Investimi në pasuri të
paluajtshme është po aq i hershëm e i lashtë sa edhe vetë ekzistenca e pronës.
Pasuritë e paluajtshme ofrojnë shumë mundësi për të gjeneruar fitime. Një
pasuri mund të blihet ose merret me qera fillimisht sipas një vlerësimi
fillestar i cili në vijmësi të viteve, rivlerësohet dhe cdo rritje në vlerë,
sjell fitime të larta për zotëruesin e pasurisë. Investimi në pasuri të paluajtshme nënkupton përdorimin e instrumenteve
financiarë në dispozicion të një individi apo shoqerie tregetare, për blerjen e
një pasurie të paluajtshme me qëllim përftimin e të ardhurave që vijnë nga
shfrytëzimi i saj në qarkullimin civil.
REALPAS ofron për
klientet e saj, përmes bashkëpunimit më partnerin e saj strategjik, studios
ligjore Ts Consulting sh.p.k, konsulencë ligjore në lidhje me të gjitha
aspektet që lidhen me investimet mbi pasuritë e paluajtshme; procedurat mbi fitimin
e titullit të pronësisë, regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë ZRPP; Due
Diligence të pasurive të paluajtshme objekt transaksioni, etj. Për tu njohur më
gjërë në lidhje me shërbimet e tjera të ofruara nga kjo studio ligjore klikoni
mbi logon e TS CONSULTING .