Çdo investim që ka për qëllim përmirësimin e disa aspekteve të pasurisë të paluajtshme padyshim sjell rritjen e vlerës së saj në tregun imobiliar. Për çdo pasuri ka mënyra të larmishme për të shtuar vlerën të cilat mund të aplikohen për këtë qëllim . Pavarësisht qëllimit për të cilin kryhen (qëllime komoditeti apo për rritjen e vlerës para shitjes së saj), kur bëhen në mënyrën e duhur dhe me koston e duhur rinovimet mund të bëjnë mrekulli për vlerën e një pasurie te paluajtshme .
Mund të jetë e vështirë të vendosësh se cfarë pëmirësimesh e rrisin vlerën e një prone dhe cfarë jo. Rinovimet mund ta transformojnë një pronë por jo të gjitha do të rrisin vlerën e saj, madje një pjesë do ta bëjnë më të vështirë shitjen e saj të ardhshme. Është e rëndësishme të mbahet parasysh para se të investohet në një pronë, se përgjithësisht shpenzimet e bëra për përmirësimin e pronës nuk do të rikthehen tërësisht në momentin që pasuria shitet. Ndodh që shitësit të presin rritje të konsiderueshme të vlerës së pasurisë së paluajtshme, duke synuar çmime të cilat nuk shkojnë paralelisht më vlerën reale të pronës në treg dhe duke dekurajuar blerësit potenciale.
Ka disa rregulla të arta që duhen patur parasysh lidhur me rinovimin.
Rregulli i parë është të mos shpenzohet asnjëherë më tepër se sa është e nevojshme. Asnjëherë nuk këshillohet të investohet në përmirësime të cilat e rrisin vlerën e një prone më shume se 20% të vlerës ekzistuese. Në përgjithësi nuk është e këshillueshme të bëhen investime të cilat e rrisin çmimin e pronës në mënyrë të krahasueshme me pronat e ngjashme në të njëjtën zonë, kjo për shkak se vlera e një prone ndikohet kryesisht nga vlera e pasurive rrethuese, dhe blerësit kanë tendencën të mos shfaqin interes për prona të cilat kanë një çmim dukshëm më të lartë se sa vlera mesatare e shitjes së pasurive në të njëjtën zonë.
Së dyti duhet të tregohet kujdes me standartin e përmirësimeve të kryera. Duhet patur kujdes që puna e kryer të jetë e një standarti profesional, punimet e bëra pa cilësi kanë tendencën ta ndikojnë negativisht vlerën e një prone. Gjithashtu është e rendesishme mbajtja e një pasqyre financiare për të gjitha shpenzimet e kryera, në mënyrë që më vonë t’i prezantohet blerësve të mundshëm.
Së treti, çelësi për një rinovim të pershtatshem është përmirësimi i aspekteve të pasurise që tërheqin më tepër vëmendjen. Për shembull, në rastin e një shtëpie banimi një riparim kuzhine dhe banjo, një rregullim i derës së përparme, ose një pamje e freskët e re në kopsht mund të jete rinovimi i duhur ne raport me imazhin qe perceptohet nga bleresi potencial.
Së katërti, prona duhet të modelohet brenda kufijve estetikë të tregut të kohës përndryshe rrezikon të humbasë blerësit e ardhshëm. Rimodelimet emocionale sipas shijeve specifikë të pronarit janë rrallëherë të mirëpritura në treg për shkak se shijet janë subjektive. Por tendencat estetike të kohës ndikojnë në masë të gjerë blerësit dhe vendimet e tyre. Pra një prone e rinovuar sipas tendencave të përgjithshme ka shumë më tepër mundesi të ketë sukses në tregun imobilar se sa një pronë e rinovuar sipas preferencave emocionale të pronarit.
Janë 4 pika kryesore për tu përqëndruar gjatë rinovimit të një prone:
1. Rinovimi duhet ta bëjë pronën më tërheqëse.
Nësë një pronë perceptohet këndshëm për syrin shancet e saj për të terhequr blerës potencial rriten automatikisht.. Rinovime të vogla që e bëjnë një pronë më terheqëse kanë një ndikim të madh. Lule në oborrin kryesor, shkallë të lyera më uniformitet, një dysheme e shtruar me parket, ngjyra muri në harmoni me mobilimin etj. Të gjitha këto janë përmirësime me pak shpenzime, të cilat mund të kryhen nga cdo blerës i mundshëm, por blerësit ashtu si edhe shitësit kanë tendencën të jenë emotive në zgjedhjet e tyre.
2. Investoni në rinovime qe rrisin eficencen e perdorimit te pasurise .
Rinovimet më qëllim konservimin e energjisë mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në vlerën e shtëpisë, veçanërisht në vendet që përjetojnë verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë. Mund të merren në konsiderate dritare të dyfishta, izolim i përmirësuar në cati dhe në mure, ndriçim LED dhe pajisje efikase ngrohje dhe ftohje si një mënyrë për të rritur vlerën e shtëpisë dhe për të tërhequr blerës të ndërgjegjshëm. Për investime më të mëdha mund të shtohen panele diellore, por për shkak të vlerës së tyre të lartë një investim i tillë bën sens nëse ambjenti synohet të përdoret nga pronari disa kohë duke kursyer kështu në energji dhe ta shesë në një kohë të papërcaktuar. Investimi në panele diellore për një pronë që do të shitet së shpejti mund të mos jetë një investim i zgjuar.
3. Investoni per krijimin e hapsirave .
Një nga rregullat bazë është se hapsira shet. Pronat me korridore labirint dhe dhoma të ndara nuk gjejnë më kërkesë. Në një kohë kur hapsira është luks cdo hapsirë duhet shfrytëzuar. Këshillohet të shemben muret ndarës, të eleminohen korridoret e ngushtë dhe kuzhinat e ndara nga dhomat e ndenjes. Cdo hapsirë e pashfrytëzuar e zvoglon vlerën e shitjes së një shtëpie.
4. Investoni në sistemet operative .
Në epokën e teknologjise sipas një sondazhi të vitit 2018 nga Coldwell Banker, pajisjet e sigurisë janë një nga elementët kryesore të cilët blerësit synojnë në shtëpitë e tyre të reja. Këto pajisje të sigurta dhe të zgjuara përfshijnë termostatët,detektorët e zjarrit, detektorët e monoksidit të karbonit, kamerat e sigurisë, drynat inteligjentë të derës dhe ndriçimi.
Ndërkohë që shtimi i elementëve të teknologjisë së zgjuar nuk rrit gjithmonë vlerën e shtëpisë, ajo e bën ate me terheqese , dhe gjithashtu kushton më pak se një numër rinovimesh të tjera.
Cilat janë projektet që rrisin me tepër vlerën e pasurisë tuaj dhe cilay janë projektet më pak të rekomandueshme?
Ndër rinovimet që rrisin më tepër vlerën e një pasurie në treg do të përmendim:
- Rinovimet në kuzhinë dhe në tualet
- Përmirësim i fasadës së ndërtesës
- Lyerja e mureve të brendshëm
- Riorganizim i kopshtit
Ndërkohë që investimet më pak fitimprurëse kanë një nga këto tre defekte: kanë kosto shumë të lartë, përfshijnë një hapsirë e cila nuk përdoret tëpër në jetën e përditshme, ose reflektojnë shumë nga shija personale e pronarit.
Në rinovimet të cilat nuk do ta rrisin vlerën e pronës përfshijmë:
- Transformimi i një dhome gjumi në një zyrë.
- Tranformimi i një garazhi në një dhomë ekstra
- Shtimi i një kuzhine super luksoze në një shtëpi me vlerë mesatare etj.
Cilat janë trendet më të fundit të arredimit?
Kur është fjala për rimodelimin dhe dekorimin e shtëpisë, cdo informacion qe lidhet me tendencat e fundit eshte tejet i dobishem. Nuk ka rregulla fikse kur bëhet fjalë për interiorin e nje shtëpie apo zyre, por padyshim të gjithë mund të përdorin disa këshilla për te ndjekur tendencat më të fundit te propozuara nga profesionistë të fushes .
Nëse jeni duke ndërtuar një shtëpi të re, duke rinovuar një dhomë, ose thjesht duke kërkuar përditësime dhe përmirësime në shtëpinë tuaj, më poshtë është një listë e disa prej tendencave më të fundit:
1. Ngjyra
Një nga trendet më të nxehta të shtëpisë për vitin 2019 është ngjyra, sipas Houzz, një platformë për remodeling dhe dizajn. Pas viteve të bardha dhe bezhë, të sigurta dhe neutrale, pronarët e shtëpive janë duke u tërhequr drejt ngjyrës së pasur në çdo gjë, nga pajisjet e kuzhinës dhe kabinetet, në mobilje dhe sende dekorative. Ky infuzion i ri i ngjyrës, sidomos blusë dhe te gjelbrës, aplikohet kudo, duke përfshirë muret, dyert dhe madje edhe kornizat e dritareve. Në fakt, sipas Sherëin-Ëilliams 2019 Ngjyra e Vitit është një ngjyrë e thellë, madhështore e quajtur "Oceanside".
Ngjyrat e ngrohta përcjellin ndjesinë e rehatisë, dhe në kushtet ku arredimi i shtëpive synon drejt komoditetit, nuk ka asgjë më të këndshme së sa të kthehesh pas një ditë të lodhshme në një shtëpi që të përcjell ngrohtësi dhe ndjesi pozitive.
2. Një prekje natyre.
Ndërkohë që bimët në shtëpi nuk dalin asnjëherë nga moda, bimët dekoruese mbi mobilje janë një risi e 2018. Bimët janë një mënyrë e lehtë për ti shtuar hijeshi banesës pa shpenzuar shumë dhe kanë tendencën ti shtojnë ngjyra cdo hapsire.
Gjithashtu mund të përfshihen pëlhura natyrore dhe produkte druri në vazot e bimëve, duke i dhene nje prekje finese ambjentit. Pllakat e drurit të gdhendura me dorë ofrojnë një element të natyrshëm, të thjeshtë por të fuqishëm.
3. Pllaka shumëngjyrëshe dhe me motive për tualete.
Shumë pronarë banesash të cilët synojnë të rinovojnë dëshirojnë të shtojnë ngjyrë dhe stil kudo ku munden – dhe tualeti nuk përbën përjashtim. Këto ditë pllakat vijnë në çdo ngjyrë dhe model imagjinueshëm, dhe madje edhe një instalim me çmim modest mund ti shtojë shumë dhe hijeshi një banese.
4. Planimetritë open floor.
Kjo tendencë ka vite që është në rritje por kohët e fundit po vërehet një kërkesë e konsiderueshme nga blerësit për shtëpi të cilat kanë një planimetri kuzhinë + dhomë ndenje open foor. Planimetritë open floor kanë një numër avantazhesh. Jo vetëm që e bënjnë një hapsirë të duket më e madhe, por gjithashtu e bëjnë procesin e të gatuarit, të ngrënit dhe çlodhjes në një vend më informal, fleksibël dhe të rehatshëm. Kuzhina e lidhur me dhomën e ndenjes shton një numër komoditetesh në jetën familjare. Në këtë mënyrë nënat mund ti kenë fëmijët në sy ndërkohë që janë duke gatuar, miqtë dhe të ftuarit e kanë më të lehtë të rehatohen për kafe dhe biseda. Gjithashtu hapsirat e hapura i japin më shumë dritë ambjentit dhe lejojnë më tepër hapsirë për mobilje.
5. Më shumë dritare dhe dritë natyrale.
Gjatë ditës të gjithë e shijojnë dritën natyrale. Dritaret më të gjera e ndryshojnë fytyrën e një shtëpie. Shumë dritare të vjetra kanë zhvilluar një shtresë në xham dhe kornizat shpesh kanë shumë shtresa boje. Përveç kësaj, shumica e dritareve të reja janë efikase për kursimin e energjisë, kështu që ato e mbajnë temperaturën e brendshme të qëndrueshme duke ndihmuar në kursimin e parave në faturat e energjisë. Zgjerimi i dritareve dhe shtimi i dritareve të reja është një këshillë që të gjithë duhet të ndjekin.
Kur mendoni të rrisni vlerën e pronave tuaja përmes rinovimeve duhet t’i mbani pritshmëritë reale. Përditësimet rrallë marrin 100% të kostos së tyre, por ato mund ta bëjnë familjen tuaj të ndjehet më rehat dhe madje të ndihmojnë për një shitje më të shpejt të pronës.
Duhet treguar kujdes për të mos investuar me shume se sa eshte e nevojshme ne një pronë. Pavarësisht dëshirës për përmirësimin e imazhit dhe funksionalitetit të pronës duhet të tregohet kujdes në mënyrë që të mos tejkalohet potenciali i pronës. Askush nuk dëshiron të shpenzojë një shumë parash për një rinovim për të cilin nuk do të shohë kthim të investimit.
Para se të rinovosh, bëj disa kërkime në zonë për të zbuluar se sa do të vlejë prona pas renovimeve, e njohur edhe si Vlera Pas Riparimit. Sapo të vlerësoni me saktësi këtë vlerë të re, mund të zbritni çmimin që keni paguar për shtëpinë dhe ajo që ka mbetur është çmimi maksimal që duhet të shpenzoni për rinovimin dhe çdo kosto ekstra siç janë pagesat e financimit dhe shpenzimet e banimit nëse prona do të qëndrojë e zbrazët ndërsa kryhen rinovimet.
*****