TË INVESTOSH NË SHQIPËRI

 

Në aspektin ekonomik ,Investim i huaj është një proces në të cilin investitori duhet të kuptojë dhe njohë faktorët që ndikojnë në rezultatin final si :tregu, fitimi dhe risku,ndikimin e taksave,normat e shfrytëzimit të pasurisë si dhe normat e borxhit.[2]

 

Për sa i përket investimit në pasuri të paluajtshme duhen marrë në konsideratë :

1.Lloji i pasurisë së paluajtshme ( pasuri rezidenciale,tregtare etj.)

2.Mënyrën e financimit të pasurisë së paluajtshme.[3]

3.Përqindjen e taksës që aplikohet në varësi të vendit.

 

Por përse të investosh në Shqipëri ?

Sipas Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve ,Shqiperia ofron një mjedis të favorshëm në raport me investimet e huaja , fakt ky qe lidhet kryesisht me :

1– Vendndodhje gjeografike shumë të favorshme dhe strategjike.

-Mikroklime favorizuese për sektorë si turizmi dhe agrikultura,

-Urë lidhëse mes Europës Veriore dhe Jugore ( porte , rrugë , aeroporte).

-Afërsia me tregjet Europiane.

2- Popullësi e re e arsimuar.

-Gjuhët e huaja si : Anglisht, Italisht, Greqisht jane gjerësisht të folura,Gjermanishtja dhe   Frëngjishtja janë përfshirë në sistemin arsimor .

-Krah pune dinamik.

3- Stabilitet makroekonomik

-Çmime të qëndrueshme.

-Norma të ulta të inflacionit.

4-Mjedis rregullator ndaj biznesit.

-Kuadri ligjor në përputhje me BE.

-Sistem online për taksat dhe pagesat

5-Kuadër ligjor favorizues për Investimet e Huaja , Ligji nr.7764, datë 2/11/1993 “Për Investimet e Huaja”.

-Rregjistimi i biznesit ne QKR dhe regjistrimi i pasurive së paluajtshme në ZRPP.

-Turizmi prioritet i qeverisë për 2017 e në vazhdim.

-Shqipëria ështe vend me potenciale të mëdha :

-Vije bregdetare 316 km

-Diversitet zonash malore.

 

Të dhënat kryesore lidhur me Shqiperinë

Shqipëria është e vendosur në zemër të Mesdheut me nje vendodhje tejet strategjike në Ballkanin Perëndimor.Ajo kufizohet me kufi tokësorë nga Greqia, Maqedonia, Mali i Zi dhe lidhet nëpërmjet detit Adriatik me Italinë. Shqipëria është një portë hyrëse e rëndësishme për Evropën Lindore dhe Ballkanin.

Një vështrim mbi ekonominë e Shqipërisë

E ndodhur në një prej korridoreve më të rëndësishme të Europës , Shqipëria gëzon një pozicion të rëndësishëm strategjik,ekonomik dhe gjeografik.

Si një shtet i përqëndruar në lehtësirat e të bërit biznes, taksat e ulta dhe forcës punëtore të arsimuar dhe tejet të motivuar për të punuar ,Shqipëria konsiderohet si vendi më energjik dhe më interesant për investime ndërkombëtare. Ekonomia Shqiptare prej disa viteve ka lëvizur me hapa të shpejtë drejt një modeli liberal ndaj investimeve, duke pasur parasysh që investimet luajnë një rol kyç në proceset transformuese ekonomike.

Pas viteve 90, ekonomia shqiptare ka shënuar rritje te vazhdueshme, por kjo ka qenë një rritje e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë. Normat e rritjes pësuan një rënie me rreth 6% deri në vitin 2008 dhe afersisht 2.3%  pas këtij viti. Periudha e viteve 2000-2008 ka qenë një periudhe rritjeje ekonomike. Një ndër faktorët kryesorë që çoi në rritjen ekonomike në këtë periudhë ishte zhvendosja e burimeve nga sektorët më pak produktivë si agrikultura, tek sektorët me produktivitet më të lartë si ndërtimi dhe shërbimet ,duke i dhënë rëndësi teknologjisë së lartë , mbështetjes me anë të kredive bankare dhe kostove të ulta ,në fillimet e rritjes ekonomike. Kryesisht, rritja ekonomike përgjatë kësaj periudhe ka qenë e nxitur nga investimet e larta private si dhe nivelet e larta të konsumit , megjithëse pavarësisht kësaj, eksporti ka mbetur në nivele të ulta.

Vitet e Fundit  Shqipëria ka arritur një rritje të konsiderueshme ekonomike si pasojë e tregtisë ndërkombëtare me vendet e rajonit , si edhe me shtetet jo Europiane.Bazuar edhe në të dhënat e nxjerra nga Instituti i Statistikave (INSTAT), Shqipëria ka rritur eksportet vecanërisht me Kinën.Partnertët kryesorë tregtarë të Shqipërisë jane  kryesisht vendet e rajonit Partneri kyesor në biznes i Shqipërisë mbetet Italia.

Përvec pozicionit strategjik e favorizues Shqipëria ka një sistemi bankar të fuqizuar në të operojnë banka të mirënjohura si, Societte Generale` ,Raiffeisen Bank etj ,duke ofruar stabilitet e mundësi financimi në forma kreditimi të pakufizuara.Përpos kësaj sistemi i taksave në Shqipëri është mjaft stimulues për investitorët. Gjithashtu qeveria Shqiptare ka firmosur një sërë marrëveshjesh dypalëshe për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve në Republikën e Shqipërisë.Sistemi i taksave në Shqipëri nuk diskriminon investitorët e huaj dhe nuk  ka asnjë dallim ndërmjet investitorëve të huaj dhe atyre vendas .Vendi ynë ka nënshkruar Traktate për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë me mbi 30 vende si : me Poloninë, Rumaninë, Malajzinë, Hungarinë, Turqinë, Çekinë, Rusinë, Maqedoninë, Kroacinë, Italinë, Bullgarinë, Suedinë, Norvegjinë, Greqinë, Zvicrën, Maltën, Francën dhe Belgjikën. Gjithashtu janë negociuar Marrëveshjet me Hollandën, Egjiptin dhe Jugosllavinë si edhe kanë filluar proçedurat për negocimin e Marrëveshjeve me Kinën, ShBA, Gjermaninë, Austrinë, etj. {4}

Oportunitetet për Investitoret e Huaj

Shqipëria është një shtet që ofron shumë mundësi investimi si për personat juridikë të huaj edhe për persona fizikë. Shteti Shqiptar ka një numër tejet të konsiderueshem me burime të pasura natyrore , përfshirë ; naftë, gaz,qymyr, hekur,bakër,krom, ujë dhe hidrocentrale. Fusha të tjera me interes të lartë përfshijmë ujrat termale, burimet alternative të prodhimit të energjisë, bujqësinë, sektorët industiale si janë :tekstilet, përpunimi i lëkurës, këpucëve ,pasticeria dhe përpunimi i mishit.

Turizmi në Shqipëri është gjithashtu një sektor në rritje,dhe  shumë turistë të huaj e vizitojnë vendin përgjatë cdo viti .Turizmi paraqet një nga investimet me më shumë perspektivë në vend. Shqipëria ofron pamje të mrekullueshme malore, me një bregdet dhe vijë bregdetare të bukur, histori  e kulturë të lashtë.Turizmi për vendin tonë përbën një nga atraksionet kryesore për investitorët e huaj.

Investimi i gazsjellsit më të madh Trans-Adriatik do të sjellë përfitime të larta për Shqipërinë si një nga investimet e huaja direkte më të mëdha ai do të ketë një rol të rëndësishëm në shumë sektorë si : transporti,prodhimi,sherbimei. Tubacioni gazsjellës do të shtojë sigurinë e energjisë më të re të gazit natyror në Europë.

 

Garancitë e ofruara  nga Legjislacioni në fuqi  mbi Investimet e Huaja

Legjislacioni Shqiptar në lidhje me investimet e huaja  në pasuri  te paluajtshme ështe tejet favorizues dhe mbrojtës.Ligji nr.7764 date 2.11.1993 “Për “Investimet e Huaja” është miratuar për herë të parë në vitin 1993 dhe është ndryshuar së fundmi ne 2010 ku parashtron një sërë instrumentash mbrojtës për investitorët e huaj.

Ligji për Investimet e Huaja u siguron “mbrojtje të veçantë shtetërore” investitorëve që investojnë projekte të cilat e  tejkalojnë vlerën 10 milionë euro.Një mbrojtje e tillë jepet në rastet kur lind një mosmarrëveshje midis një investitori të huaj dhe një pale private që pretendon titullin mbi tokën ku projekti, është ose do të ndërtohet dhe / ose zhvillohet.

 

Ndryshimet e fundit në ligjin nr 7764 date 2.11.1993  “Për Investimet e Huaja”(i ndryshuar)kanë sjellë një sërë garancish e mekanizmash  ligjorë mbrojtës për investitorët që paraqesin interes për vendin tonë.

-Garantimin e mosdiskriminimit dhe trajtimit të barabartë e të paanshëm të investitorëve sipas normave përgjithësisht të pranuara në të drejtën ndërkombëtare.

-Garantimi i parimit të lirisë së riatdhesimit të përfitimeve financiare të investimit.

-Garantimit e kompensimit efektiv, të menjëhershëm në përputhje me procedurat ligjore në rastet e shpronësimit per interes publik .

Kuadri ligjor në fuqi garanton një trajtim të barabartë te investitorët të huaj  dhe atyre vendas duke mos u kushtëzuar nga ndonjë autorizim paraprak , me përjashtim të pronësisë mbi tokën .Ky aspekt rregullohet në ligjin nr. 7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve” i ndryshuar dhe ligjin nr. 8337, datë 30.04.1998 “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, pyjore, livadheve dhe kullotave”i cili  përcakton se :subjektet fizike dhe juridike te huaja nuk kanë të drejtë të blejne apo të marrin pronësi : tokë bujqësore, pyje, ara, kullota.Mund t’i disponojnë kategori të tilla prone vetem nëpërmjet kontatave të qerasë për një afat maksimal 99 –vjecar . Përjashtimisht në rastet e tokës truall, subjektet e huaja mund të blejnë tokë, me kusht që vlera e investimit mbi tokën të jetë sa trefishi i vlerës së tokës.

Megjithatë kufizimi i mësipërm nuk është faktor pengues pasi për arsye kryerje investimesh në Shqipëri subjektet e huaja  mund te investojnë në kapitalin e një shoqërie tregetare shqipëtare permes pjesëmarrjes në kapitalin aksionar apo themelimit të një shoqërie përmes te cilës mund të blejnë  lirisht tokën bujqësore apo truallin në emër të kësaj të fundit.

 

Politikat  fiskale incentivuese mbi Investimet e Huaja ne Shqiperi .

Shqipëria është një vend që ofron çmime relativisht të ulta në tregun e pasurive të paluajtshme  në krahasim me vendet e tjera të rajonit.Tërheqja e investimeve të huaja mbetet një sfidë për cdo vend po ashtu edhe për vendin tonë, e vecanërisht në kushtet e globalizmit.Shqipëria ka treguar që edhe në periudhë krize ka mbajtur një performancë pozitive dhe të qëndrueshme përsa i përket kushteve të tregut.Objektivi i deklaruar i Qeverise mbi kthimin e Shqiperise në një destinacion të  nivelit të parë turistik në 5 vitet e ardhshme, mendohet që të sjellë eventualisht edhe përmirësimin e infrastruktures se nevojshme shumëplanëshe  per stimulimin e investimeve te huaja te cilat kane ne fokus zhvillimin e projekteve turistike.

Megjithatë, edhe në të shkuaren , qeveritë paraardhese janë përpjekur që të krijojnë permes nismave te ndryshme politike,zhvillimin e sektorit të ndërtimit , turizmit dhe energjitikes nisur nga fakti se këta janë sektorët të cilët përdorin intensivisht burimet njerëzore, zhvillimi i tyre mund të ndikojë uljen e papunësisë ne vend .Me qëllim krijimin e një fryme besimi dhe shmangjen e burokracive Shqipëria ka ndërmarrë reforma për të lehtësuar investimet dhe për të rritur aftesite konkuruese te Shqiperise ne tregjet nderkombetare , ndër to permendim {5}:

1.Reforma one-stop-shop (një sportel aplikimi) ,për regjistrimin elektronik të biznesit).Hapi i parë i kësaj reforme ka nisur që në 2007.Tashme procedura e rregjistrimit të biznesit realizohet në vetem 30 minuta në një sportel të vetëm .Të dhënat e shoqërive të regjistruara janë të aksesueshme ne kohë reale nga institucionet tatimore,autoritetet lokale etj,

2.Krijimi i Qëndrës Kombëtare për aplikimet energjitike , si nje institucion bashkerendues dhe lehtesues  mbi  procedurat e marrjes se lejeve dhe autorizimeve te nevojshme per ngritjen dhe funksionimin e te gjitha llojeve te projekteve  ne fushen e energjise elektrike .

3.Dixhitalizimi dhe Regjistri Kombëtar i Lejeve dhe Licencave.Ky sistem mundëson ofrimin e licensave profesionale për një gamë të gjerë aktivitetesh tregetare.

4.Shërbimet e taksës elektronike, përfshijnë deklarimin dhe pagesën e TVSH-së, deklarimin dhe pagesën e tatimit mbi fitimin , deklarimin dhe pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore . Që prej vitit 2008 dhe ne vijim ne vitin 2010 me ane te VKM nr.55, datë 03/02/2010, Për deklarimin e detyrueshëm të deklaratave tatimore dhe të dokumentave të tjera tatimore , vetëm nëpërmjet formës elektronike, i ndryshua këto shërbime ofrohen në mënyrë të plotë.

5.Rregjistrimi i dixhitalizuar i pasurive të paluajtshme. Ky mekanizëm është kompleks por është bërë për të qatësuar të gjithë problematikat dhe çështë më e rëndësishmja , titujt e sigurt të pronësisë mbi tokën apo pasuri të tjera të palujtshme e bëjnë më të sigurt partneritetin e biznesit në fushën e ndërtimeve.

 

[1] Ligji nr.7764 , date 2/11/1993” Per investimet e huaja”(i ndryshuar)

 

[2] Kripa Dorina “Drejtimi I pasurive te paluajtshme” fq68.fq89

 

[3] Kripa Dorina “Drejtimi I pasurive te paluajtshme” fq 90.

{4} www.aida.gov.al

{5} Malltezi Argita “E Drejte Biznesi”