Fillimi i një viti të ri është
gjithmonë një nga periudhat më të mira për të rishikuar strategjinë tuaj të
investimeve. Viti i ri 2020 është një kapitull që pret të shkruhet.
Gjithashtu, të mos harrojmë se ky vit përkon edhe me fillimin e një dekade të
re.
Sipërmarrja në ditët e sotme është
një ndër levat kryesore të rritjes ekonomike. Kapitali human dhe sjellja
sipërmarrëse klasifikohen si dy ndër indikatorët më të rëndësishëm të rritjes
dhe zhvillimit ekonomik botëror. Para se të merrni vendimin për të investuar
dhe për të gjetur një mundësi fitimprurëse, është me rëndësi të madhe të dihet
se kur, ku dhe si te investohet. Sipërmarrja në ditët e sotme është një
ndër levat kryesore të rritjes ekonomike. Kapitali human dhe sjellja
sipërmarrëse klasifikohen si dy ndër indikatorët më të rëndësishëm të rritjes
dhe zhvillimit ekonomik botëror.
Cilado qoftë arsyeja,
investimi inteligjent ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në
shtimin e pasurisë tuaj. Për shkak se ka shumë arsye për të investuar,
ka edhe shumë mënyra për të investuar. Iniciativa për te investuar nuk do të
thotë domosdoshmërish "gjithçka ose asgjë". Ju mund të vendosni të
përdorni instrumente relativisht te sigurta për te investuar paratë tuaja.
Për të kryer një investim
inteligjent dhe fitimprurës padyshim duhet kryer një analizë e hollësishme të
atyre elementëve që bëjnë te mundur vënien në jetë të një
projekti investimi të cilat rast pas rast lidhen me :
1.Financimin:
Financimi është një nga funksionet
më të rëndësishme të çdo investimi që luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin
e rritjes së biznesit. Përpara se të ndërmerrni iniciativën për
të kryer një investim duhet të jeni të qartë për financimin, sa para
do t’ju duhen për të implementuar tërësisht planin tuaj të investimit si
dhe burimet e financimit që do të përdorni, qofshin këto
kursime personale,kredimarrje,partneriteti financiar me individë apo
entitete ligjore etj.
2. Niveli i ekspozimit ndaj risqeve financiare :
Për riskun ka përkufizime dhe
trajtime të ndryshme, në varësi te situatës, këndvështrimit dhe objektivave.
Risku ka lidhje me pasigurinë, me mundësinë për të humbur, por edhe për të
fituar. Për një biznes, risku paraqet mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve që shkaktojnë
luhatje dhe mosrealizim të objektivave. Risku mund të matet, të vlerësohet dhe
sigurisht të menaxhohet (drejtohet). Ky është një proces i vazhdueshëm për një
biznes, përderisa edhe risqet që shoqërojnë ecurinë e një biznesi janë gjithashtu
të vazhdueshme. Faktorët e riskut për një biznes mund të jenë faktorë të
ambientit të biznesit (të jashtëm) ose faktorë të vetë biznesit. Çdo biznes i
nënshtrohet risqeve që vijnë si pasojë e ekonomisë ku ai operon, sistemit
ekonomik dhe financiar, kulturës dhe ligjeve të vendit ku operon. Gjithashtu
çdo biznes ka karakteristikat e tij, unike dhe specifike, që përveçse i shtojnë
vlerë biznesit, i ulin ose i rrisin ekspozimin ndaj riskut.
3.Rikthimi ne kapital:
Studimi i investimeve ka
treguar që jo të gjitha investimet sigurojnë kthim të vlerës
së investuar . Nisur nga investimi dhe risku që përcjellë
këtë investim, varet edhe kthimi apo vëllimi i kthimit të investimit. Kthimi në
raportin e kapitalit nganjëherë quhet kthim në vlerë neto , është raporti
më i rëndësishëm i të gjithë përfitueshmërisë për
pronarët e bizneseve. Kthimi në kapital lejon që pronarët e bizneseve të shohin
se sa efektivisht po përdoren paratë që kanë investuar në firmën e tyre. Është
në thelb një masë se si pronarët kanë dalë në lidhje me investimet e tyre në
firmë. Thjesht, kthimi mbi kapitalin shihet zakonisht si matja e linjës së
performancës së një firme.
4. Politikat fiskale/ Subvencionet:
Me politikë fiskale kuptojmë
iniciativa të caktuara ligjore qe ndërmerren herë pas here
nga shteti, në fushën e tatimeve, me të cilat synohet të ndikohet niveli i
rritjes ekonomike. Politika të cakuara fiskale mund të incetivojnë investitorët
të orientojnë investimin e tyre në një sektor të caktuar I cili
përbën prioritet për Qeverinë.
Subvencionet janë një formë e
ndihmës financiare, në formë të të hollave apo të reduktimit të taksave, që
jepen nga Qeveria për të ndihmuar realizimin e aktivitetit tregtarë në një
sektor të caktuar. Qëllimi i subvencioneve është lehtësimi i barrës financiare
të ndonjë sektori të veçantë apo ofrimi i ndihmës shëndetësore dhe të
mirëqenies sociale për personat në nevojë duke qenë në interes të përgjithshëm
të publikut.
5.Elemente të tjerë që bëjnë një oportunitet atraktiv (kontributi në
komunitet etj.):
Përgjegjësia sociale është ideja që
investimet (bizneset) duhet të balancojnë aktivitetet fitimprurëse me
aktivitetet prej të cilave përfiton shoqëria si e tërë. Marrëdhënia me
shoqërinë dhe mjedisin në të cilën veprojnë bizneset është “një faktor kritik në
aftësinë e tyre për të vazhduar të veprojnë në mënyrë efektive dhe po përdoret
gjithnjë e më shumë si një element vlerësuar i performancës së tyre
të përgjithshme”. Përgjegjësia sociale nënkupton që investitorët kanë për
detyrë të veprojnë në interesin më të mirë të mjediseve të tyre dhe shoqërisë
në tërësi.
Realpas pas një hulumtimi te kujdesshëm ka identifikuar
disa prej sektorëve qe vlerësohen si tejet atraktiv për investime në vitin 2020
si me poshtë vijon .
Investimet në Pasuri te paluajtshme
Vitet e fundit në Shqipëri vihet re
një tendencë në rritje e kërkesës për investime në pasuri të patundshme dhe
sidomos të investimeve në projektet rezidenciale dhe turistike. Vazhdimisht ka patur
diskutime dhe vlerësime të ndryshme, por duket që një pjesë e mirë e ekspertëve
në fushën e ekonomisë bien dakord me faktin që investimi në fushën e pasurive
të patundshme në tregun shqiptar, është një ndër investimet më të sigurta dhe
që siguron të ardhura të vazhdueshme. Investimet në pasuri të paluajtshme
sigurojnë të ardhura të qëndrueshme dhe më të larta se sipërmarrjet e tjera
pasi kur blihen me çmimin e duhur kane një rikthim të shpejtë ne kapital.
Në përgjithësi, investimi në prona në tregun e pasurive të patundshme ka më pak
rreziqe sesa investimet në e tjera.
Industria Ushqimore
Shqipëria ka akoma një numër të ulët
të fabrikave të përpunimit të ushqimit dhe produktet ushqimore kryesore janë të
importuara nga vende të tjera. Tregu shqiptar ka nevoja të mëdha për
produkte të tilla dhe e ardhmja ofron mundësi të shumta për investitorët sepse
kërkesa për produkte ushqimore do vazhdojë të ngelet në nivele të
larta. Industria ushqimore ka qenë gjithmonë një zonë tërheqëse për
investime, pasi kompanitë që prodhojnë ushqime dhe pije janë më rezistente ndaj
fenomeneve të krizës sesa sektorët e tjerë industrialë. Rrjedha e qëndrueshme e
parasë, për shkak të ndryshimeve të vogla në kërkesën e konsumatorit, lejon
industrinë ushqimore të përballojë periudha të gjata recesioni, duke e
bërë këtë sektor më pak të ekspozuar ndaj rrisqeve. Ushqimi nevojitet çdo ditë,
kështu që industria ushqimore premton kthim të kapitalit në një
periudhë afat shkurtër. Gjithashtu, lidhur me lehtësirat dhe politikat
fiskale shteti herë pas herë ndërmerr masa për të ndihmuar investitorët dhe për
të rritur prodhimin vendas.
Bujqësia
Vitet e fundit është shënuar një
progres i ndjeshëm në bujqësi, kjo edhe si rrjedhoje e kushteve të favorshme
që Shqipëria ofron në saj të pozitës gjeografike. Megjithatë sektori
bujqësor është i ekspozuar ndaj një varg risqesh që hasen shpesh. Këtu
përfshihen risqet e klimës dhe motit, insektet dhe sëmundjet, të cilat bëjnë
që sasia dhe cilësia e prodhimit të jenë shumë të paparashikueshme.
Risqet e prodhimit intensifikohen nga risqet e çmimit, të kredive, risqet
teknologjike dhe risqet institucionale. Menaxhimi i riskut në bujqësi varion
nga mekanizmat informale si shmangia e bimëve me risk të lartë, diversifikimi
sipas bimëve, dhe sipas burimit të të ardhurave në mekanizma formale si
sigurimet në bujqësi, sistemi për mbështetjen e çmimit minimum, dhe tregjet e
të ardhmes. Tendencat e fundit tregojnë që Shqipëria ka potencial për një
sektor bujqësor modern dhe konkurues dhe mjedisin e duhur për të krijuar
investime private të mjaftueshme. *Programi i subvencioneve të
drejtpërdrejta nga buxheti shtetit i iniciuar në vitin 2008 dhe në vazhdim, ka
dhënë frytet e tij duke dyfishuar prodhimin vendas dhe ulur ndjeshëm defiçitin
tregtar. Kjo ka ndikuar në rritjen e sipërfaqeve të mbjella dhe përfitimin nga
subvencionet e rreth mesatarisht 7,000 fermerëve në vit. Toka bujqësore në
vendin tonë zë vetëm 24% të tokës gjithsej e në këtë sipërfaqe jeton sot 50% e
popullsisë së vendit. Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencial më të madh
në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, kontributi i këtij sektori në
prodhimin e brendshëm bruto në vitin 2017 ishte rreth 20%, pothuajse dyfishi i
kontributit të të njëjtit sektor në vendet e rajonit (Kosovë 13.7%, Maqedoni
11.2%, Mali i Zi 10.2%, Serbi 9.46%). Gjithashtu, ky sektor dominon tregun e
punësimit duke punësuar rreth 44.26% të totalit të punëmarrësve .
Zonat rurale në Shqipëri kanë ende potencial të papërdorur në sektorin bujqësor
për të rritur produktivitetin, cilësinë e produkteve, për të rritur aksesin në
tregjet e eksportit dhe për të diversifikuar të ardhurat e familjeve rurale.
Shërbime Dixhitale/IT
Në këtë epokë teknologjike, gjithçka
është në internet, kështu që duhet të jetë e shpejtë. Kjo është arsyeja pse
shërbimet dixhitale janë në kulmin e zhvillimit! Nuk ka kohë, çfarë mund të
jetë më mirë sesa të bësh gjërat me një klik? Kur një person dëshiron diçka, ai
do që ta marrë menjëherë, pa pritur gjatë! Shërbimet dixhitale janë
trend sepse është shumë e "lehtë" për të trajtuar biznesin. Jo sepse
kërkon më pak përpjekje, por për shkak të shpejtësisë
dhe komoditetit që këto shërbime ofrojnë. Shërbimi ne fushën
e teknologjisë dixhitale është një sektor me rëndësi që paraqet
potencial për investime. Qeveria ndërmori një vit më parë një nismë për uljen e
tatim fitimit për kompanitë që prodhojnë software nga 15%në
5% .Një investim në fushën e shërbimeve dixhitale ka kosto
te ulet financiare, pasi shfrytëzohet kryesisht potenciali intelektual.
Nëse do të flasim për shërbimin dhe të mirat që i sjell
komunitetit kjo nuk është një nga pikat më të forta të këtij
sektori sepse ushtrimi i këtij aktiviteti nuk kërkon bashkëveprim me komunitetin.
Shërbimet në fushën e teknologjisë dixhitale janë mjaft te mirë paguara dhe për
ketë arsye mund të garantojnë fitime të kënaqshme dhe rikthim të sigurtë dhe të
shpejtë në kapital.
Bioteknologjia
Bioteknologjia është fushë e biologjisë së aplikuar që përfshin inxhinierinë gjenetike sikurse edhe teknologjitë e kulturave te indeve e qelizave. Bioteknologjia është
një pikë takimi e dy industrive të rëndësishme këto ditë: shëndetësisë dhe STIM
(Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Këta inxhinierë zhvillojnë
pajisjet, softuerët dhe sistemet kompjuterike që përdoren në pajisjet
mjekësore. Koncepti përmbledh një rang te gjerë procedurash për
modifikimin e organizmave të gjallë sipas qëllimeve njerëzore duke filluar që
nga zbutja e kafshëve, kultivimi i bimëve, dhe "përmirësimet" e tyre
nëpërmjet programeve te shartimit që përdorin zgjedhjen artificiale dhe hibridizimin.
Ky lloji investimi kërkon financim të madh dhe një mënyrë e mire për financim
është kredimarrja.Një tjetër problematike që ky lloj investimi has është
mungesa e një kuadri ligjor rregullues. Referuar zhvillimeve me te
fundit është një nga investimet më interesante dhe fitimprurëse të viteve
të fundit, pasi në kohë të shkurtër premton fitime të mëdha. Industria e
Bioteknologjisë në Shqipëri, është shumë pak e aplikuar. Ajo çka
vihet re është se edhe informacioni mbi bioteknologjinë është shpesh i
pamjaftueshëm, gjë që ka shkaktuar jo rrallë herë keqkuptim mbi këtë fushë dhe
shqetësime mbi sigurinë e produkteve. Është tashmë e provuar se bioteknologjia,
nëse aplikohet sipas kushteve të mirë përcaktuara, është jo vetëm e sigurte,
por edhe e dobishme. E rëndësishme është që komunikimi dhe informimi i publikut
mbi bioteknologjinë duhet të jetë prioritet. Pasi tashmë është e qartë: nuk
mund të ushqejmë njerëzimin e të nesërmes me teknologjinë e së djeshmes.
Turizmi
Vendi ynë ka një numër të madh
atraksionesh për turizëm historik e kulturor si dhe një vijë bregdetare rreth
450 kilometra nga veriu në jug. Turizmi ka pasur mungesa në shërbim për vite me
radhë por përmirësimi i infrastrukturës ka bëre që ky sektor të jetë nga më
pëlqyerit për investime. Sipas te dhënave te raportuara nga AIDA (Agjencia
Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve) rezulton se në vitin 2021 të
ardhurat nga turizmi do të arrijnë në 29% të GDP-së. Ligji “Për Turizmin” ofron
stimuj shumë konkurrues për investitorët (për me gjate shiko artikullin specifik
ne blog).Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri,
duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të
ekonomisë në vitet e ardhshme. Për Investitorët, Shqipëria është një treg
atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe
juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme
për të bërë biznes. Legjislacioni për investimet në sektorin e turizmit, synon
të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë
vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke
siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve,
në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve
pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.
Energjitika
Energjia e rinovueshme në Shqipëri përfshin prodhimin e energjisë përmes shfrytëzimit
te burimeve hidrike, diellit dhe erës. Shqipëria mbështetet kryesisht në
burimet hidrike, prandaj, ka vështirësi kur nivelet e reshjeve janë
të ulta.Klima në Shqipëri është mesdhetare, kështu që gëzon një potencial
të konsiderueshëm për prodhimin e energjisë diellore. Vitet e fundit si
rrjedhojë e politikave favorizuese të qeverisë është krijuar një treg
fitimprurës i energjisë elektrike dhe në veçanti është zhvilluar tregu i
energjisë së rinovueshme . Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë
për pasuritë hidrike dhe mbështetet pothuajse tërësisht në gjenerimin energjisë
elektrike nga hidrocentralet për të përmbushur kërkesat e saj në rritje të
energjisë elektrike (98% e totalit të gjithë energjisë së prodhuar në vend).
Një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare është që vendi të jetë në
gjendje për të vetë përmbushur të gjitha nevojat e tij energjetike dhe ta
kthejë atë në një lojtar të rëndësishëm rajonal për sa i përket tregut
energjitik.Për të çuar më tej planin e energjisë së rinovueshme,Fondi i
Financimit për zhvillim të qëndrueshëm i në Ballkanin Perëndimor* ka
punuar me qeverinë shqiptare për të mbështetur krijimin e një kornize
institucionale për mbështetjen dhe zbatimin e projekteve të energjisë së
rinovueshme.Shteti Norvegjez ka arritur te siguroje një fond prej 650,000 Euro
për të ndihmuar Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Tregtisë dhe Energjisë dhe
Korporatën Elektroenergjitë të Shqipërisë të zhvillojnë krijimin e kapaciteteve
për projekte hidrocentrale në shkallë të gjerë, duke përfshirë tenderimin,
kontrollin e marrëveshjeve të koncesionit dhe rregullimin e procedurave të
licencimit. Projekti gjithashtu do të sigurojë asistencë teknike të
specializuar për integrimin e energjisë së erës, duke treguar sasinë e
energjisë së erës që rrjeti shqiptar mund të pranojë me siguri dhe koston e
integrimit të këtij fuqie. Me synim realizimin e këtij qëllimi janë dhënë një
numër i madh kontratash koncensionare për investitorë të huaj e shqiptarë, të
cilët ndërtojnë dhe shfrytëzojnë hidrocentrale të kapaciteteve të ndryshme.
Kuadri legjislativ i forcuar dhe njohuria teknike bazuar në praktikën më të
mirë ndërkombëtare do të tërheqin investime në sektorin e hidrocentraleve dhe
energjisë së erës, si dhe do të ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë detyrimet e
saj sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë për zhvillimin e energjisë së
rinovueshme.
Konkluzione
Investimet janë një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë. Kur është fjala për fillimin e një biznesi të ri, ideja, studimi i tregut dhe financat janë kryesore për të marrë një vendim inteligjent. Ngritja e një biznesi në kohët e sotme, në terrene të sigurta, është një garanci për të ardhura dhe punësim. Për tu bërë financiarisht i pushtetshëm duhet të jesh i përgatitur për sfidat e tregut dhe për këtë duhet të keni të qarta elementët dhe këshillat e listuara mësipër. Përqëndrimi i energjive të duhura tek strategjia e duhur, është formulë e sigurtë suksesi.
Ligji Nr. 93/2015 mbi Turizmin-http://mjedisi.gov.al/ëp-content/uploads/2018/02/Ligj_93-2015.pdf
Ligj nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në
Republikën e Shqipërisë”-https://www.reporter.al/ëp-content/uploads/ligji-mbi-investimet-strategjike.pdf
* https://www.ebrd.com/home The European Bank for Reconstruction and
Development (EBRD)
*Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të
Investimeve (AIDA)