2014, datë 31/07/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e
territorit” i ndryshuar.Gjithashtu Sipas VKM nr.694,
2.10.2019,percaktohet se “ndërtuesi, përpara dorëzimit të lejes së
ndërtimit, duhet të kryejë dhe të dorëzojë kontratën e sigurimit të detyrueshëm
për mbulimin e përgjegjësive civile dhe profesionale që rrjedhin nga gabime dhe
nëglizhenca që çojnë në mosrespektimin e legjislacionit dhe dokumentëve të
planifikimit në fuqi, në zbatim të nënit 47, pika 2, të Ligjit Nr.107/2014,
datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Tërritorit”.3
Sipas
këtij vendimi, parashikon masat detyruese për ndërtuesit, për zhvilluesit,
investitorët, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjeçar me blerësit
e apartamentëve, kontrata mbulon dëmet ndaj të tretëve, ku për shkak të
terrenit apo defektit në ndërtim, ndërtimi shembet -pjesërisht ose tërësisht,
apo paraqet rrezik shembje.
Sipas informacionit të publikuar nga AMF për
periudhën 2017-20184 e cila ka analizuar të dhënat e të
gjitha shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimeve, vihet re se ritmet e
rritjes së sigurimit të pronës nga zjarri dhe rreziqe të tjera shtesë, në vitin
2018 ka qenë mbi 9 % krahasuar me vitin 2017. Gjithashtu vlerësohet se ndër
objektet e siguruara, 75% e tyre i takon shtëpive të banimit dhe 25% e godinave
të siguruara janë objekte biznesi. Ky ritëm rritjeje është si për numrin
e kontratave të nënshkruara ashtu edhe për volumin e primeve të shkruara bruto,
thuhet në raportimin zyrtar.Grafiku pasqyron ecurinë e volumit të primeve të
shkruara bruto për periudhën 2014-2018.
Gjatë tremujorit të parë
të vitit 2019 janë lidhur 10459 kontrata për sigurimin e pronës, të cilat janë
kryesisht për apartamentë banimi. Treguesit statistikorë për tremujorin e parë
të vitit 2019 japin një rritje prej 6.88% të numrit të kontratave të lidhura në
periudhën janar – mars 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më
parë.
Sipas
të dhënave të publikuara nga AMF4, primi për frymë në Shqipëri në
vitin 1999 ishte 562 lekë, ndërsa sot është mesatarisht 35 euro në vit, i cili
krahasuar me vendet e tjera të rajonit është më i ulti me Kosovën 43 euro/vit
dhe Maqedoninë e Veriut me 65/vit euro. Ndërsa, mesatarja e primit për frymë në
vit për vendet e BE-së është mesatarisht 2,154 euro në vit.Pavarësisht
përmirësimit të kushtëve të jetësës, Shqipëria vazhdon të mbetët një vend i
varfër dhe me të ardhura mesatare frymë relativisht të ulëta krahasuar me
rajonin. Ky është një faktor determinant i cili ndikon në mënyrë indirekte edhe
mbi nivelin e ulët të sigurimit të pronës nga popullata . Faktor tjetër lidhur
me nivelin e ulët të sigurimit të pronës lidhet edhe me faktorë kulturore. Për pjesën më të madhe të
popullsisë, sigurimi i pronës shihet më shumë si një detyrim financiar që
rëndon në buxhetin familjar pa ndonjë, përfitim konkret të drejtëperdrejtë
se sa si një mbrojtje financiare të sigurtë ndaj të papriturave të
jetës.Padyshim një perceptim i tillë është i lidhur ngushtë edhe me faktin se
shumica nuk kanë besim se Shoqëritë e Sigurimit vendase munden të garantojnë
efektivisht në mënyre reale zhdëmtimin financiar në rastët e forcës madhore.
Veprimtaria e sigurimit
Veprimtaria e sigurimit nënkupton nënshkrimin dhe
zbatimin e kontratave të sigurimit, të lidhura midis shoqërisë se sigurimit dhe
të siguruarit, qoftë ky individ ose biznes.
Polica e sigurimit është dokumenti ligjor me të cilin
përcaktohen të drejtat dhe detyrimet mes siguruesit dhe kontraktuesit të
sigurimit.Polica e sigurimit është dokumenti përfundimtar i shkruar i kontratës
së sigurimit që përfaqëson dhe marrëveshjen e sigurimit, ajo duhet
të përmbajë të gjitha të dhënat për sigurimin e kontraktuar.
Me sigurimin të pronës nënkuptohet:
- sigurimi i shtëpive dhe banesave
- sigurimi i lokaleve
- sigurimi i objekteve administrative
- sigurimi i bizneseve të vogla
- sigurimi i bizneseve të mëdha (industriale)
Kontrata e sigurimit të pronës ofron mbulimin për një
sërë rreziqesh ku ndër të tjera mund të përmendim zjarrin dhe forcat e natyrës
si tërmeti, përmbytja, stuhitë, bora, rrëshqitjet e tokës, zjarri, goditja e
rrufesë,shpërthimi, rënia e një objekti ajror, stuhia, breshëri, goditja e
mjetit motorik, përmbytjetjet, shëmbja dhe rrëshqitja e tokës, ulja e tokës,
pesha dhe orteqet e borës, derdhja e ujit nga instalimet, rrjedhja e lëngut
(lekazhi), vetëndezja e rezervave, derdhja e masës së zjarrtë të shkrirë të
lëngshme, përgjegjësia ndaj palës së tretë, tërmeti. etj, të cilët mund
të të shkaktojnë dëme ndaj pronës. Në këto rasteçdo individ ose biznes që zotëron një pronë të ligjshme dhe që ka
interes për t’u zhdëmtuar nga pasojat ekonomike që do të rezultonin prej
rreziqeve të mësipërme, mund të sigurohet tek një shoqëri sigurimi e cila
gjithashtu ka interes në këtë veprimtari.
Elementët që merren parasysh, kur sigurohet një pronë,
lidhen me:
· Shumën
e siguruar (vlera e apartamentit/biznesit);
· Llojin
e pronës, ku ndarja mund të jetë në objekte industriale, hotele dhe restorante,
dyqane dhe qendra tregtare, zyra administrative, etj;
· Gjendjen
fizike të pronës, viti i ndërtimit, masat e sigurisë, vendndodhja e saj,
shqyrtimi i historikut të dëmeve të objektit të siguruar, etj
Cfarë duhet të keni parasysh përpara se të siguroni
pronën tuaj?
Veprimtaria e sigurimit dhe veprimtaria e ndërmjetësimit
në sigurime mund të kryhet vetëm nga shoqëritë e sigurimit dhe ndërmjetësit në
sigurime (agjentë, shoqëri agjentësh, broker, shoqëri brokerimi) të licencuar
apo të miratuar nga Autoritëti i Mbikëqyrjes Financiare. Por fatkeqësisht, mund
të ndodh që persona të palicencuar t’ju ofrojnë kontrata të sigurimit false ose
të prezantohen duke përdorur në mënyrë të paautorizuar emrin e shoqërive të
licencuara. Blerja e produktëve të sigurimit pranë një shoqërie, apo
ndërmjetësi të palicencuar shkakton dëme dhe shpenzime serioze financiare dhe
personale për konsumatorët, biznëset, qeverinë dhe shoqërinë tonë. Mashtrimet e
sigurimeve viktimizojnë njerëz të pafajshëm për çdo qindarkë të paguar. Këto
shoqëri fantazëm operojnë si pjesë e tregut të zi. Profesionalizmi me të cilin
vepron shoqëria e sigurimit që do të zgjidhni dhe eksperienca në treg
janë padyshim element shumë të rëndësishëm që duhet të verifikohen përpara
se të filloni bashkëpunimi.5
“ Kërkoni sigurim cilësor - mbani mend, "sigurimi i lirë mund të jetë shumë i shtrenjtë.
Këshilla të thjeshta me anë të së cilave RealPas ju
vjen në ndihmë për të lehtësuar këtë proces.[i]
· Zgjidhni
takimet e drejtpërdrejta
Mënyra më e mirë për të
marrë informacion është të shkoni drejtpërdrejt në shoqëritë e sigurimeve ose
të flisni me një Konsulent Sigurimi të pavarur i cili merret me shoqëri të
shumta, në krahasim me një agjent tradicional sigurimi ose planifikues
financiar që punon vetëm për një shoqëri të sigurimeve. Parimi më i rëndësishëm
në të cilin mbështëtët puna një konsulenti sigurimi është mbrojta e interesave
të klientëve. Ai është një subjekt i pavarur nga shoqëritë e sigurimit dhe
qëllimi i punës së tij është t’i “gjejë” klientit produktin më të mirë të
sigurimit.Konsulenti vepron si përfaqësuesi i klientit në nëgociatat që
zhvillon me shoqëritë e sigurimit dhe siguron mbrojtjen e intëresave të
klientëve duke kontrolluar përmbajtjen e policës së sigurimit para nënshkrimit
të saj nga ana e klientit.
· Krahasoni
kostot dhe siguruesit në të gjithë vendin
Marrja e përshtypjeve të shumta është e rëndësishme kur
kërkoni nje produkt të caktuar .Krahasimi i disa shoqërive do tju mundësoje që
të bëni zgjedhjen e duhur. Kontaktoni pesë ose më shumë shoqëri në mënyrë që të
keni mundesi të krahasoni kushtët e ofruara për secilën ofertë. Disa shoqeri
sigurimi ofrojnë një zbritje të veçantë për katëgori të caktuar individesh si
psh të moshuarit apo ata që punojnë nga shtëpia. Arsyetimi është që të dy këta
grupe tentojnë të jenë më shpesh në ambientë - duke e lënë shtëpinë më pak të
prirur për vjedhje. Diskutoni çdo detaj të kushteve të sigurimit në mënyrë që
të zgjidhni mundësinë më të mirë të mundshme.
· Plotësimi
i pritshmërive
Pas një humbje të madhe, barra e pagimit për të riparuar
shtëpinë tuaj dhe duke pritur kompensim nga siguruesi juaj mund ta vendosë
familjen tuaj në një pozitë të vështirë financiare.Para se të lidhni një
marrëveshje me shoqërinë e sigurimit, zbuloni nëse keni të bëni me të vërtet me
profesionistë.Kërkoni sqarimet e nevojshme për të kuptuar plotësisht se në
cilat raste jeni të mbuluar me sigurimin dhe në cilat eventualitete jeni të
përjashtuar. Informohuni rreth të drejtave tuaja ligjore që garantojnë zbatimin
efektiv të policës së sigurimit.
· Bëni
disa verifikime shtësë
Kontrolloni nëse informacioni apo çmimi që ju është
dhënë korrespondon me çmimet zyrtare mesatare të tregut të
publikuara në faqen zyrtare të internetit të AMF-së apo në faqen zyrtare
të shoqërive të sigurimit. Nëse keni dyshime, kontaktoni me shoqërinë e
sigurimit për të marrë më tepër informacion pranë shoqërisë së sigurimit. Çdo
shoqëri sigurimi ka faqen zyrtare të internetit ku publikon informacione rreth
saj si dhe produkteve të sigurimit që ofron. Lexoni me kujdes dhe kontrolloni
të dhënat e vendosura në kontratën e sigurimit (policën e sigurimit). Kujdes
nëse konstatoni se polica e sigurimit ka korrigjime, fshirje apo pjesë të
palexueshme qartë. Edhe pse mund të duken gabime të vogla dhe të parëndësishme
mund të keni në dorë një policë të falsifikuar.
Tregu i sigurimeve në Shqipëri është i vogël.Të dhënat
statistikore tregojnë që shqiptarët konsumojnë shumë pak sigurime, mesatarisht
jo më shumë se 2100 lekë për frymë më vit edhe pse ata kanë jashtëzakonisht më
shumë nevojë nga sa e praktikojnë. Numri i qytetarëve që interesohen për
sigurimin e pronës ka njohur rritje sidomos pas dëmtimeve nga tërmeti i
26-Nëntorit.2
Sigurimi i pronës është një veprim i domosdoshëm
për çdo qytetar pasi jep zgjidhje në kohë më të shpejtë të problemit.Shoqëritë
e sigurimit menjëherë pas shkaktimit të dëmit nisin grupet e verifikimit në
terren dhe nisin nga puna për rindërtimin në rast shkatërrimi ose rimburisimin
e dëmit. Shpejtësia në procedurat e veprimit, në krahasim me procedurat që
duhet të ndjekë qeveria në raste fatkeqësish natyrore për të aprovuar fonde,
është një tjetër avantazh në favor të qytetarëve.
Ndërgjegjësimi i qytetarëve është një element kryesor që
do të coj në përmirësimin e statistikave që lidhen me sigurimin e pronës.
Është me rëndësi që të kuptohet se sigurimi i pronës sjell shumë avantazhe pasi
lehtëson barrën financiare të të dëmtuarve. Asnjëherë nuk duhet të
harrojmë se, sigurimi i pronës nuk është një luks, por është një domosdoshmëri.
1. Historiku i Sigurimit
të Prones https://www.slideshare.net/AgronBerisha3/historiku-i-sigurimeve-86817046
2.Zhvillimi
historik i tregut të sigurimeve në Shqipëri.https://sigal.com.al/zhvillimi-historik-i-tregut-te-sigurimeve-ne-shqiperi/
3. Ligjit Nr. 107/2014, datë 31/07/2014 “Për
planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe VKM nr.694,
2.10.2019VKM nr.694, 2.10.2019
4. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) https://amf.gov.al/publikime.asp?id=2
5.
Regjistri i të Licensuarve: Tregu i Sigurimeve https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp