Ashtu si çdo treg, edhe zhvillimi i tregut imobiliar është ciklik dhe
kalon disa faza.Megjithëse nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parashikuar
zhvillimin e tij, të qenit në dijeni të tendencave të përgjithshme të tregut
është i rëndësishëm për të kryer një investim të zgjuar në fushën e pasurive të
paluajtshme. Historia ka provuar se e kaluara dhe e tashmja zbulojnë shumë për
të ardhmen. Pandemia COVID-19 ka pasur dhe vijon të ketë nje
impakt dramatik negative në ekonominë botërore dhe është cilesuar
si burimi kryesor për krizën globale që kanë pësuar tregjet financiare.
Rreth
2.7 miliardë njerëz, ose e thënë ndryshe më shumë se 4/5
e fuqisë punëtore globale janë prekur
në mënyrë direkte ose indirekte si pasojë e pezullimit
të përkohshëm të aktiviteteve tregetare, reduktimit të tyre, apo kryerjes së
punës nga shtëpia.
Masat
kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 sollën një
tronditje të të kërkesës për lëndë djegëse. Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë
(IEA) deklaron se rënia e kërkesës globale në prill ishtë rreth 30%
e kërkesës, e ndjekur nga një tjetër rënie e rëndësishme në maj. [1]
Sipas
parashikimit të fundit të OBT-së, vëllimi i eksportëve të mallrave globale në
vitin 2020 mund të bjerë në një nivel të krahasushëm me periudhën në
mesin e fund vitëve 2000.
Tregjet
e aksioneve kanë rënë me mbi 30%; paqëndrueshmëria e kapitalit neto
është rritur në nivelet e krizës;[2]
Situata
e vështirë me të cilen po përballen tregjet globale kudo në botë, padyshim kanë
krijuar konfuzion tek investitorët e pasurive të paluajtshme. Këta të fundit gjenden
përpara dilemës që i shqetëson të gjithë , nëse është koha e përshtatshme për
të investuar , dhe nëse po, a është një ide e mirë të investosh në pasuri të
paluajtshme?
Duke
marrë në analizë tregun lokal të pasurive të paluajtshme mund të thuhet se momentalisht
nuk janë vërejtur ende zhvillime të rëndësishme dhe me ndikim në këtë sektor.
Ndër vite kërkesa për pasuri të paluajtshmetë llojit banesë ka qenë e lartë në
nivel të tillë që ka tejkaluar ofertën e tregut imobiliar në disa rajone
e qytete. Pra, ndonëse kerkesa pritet të ulet si rezultat i pandemisë, nuk
parashikohet që të ketë një impakt serioz dhe afatgjatë, kjo pasi kërkesa për
banim do të vazhdojë të ekzistojë.Arsyeja pse pandemia nuk duket se ka ndikuar
shumë në çmimet e pasurive për momentin është relativisht e thjeshtë:
pasuritë e paluajtshme nuk e humbin atraktivitetin e tyre për investitorët edhe
në kohë krizash. Një shtëpi mund të konsiderohet një investim i
qëndrueshëm edhe në kohë krizash.
Nuk
ka ende një parashikim të saktë nëqoftëse do të ketë një ulje thelbësore
çmimesh të pasurive të paluajtshmesi pasojë e krizës së
shkaktuar në rang global nga pandemia COVID 19. Ajo çka vlen të theksohet është
se mund të vëmë re një rënie të përkohshme të kërkesës për godina që shërbejnë
si zyra, kjo si rezultat i mbylljes së mjaft aktivitëteve tregtare por padyshim
edhe si pasojë e kalimit të proçeseve të punës nga ambientët e zyrës në
ambientet e shtëpisë.
Sa i shpejtë mund të jetë ndikimi i
një krize në tregun imobiliar?
Situata
emergjente që po kalon vendi dhe mbarë bota do të reflektohet padyshim edhe në
tregun imobiliar. Kjo ndodh për shkak se tregu i pasurive të paluajtshme është
i lidhur ngushtë me fuqinë blerëse të investitorëve,qofshin këta individë
apo shoqëri tregetare. Fenomene të tilla si pandemia apo situata e tjera
emergjentë, krijojnë pasiguri dhe padyshim që kanë një impakt të gjerë negativ
në reduktimin e fuqisë blerëse, si pasojë e shtimit të papunësisë si dhe
pezullimit apo reduktimit të aktiviteteve tregetare.
Në
Shqipëri, segmente të caktuara të tregut imobiliar,kryesisht të lidhur me
banesat, vijojnë të mbetën ende të qëndrueshëm.Nga ana tjetër, pavarësisht se
dendësia e popullsisë dhe numri më i madhi shoqërive tregtare është e
përqëndruar në Tiranë dhe në Durrës,vërehet se ka një stok në tregun e zyrave
dhe ambjentëve tregetare.
A do të ulen çmimet e pasurive të
paluajtshme për shkak të koronavirusit?
Nga
të dhënat paraprake mbi tregun imobiliar rezulton se çmimet e pasurive të
paluajtshme pritet të pësojnë një rënie për shkak të COVID-19, por niveli
i impaktit mund të jetë i ndryshëm për vende të ndryshme, duke patur
parasysh se jo cdo vend i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë pandemisë
globale.Vitet e fundit tregu imobiliar në Shqiperi ka pasur një evolucion
mjaft pozitiv dhe ka reflektuar mjaft dinamizëm, qoftë në volumin e
kërkesave për blerje, ashtu edhe në volumin e ofertave për shitje të pasurive
të paluajtshme. Kjo situatë ka qenë e lidhur me mjaft faktorë si,
përmirësimi i standartit të jetesës,rritja e fuqisë blerëse në zonat urbane,
normat e ulëta të intëresit apo lehtësimi i kushtëve për të përfituar kredi.
Megjithatë,
mendohet se pandemia mund të reduktojë kërkesën për blerje të pasurive të
paluajtshme. Siguria e vendit të punës, apo gjendja ekonomike e blerësve janë
dy faktorë kryesor që ndikojnë drejtëpërdrejtë në vendimin për të blerë apo jo
një pasuri.Blerësit mund të vonojnë blerjen e pronave për shkak të vështirësive
financiare me të cilat mund përballen për shkak të pandemisë, si humbje pune,
orë të reduktuara, reduktim apo pezullim të aktivitetit tregetar, etj.
A është mirë të investojmë në
pasuri të paluajtshme në kohë krize?
Historia
ka treguar se ne kohë krize prodhohet numri më i madh i milionereve të së
ardhmes, pasi këta të fundit janë investitorë në kërkim të oportuniteteve, ose
thënë ndryshe blerës potenciale të pasurive strategjike, të cilat në kohë krize
kanë një çmim të reduktuar.
Megjithatë
uk këshillohet të procedohet me blerjen e një prone vetëm sepse tregu është i mbinxehur
dhe mendohet se nuk duhet humbur mundësia. Blerja e një prone kërkon një
analizë më të gjerë dhe të kujdesshme, për të marrë këtë vendim të rëndësishëm
financiar.Nuk këshillohet të tërhiqen likuide nga kursimet për të blerë ndonjë
pronë të paluajtshme, thjesht sepse normat e interesit janë të ulëta. Dhe
nëse normat e interesit janë të larta, nuk do të thotë që të ndikojë si faktor
kryesor në vendimmarrje për të çeduar një investim që do të kishte përfitime
ekonomike në të ardhmen.
Investimi në pasuri të paluajtshme
në kohë krize mund të jetë nje stratëgji e suksesshme nese bëhet fjalë për:
(i)
një pasuri me një venddodhje atraktive, zonë qëndrore ose vendndodhje
strategjike
(ii)ka
çmim 15-30% më të ulët se tregu,
(iii)është
pasuri e cila ka aftësinë të gjenerojë të ardhura edhe në kohë krize
(iv)
mund të rishitet ne kohë prosperiteti me një cmim të paktën 15-30% me të
shtrenjtë .
Përfundime
· Kur
një investitor zgjedh të investojë në pasuri të paluajtshme, analiza e situatës
në të cilën ndodhet zhvillimi i tregut imobiliar është tejet i domosdoshëm.
· Krizat
e ndryshme të cilat kanë impakt negativ edhe në tregun imobiliar nuk duhet ti frikësojnë
investitorët ,por ti bëjnë ata më të kujdesshëm.
· Një
njohuri bazë, apo konsultim paraprak me konsulentët imobiliar, do të rrisë
potencialisht mundësinë për të bërë investime të zgjuara të cilat do të
mundesojnë gjenerimin e fitimeve të planifikuara .
· Treguesit
makro ekonomikë janë të dobishëm për të krijuar një ide të përgjithshme. Në
mënyrë që një investitor të jetë i suksesshëm në tregun e pasurive të
paluajtshme, duhet të jetë i qartë se cilat janë qëllimet e tij financiare
dhe çfarë e bën një marrëveshje të mundshme të vlefshme për realizimin e
këtyre qëllimeve.
· Gjithashtu,
nevojitet të kryhet një vlerësim paraprak se cfarë po ndodh në zonën specifike
ku synohet të investohet, dhe si mund të bëhet një ofertë të përshtatshme me
situatën në të cilën ndodhet në atë moment tregu imobiliar, duke pasur si
qëllim minimizimin e humbjeve financiare nga një ofertë e tillë .
· Të
gjitha këto janë faktorë që duhen vlerësuar me kujdes për të bërë një investim
fitimprurës në tregun e pasurive të paluajtshme.
[1] https://www.bruegel.org/2020/04/covid-19-is-causing-the-collapse-of-oil-markets-when-will-they-recover/
[2] http://www.oecd.org/coronavirus/policy-responses/global-financial-markets-policy-responses-to-covid-19-2d98c7e0/