Investimi pasiv në pasuri te paluajtshme

Investimi pasiv në pasuri te paluajtshme


Investimet në pasuri të paluajtshme kategorizohen në investime aktive dhe në investime pasive.Sot do të ndalemi tek investimet pasive si një mënyrë e kënaqshme dhe efektive e rritjes të të ardhurave.Investimi pasiv në pasuri të paluajtshme është një mënyrë investimi pa përpjekje të konsiderueshme ose pjesëmarrje aktive të përditshme nga investitori.Investimi në pasuri të paluajtshme është mënyra sesi shumë individë kanë vendosur të ndërtojnë dhe rrisin pasurinë e tyre. Përfitimet e investimit në pasuri të paluajtshme janë të shumta dhe ju mund të keni të ardhura të larta dhe kthime të shkëlqyera e të vazhdueshme të investimit.Forma më e përhapur e investimeve pasive është blerja e pasurive të paluajtshme dhe për qëllim qeradhënie.Tipologjia e ambjenteve të destinuara për këtë qëllim mund të jetë e larmishme ambiente komerciale,zyra , apartamente, vila dhe sigurisht shtëpi pushimi.


Investimi pasiv në pasuri të paluajtshme është një lloj investimi ku ju mund të krijoni të ardhura pa shpenzuar shumë kohë në menaxhimin e përditshëm të pronës. Investimet pasive në pasuri të paluajtshme nuk kërkojnë domosdoshmërsiht një menaxhim ditor të vazhdueshëm nga ana e investitorit.Kjo shihet dhe si një anë shumë pozitive e këtij investimi pasi ju lejon mundësinë që të keni kohë për të kryer aktivitetin e përditshëm ditor pa qenë e nevojshme ti kushtoni kohë dhe energji mirëmbajtjes dhe menaxhimit të pronës. Një mënyrë tepër efektive dhe që ka nisur të përhapet me shpejtësi kohët e fundit është menaxhimi i pronave nga Agjensi Imobiliare të specializuara në menaxhimin e pasurive të paluajtshme. Agjensitë kanë instrumentat e duhur dhe stafin profesional për menaxhimin e pronës,e cila përfshin jo vetëm mirëmbajtjen teknike,riparimet e nevojshme, por edhe menaxhimin e të ardhurave periodike,pagimin e taksave vjetore, gjetjen e qiradhënësve të përshtatshëm, negocimin e termave ligjorë kontraktorë dhe përfaqësimin ligjor të interesave të pronarit. Shikoni më shumë në https://realpas.al/management


Akomodimi në apartamente të rehatshme dhe komode gjithmonë ka qenë një nevojë e domosdoshme e shoqërisë dhe sidomos mori një vlerë tjetër gjatë kohës së pandemisë ku njerëzit po kalojnë gjithmonë e më shumë kohë në shtëpitë e tyre. Blerja e pasurive të paluajtshme është cilësuar gjithmonë si një nga format më të sigurta të investimit dhe sidomos blerja e apartamenteve në qendra të mëdha apo në vendet turistike.


Çfarë elementësh duhet të mbajmë parasysh në momentin që vendosim të blejmë një pasuri të paluajtshme e desinuar për investim?


-Vendndodhja: një vendndodhje e mirë përcaktohet në përgjithësi nga një lagje e dëshirueshme, me shkolla të mira pranë, institucione apo njësi biznesi, të cilat japin siguri për zonën. Kryesisht, individët preferojnë shtëpi me distancë të shkurtër nga vendi i punës dhe me akses të shpejtë në transportin publik apo infrastrukturë të përshtatshme rrugore.


-Sipërfaqet: shtëpitë me sipërfaqe më të mëdha janë më të vështira për t’u lënë me qira se sa shtëpitë me një sipërfaqe më të vogël. Zakonisht edhe për apartamentet me sipërfaqe të mëdha sygjerohet ndarja e tyre dhe përfitimi i  dy  apo më shumë apartamenteve të cilat gjithsesi janë një mënyrë shumë e mirë investimi me të ardhura shumë të kënaqshme.


-Cilësia e ndërtimit: të blesh një apartament në një godinë të re banimi, shpeshherë përkthehet në kosto më të ulëta për riparime dhe mirëmbajtje.Me rritjen e standartit të jetesës individët janë të prirur drejt ndërtimeve të reja dhe janë të gatshëm të paguajnë një shumë më të madhe parash në mënyrë që të kenë një jetesë më komode dhe në një ndërtim me siguri të lartë.


Akomodimi sezonal përmes AirBNB apo platformave të tjera të ngjashme është një trend që po rritet shumë kohët e fundit. Turistët po vendosin gjithmonë e më shumë të qëndrojnë në apartamentet me qira ditore në krahasim me hotelet dhe kjo është diçka shumë pozitive për pronarët që kanë vendosur të investojnë në këto lloj pasurish. Individët kanë vendosur që të përdorin Airbnb duke u prirur nga përfitimet praktike të shërbimit si kosto e ulët, vendndodhja e përshtatshme dhe pajisjet shtëpiake që krijojnë një akomodim më të rehatshëm. Gjithashtu pronarët e apartamenteve janë në përgjithësi të lidhur drejtpërdrejt me pronën e tyre dhe janë të prirur që tiu qëndrojnë shumë pranë klientëve dhe janë të gatshëm t'i ndihmojnë ata me këshilla dhe udhëzime për udhëtimet e tyre. Sipas studimeve të bëra kohët e fundit individët qëndrojnë mesatarisht 2.4% më shumë në prona të dhëna në përdorim përmes Airbnbs sesa në hotel.[1] Kjo konfirmon rritjen e vazhdueshme të kërkesës për pasuri të kësaj natyre në të ardhmen e afërt.


Një investim i shkëlqyer dhe shumë fitimprurës është investimi në shtëpi apo apartamente në zonat turistike. Bregdeti shqipëtar është mjaft i preferuar jo vetëm nga turisët vendas, por edhe nga shtetas të huaj të cilët preferojnë të kalojnë pushimet pranë deteve të mrekullushme Adriatik dhe Jon. Kjo tendencë lidhet më së shumti me kushtet klimaterike dhe pozitën gjeografike mjaft favorizuese të Shqipërisë, por padyshim edhe për shkak të përmirësimit të infrastuktures rrugore dhe shërbimeve në zonat bregdetare. Referuar statitistikave të nxjerra nga INSTAT numri i turistëve të huaj që hyjnë në Shqipëri ka pasur një rritje të konsiderueshme nga viti në vit. Që nga viti 2014 ku në vend kanë hyrë rreth 3.672.591 individë ky numër ka qenë gjithmonë në rritje duke arritur në 6.406.038 në vitin 2019.[2] Duke marrë në konsideratë këto shifra kur blini një shtëpi pushimi është e rëndësishme të shihni si një investim afatgjatë. Shumë turistë në të gjithë botën duan të zbulojnë brigjet e bukura Shqiptare. Si rezultat  ka shumë njerëz që duan të marrin me qira një apartament të vendosur në plazh me dalje të drejtpërdrejtë në det. Për më tepër nëse akomodimi ofron dhe mundësi parkimi, apo facilitate të tjera, çmimi i qirasë mund të jetë mjaft i favorshëm.


 


REALPAS ka një portofol të larmishëm pronash të cilat mund të jenë objekt i investimit tuaj të ardhshëm. Vizitoni platformën www.realpas.al për të gjetur pronën e përshtatshme për këtë qëllim. Dhe për të zbuluar se si kujdesemi për menaxhimin profesional të pronës tuaj.


Rezervoni përmes telefonit +355684073990 apo email [email protected] një takim me një prej Konsulentëve tanë imobiliarë për tu orientuar më mië se si mund të kryeni lehtësisht proçedurat e nevojshme për kryerjen e një investimi strategjik në fushën e pasurive të paluajtshme.

Vepro në mënyrë inteligjente ! Investo sot në pasuri të paluajtshme që do tiu japin të ardhura të kënaqshme dhe stabilitet financiar në vitet që do të vijnë!








[1] https://www.stratosjets.com/blog/airbnb-statistics/




[2] http://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2