NDËRMJETËSIM MBI TRANSAKSIONET E PASURIVE TË PALUAJTSHME

NDËRMJETËSIM MBI TRANSAKSIONET E PASURIVE TË PALUAJTSHME

  • Ndërmjetësim mbi transaksionet e pasurive të paluajtshme

     

    Kur bëhet fjalë për të kryer transaksione të rëndësishme siç mund të jetë blerja e një shtëpie apo dhe njësie biznesi, njerëzit shpesh hasen me problematika të shumëllojshme, koha është e pamjaftueshme, nuk kanë njohuritë e duhura rreth pasurisë së paluajtshme, nuk kanë njohuri rreth transaksioneve apo planit urbanistik të zones etj. Për këto dhe shumë arsye të tjera është e domosdoshme kontakti me një agjent imobiliar i cili është i pajisur me të gjithë njohuritë e duhura lidhur për pasurinë, vlerën e cmimit, të dhëna rreth ndërtimit apo elementeve funksionale të pasurisë, statusin juridik, procedurat e shit-blerjes etj. Agjenti në këto raste është një vlerë e shtuar në këtë proces pasi bën një punë kërkimore mjaft intensive dhe cilësore për t’u krijuar lehtësitë maksimale në kohën më të shkurtër të mundshme me qëllim final, realizimin e transaksionit me sukses. Realpas ju vjen në ndihmë përmes stafit të tij të kualifikuar dhe me eksperiencë në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, për ndërmjetësimin e shitblerjes apo qeradhënies e qeramarrjes së pasurisë tuaj. Nxitoni të lini një takim me njërin prej agjenteve tanë përmes telefonit apo emailit, për tu informuar më gjërë rreth këtij proçesi.