Technology and its impact on Real Estate

Teknologjia dhe ndikimi i saj në Real Estate

Teknologjia ka prekur pothuajse çdo industri në ditët e sotme – shërbimet financiare, transportin,telekomunikacionin, bujqësinë dhe shumë më tepër. Pasuritë e paluajtshme nuk bëjnë përjashtim.Risitë teknologjike në fushën e pasurive të patundshme po zhvillohen me hapa të shpejtë çdo vit. Shërbimet e reja dixhitale të pasurive të paluajtshme janë premtuese dhe meritojnë vëmendje nga të gjithë investitorët. Industria e pasurive të paluajtshme po përjeton ndryshime të shpejta  dhe investitorët duhet të jenë të përgatitur për mënyrat se si platformat  elektronike  të listimit të pronave, aplikacionet për smartphone dhe realiteti virtual do të ndikojnë në të gjitha aspektet e transaksioneve të pasurive të paluajtshme. Aplikimi i platformave elektronike për qëllim të  marketimit të pronave, është  një  trend në rritje. Të  gjitha platformat e këtij profili synojnë të bëjnë të mundur që pronarët aspirues ose ekzistues të pronave  të blejnë dhe shesin me lehtësi Si do të ndikojë teknologjia në pasuritë e paluajtshme apo transaksionet që kanë për objekt pasuritë e paluajtshme? Ju ftojmë të lexoni artikullin në vijim.

 

Ndërtimi : Teknologjia ka pasur ndikimin e saj të padiskutueshëm  në metodologjinë e ndërtimit. Këtu mund të permendim risitë në cilësinë e materialeve ndërtimore, teknologjinë e parafabrikimit,  ndërtesat modulare dhe modelimin 3D. Të gjitha këto zhvillime ndikojnë drejtpërsëdrejti në shitblerjen dhe marrjen me qira të pasurive të paluajtshme. Ndërtimi i banesave ekologjike është parë një trend në rritje kohët e fundit duke marrë parasysh dy faktorë: (i)zhvillimin e teknologjisë dhe (ii) ndotjen e madhe mjedisore. Ambientalistët kanë bërë së fundmi thirrje  për mbrojtjen e planetit nga ndotja. Kjo  ka sjellë në një farë mase ndërgjegjesimin e mjaft individëve për mbrojtjen e planetit dhe përdorimin në jetën e përditshme të mjeteve të cilat shkaktojnë sa më pak ndotje mjedisore.Mjaft shoqëri ndërtimi kudo në  botë  kanë përshtatur teknologji innovative për ndërtimin e strukturave të destinuara për habitat apo aktivitet tregëtar. Banesat ekologjike kanë ndikim minimal në mjedis, kanë një aplikim eficent të energjisë elektrike dhe janë ndërtuar me materiale dhe teknologji eko-miqësore.

Smart Home : Investitorët do të dyfishojnë investimin në pajisje shtëpiake më të mençura që do të përmirësojnë sigurinë dhe cilësinë e jetesës. Një pronë me qira me pajisje inteligjente do të jetë gjithashtu më tërheqëse për një shtresë të qiramarrësve me potencial financiar. Sistemet e integruara inteligjente (smart home), kanë prioritet eficencën e energjisë elektrike, ujit dhe përdorimin e resurseve të rinovueshme si dielli dhe era.

Automatizimi : Automatizimi i proçeseve dhe detyrave do të bëhen gjithnjë e më të popullarizuara në të ardhmen e pasurive të paluajtshme. Kontratat financiare, pagesa e qirasë dhe kontrollet e mirëmbajtjes përmes pajisjeve inteligjente janë vetëm fillimi pasi proçeset më komplekse si mbyllja dhe nënshkrimi po bëhen gjithashtu më automatike. Automatizimi është mënyra për të zvogëluar punën manuale dhe për të lënë teknologjinë të bëjë më shumë për ju. Automatizimi do të zvogëlojë ndjeshëm kohën në proçcese dhe do t'ju mbajë të azhornuar përpara tregut dhe konkurrentëve tuaj. Duke filluar nga proçesi i marketingut , tek kontakti me klientin , nënshkrimi i kontratës me klientin dhe pagesa e bërë ndaj shërbimit të ofruar çdo gjë i përket një të ardhme teknologjike dhe automatike.

Blockchain është një instrument i ri teknologjik i cili mund të shërbejë për të ruajtur në mënyrë transparente dhe të sigurtë mjaft të dhëna mbi transaksionet online me objekt pasuritë e paluajtshme dixhitale. Kjo risi teknologjike do të zvogëlojë në të ardhmen, nevojën për ndërmjetësues tradicionale.[1] BCHT krijon mundësinë që transaksionet të ruhen nga një rrjet njësish kompjuterike (nyje kompjuterike). BCHT është projektuar për ti lejuar individët të  cilët disponojnë pasuri,të kryejnë personalisht transaksione dixhitale.Transaksionet, pasi verifikohen, vendosen në një bllok i cili i shtohet blloqeve të tjera të informacionit në zinxhirin e blloqeve.  Tregtimi i pasurive të paluajtshme me vlerë të lartë nuk është përdorur më parë  përmes kanaleve dixhitale. Teknologjia Blockchain e ka ndryshuar metodën e vjetër tradicionale duke futur kontratat inteligjente në platformat blockchain dhe duke lejuar tashmë tregtimin e pasurive të palujtshme në botën virtuale. Përshembull platforma interaktive elektronike në Palto Alto Californi, Propy aplikon teknologjinë blockchain për të kryer transaksione ndërkombëtare. Platforma e mësipërme u mundëson blerësve, shitësve dhe agjentëve përdorimin e kontratave inteligjente që ndihmojnë në përshpejtimin e proçesit të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, një gjë që  zakonisht kufizohet nga ligjet ndërkombëtare.

Listimet Dixhitale të pasurive të paluajtshme: Nëse jeni duke kërkuar për një shtëpi ose një vend biznesi për qira, mund ta gjeni lehtësisht atë në listat e dedikuara në internet për pronat e paluajtshme. Gjithmonë e më pak shihet një trend në zbritje i listimeve në gazeta apo revista të printuara të cilat iu dedikoheshin pronave të paluajtshme.Avancimi i tekonologjisë ka bërë të mundur që individët të mos shpenzojnë shumë kohë për të gjetur pronën e duhur për ta pasi me një kërkim të avancuar dhe vendosjen e fjalëve kyçe,listat shfaqin vetëm pronat që kryqëzohen me kërkesën e tyre. Me të gjitha informacionet e disponueshme tashmë në internet, mbetet vetëm të kontaktoni shitësin.

Realiteti Virtual: Vitrinat janë vendet standarde për blerësit të cilët dëshirojnë ta shohin nga afër pronën. Megjithate,për ata që nuk mund ta arrijnë atë, shitësit, ndërmjetësit ose agjentët mund të përdorin kompani që ofrojnë guida virtuale të pasurive të paluajtshme.Udhëtimet me realitetin virtual eliminojnë gjithashtu nevojën që agjentët të jenë të pranishëm. Zgjidhja virtuale lejon një pamje 360-gradë të pronës. Kjo i jep blerësit potencial një pamje paraprake para se të rezervojë një takim për të parë pronën nga afër. Shumica e blerësve do të dëshirojnë të bëjnë një vizitë fizike në pronë përpara se të marrin një vendim përfundimtar, por kjo është një kursim në kohë dhe para për klientin dhe agjentin e pasurive të paluajtshme në përcaktimin e përshtatjes më të shpejtë të klientit me pronën. Për më tepër, sot teknologjitë VR lejojnë turne pothuajse realiste në shtëpi ku mund të ekzaminoni me lehtësi gjendjen e pronës, detajet e brendshme dhe mobiljet. Në këto kushte, blerësi e di se çfarë të presë dhe do të ishte më i interesuar për të parë nga afër pronën.[2]

Marketingu dixhital i pasurive të paluajtshme: Biznesi i pasurive të paluajtshme po njeh rritje të vazhdueshme nga marketingu në rrjetet sociale.Çdo kompani mund të krijojë një faqe biznesi ku mund të marketojnë pronat e tyre.Kjo angazhon klientët potencialë për të dhënë mendimet e tyre ose bërë pyetje në lidhje me shërbimet e ofruara. Agjensitë e pasurive të paluajtshme dhe agjentët mund të shfrytëzojnë fuqinë e mediave sociale për të kryer fushata marketingu në çdo kohë pasi është një mënyrë me kosto efektive për të rritur potenicalin e blerësve.

 

Teknologjitë në zhvillim po fuqizojnë konsumatorët dhe ndryshojnë rrënjësisht mënyrën e blerjes dhe shitjes së pronave. Padyshim këto zhvillime transformuese teknologjike përbëjnë një sfidë të hapur ndaj modelit tradicional të ndërmjetësimit.Gjithnjë e më tepër po shkohet drejt një epoke kryesisht teknologjike në të cilën blerësit dhe shitësit e pasurive të paluajtshme po mbështeten kryesisht në shërbimet e pasurive të patundshme të drejtuara nga inteligjenca artificiale, duke bërë të mundur lënien ne hije të agjentëvë imobiliarë. Agjentët e pasurive të paluajtshme do të duhet të përshtaten me tendencat e reja të pasurive të patundshme të cilat kanë në qendër teknologjinë, në mënyrë që të qëndrojnë konkurrues. Por cilat janë hapat që duhet të mbajë parasysh një agjent imobiliarë që të mos dalë jashtë tregut?

I. Të jenë të shpejtë dhe fleksibël në përshtatjen me teknologjinë e fundit;

II. Rritja e vëllimit të  transaksioneve për të balancuar tendecen në ulje te komisioneve;

III. Fokusimi maksimal tek klienti dhe ofrimin e përvojes në mënyrë të përkryer;

 

Konkluzione

Evolucioni galopant i teknologjisë po ndryshon në mënyrë frenetike mënyrën e të bërit biznes në industrinë e pasurive të paluajtshme. Teknologjia mbulon pjesën më të madhe të industrisë së pasurive të paluajtshme hartimin, financimin, ndërtimin dhe marketingun. Sot ka shumë zgjidhje që ofrojnë lehtësi si për shitësit e pronave ashtu edhe për blerësit. Këto zgjidhje janë me kosto efektive dhe u ofrojnë subjekteve mundësinë për tu lidhur në një nivel që ishte i pamundur dekada më parë. Gjithashtu ju lejon shoqërive tregtare të ndërtojnë marrëdhënie të drejtëpërdrejta me publikun e gjerë. Realiteti virtual është duke automatizuar me hapa të mëdha të gjithë proçesin e kryerjes së një transaksioni.Tashmë individët mund të bëjnë kërkimet e veta në internet në lidhje me pronën që deshirojnë, të flasin drejtpërdrejtë me pronarët apo agjentët,të nënshkruajnë kontratën elektronikisht dhe gjithashtu të bëjnë pagesat në mënyrë atuomatike. Teknologjia po avancon në ato nivele që iu bëjnë të mundur individëve që janë të interesuar për një pronë të shikojnë virtualisht çdo detaj pa qenë fizikisht prezent. Po shkojmë drejt një epoke kryesisht teknologjike në të cilën blerësit dhe shitësit e pasurive të patundshme do të mbështeten kryesisht në shërbimet e drejtuara nga inteligjenca artificiale çka sjell për Agjentët Imobilarë një nevojë të shtuar për të qenë vigjilentë ndaj ndryshimeve transformuese të industrisë, me qëllim përshtatjen e shërbimeve të tyre me hapin dhe kërkesat e kohës.

 

 

[1] https://www.fool.com/millionacres/real-estate-market/what-does-the-future-of-real-estate-look-like-for-investors/

[2] https://www.softermii.com/blog/technologies-in-real-estate-proptech-trends-the-changing-industry