KONSULENCË LIGJORE MBI INVESTIMET NË PASURI TË PALUAJTSHME

KONSULENCË LIGJORE MBI INVESTIMET NË PASURI TË PALUAJTSHME

  • Konsulencë ligjore mbi investimet në pasuri të paluajtshme

     

    Investimi në pasuri të paluajtshme është po aq i hershëm e i lashtë sa edhe vetë ekzistenca e pronës. Pasuritë e paluajtshme ofrojnë shumë mundësi për të gjeneruar fitime. Një pasuri mund të blihet ose merret me qera fillimisht sipas një vlerësimi fillestar i cili në vijmësi të viteve, rivlerësohet dhe cdo rritje në vlerë, sjell fitime të larta për zotëruesin e pasurisë. Investimi në pasuri të paluajtshme nënkupton përdorimin e instrumenteve financiarë në dispozicion të një individi apo shoqerie tregetare, për blerjen e një pasurie të paluajtshme me qëllim përftimin e të ardhurave që vijnë nga shfrytëzimi i saj në qarkullimin civil.

     

    REALPAS ofron për klientet e saj, përmes bashkëpunimit më partnerin e saj strategjik, studios ligjore Ts Consulting sh.p.k, konsulencë ligjore në lidhje me të gjitha aspektet që lidhen me investimet mbi pasuritë e paluajtshme; procedurat mbi fitimin e titullit të pronësisë, regjistrimin e pasurive të paluajtshme pranë ZRPP; Due Diligence të pasurive të paluajtshme objekt transaksioni, etj. Për tu njohur më gjërë në lidhje me shërbimet e tjera të ofruara nga kjo studio ligjore klikoni mbi logon e TS CONSULTING .