PSE REALPAS?

 

 

 

Sepse Realpas është themeluar nga profesionistë të suksesshëm dhe me një eksperiencë shumëvjeçare në fushën e konsulencës ligjore dhe menaxhimit të pasurive të paluajtshme të cilët në çdo ditë të punës së tyre, janë të dedikuar maksimalisht për t’jua bërë më të lehtë rrugën drejt blerjes apo shitjes së pasurisë tuaj të ëndrrave apo kryerjes së një investimi i cili do t’ju mundësojë fitime të konsiderueshme.

 

 

Realpas sepse, përmes bashkëpunimit me partnerin strategjik, studio ligjore Ts Consulting sh.p.k, ofron, konsulencë ligjore në lidhje me të gjitha aspektet që lidhen me investimet mbi pasuritë e paluajtshme; procedurat mbi fitimin e titullit të pronësisë, regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë ZRPP; Due Diligence të pasurive të paluajtshme objekt transaksioni, etj.

 

 

Të gjesh ambjentin e duhur me çmimin e duhur apo krijimin e një biznesi të ri nuk është një proces i thjeshtë, pasi kjo shpesh kërkon kohë, energji dhe informacion të gjërë mbi tregun e pasurive të paluajtshme të cilën jo gjithmonë e kemi në dispozicion. REALPAS, ofron për të gjithë vizitorët e saj, një larmi pronash të kategorive të ndryshme të cilat publikohen në mënyrë të vazhdueshme në platformën www.realpas.al dhe portalet zyrtare Facebook, Instagram, Linkedin, Google+, Pinterest,  Raiffeisen Bank, Gazeta Celesi etj.

 

 

Nxitoni të listoni pasurinë tuaj duke klikuar mbi butonin VLERESO/LISTO PRONE, duke plotesuar të dhënat e pasurisë tuaj në formularin përkatës. Realpas ka në portofolin e tij vetëm pasuri të paluajtshme të pajisura me të gjitha dokumentat e rregullt ligjor  te nevojshem per transferimin e rregullt te titullit te pronesise. Stafi ynë do t’ju udhëzojë më tej në mënyrë specifike për paraqitjen sa më të mirë të pronës tuaj.

 

Keni një pasuri të paluajtshme por nuk keni kohë dhe mundësi të kujdeseni për të? Jetoni jashtë vendit dhe e keni të pamundur që të kujdeseni për pasuritë e paluajtshme që ju zotëroni? Realpas ju vjen në ndihmë me një shërbim gjithëpërfshirës të menaxhimit të pasurisë së paluajtshme, i cili mbulon përfaqësimin e interesave tuaj në marrdhënien kontraktore me qeradhënësin/qeramarrësin, ofrimin e asistences teknike për të gjitha dëmtimet që mund ti shkaktohen ambientit tuaj gjatë periudhës së qerasë, shlyerjen e të gjitha detyrimeve fiskale që lidhen me pronën. REALPAS vjen me një eksperiencë disa vjecare në këtë fushë dhe aktualisht menaxhon në mënyrë efikase që prej vitit 2012 të gjitha pasuritë komerçiale pranë ALPAS BUSSINES CENTER  në Tiranë.

 

REALPAS eshte perfaqesues i autorizuar i disa prej projekteve me te rendesishme ndertimore ne Shqiperi, ku permendim   bashkëpunimin me partnerin  “Green Coast sh.p.k”  per projektin turistik “Green Coast Luxury Resort”, i cili po ndërtohet në brigjet e detit Jon, në një nga plazhet më të bukur të rivierës Shqiptare, në zonën e Palasës. Realpas mundëson ndërmjetësimin për shitjen e pasurive të paluajtshme të këtij resorti luksoz dhe unik në Shqipëri. 

 

 

Realpas mundëson vlerësimin e pasurisë tuaj me një klikim të vetëm. Mjafton te klikoni mbi opsionin  VLERESO/LISTO PRONE dhe te hidhni te dhenat e kerkuara dhe do të gjenerohet automatikisht çmimi mesatar i zonës ku ndodhet pasuria juaj, informacion ky i cili del mbi bazën e të dhënave statistikore te sakta të mbledhura në mënyrë të përditësuar nga tregu imobiliar.Nëse ju dëshironi një vlerësim specifik të pasurisë tuaj, atëherë  mund te lini një takim me njërin prej agjentëve tanë, për një vizitë në pronë dhe kryerjen e një analize më të detajuar të vlerës së pasurisë suaj në tregun imobiliar. 

 

 

SEPSE REALPAS ESHTE PARTNERI YT STRATEGJIK !