Sipërmarrja në ditët e sotme është një ndër levat kryesore të rritjes ekonomike. Kapitali human dhe sjellja sipërmarrëse klasifikohen si dy ndër indikatorët më të rëndësishëm të rritjes dhe zhvillimit ekonomik botëror.

Fillimi i një viti të ri është gjithmonë një nga periudhat më të mira për të rishikuar strategjinë tuaj të investimeve. Viti i ri 2020 është një kapitull që pret të shkruhet. Gjithashtu, të mos harrojmë se ky vit përkon edhe me fillimin e një dekade të re. 

Sipërmarrja në ditët e sotme është një ndër levat kryesore të rritjes ekonomike. Kapitali human dhe sjellja sipërmarrëse klasifikohen si dy ndër indikatorët më të rëndësishëm të rritjes dhe zhvillimit ekonomik botëror. Para se të merrni vendimin për të investuar dhe për të gjetur një mundësi fitimprurëse, është me rëndësi të madhe të dihet se kur, ku dhe si te investohet. Sipërmarrja në ditët e sotme është një ndër levat kryesore të rritjes ekonomike. Kapitali human dhe sjellja sipërmarrëse klasifikohen si dy ndër indikatorët më të rëndësishëm të rritjes dhe zhvillimit ekonomik botëror.

Cilado qoftë arsyeja, investimi inteligjent  ndihmon në mënyrë të drejtpërdrejtë në shtimin e  pasurisë tuaj. Për shkak se ka shumë arsye për të investuar, ka edhe shumë mënyra për të investuar. Iniciativa për te investuar nuk do të thotë domosdoshmërish "gjithçka ose asgjë". Ju mund të vendosni të përdorni instrumente relativisht te sigurta për te investuar paratë tuaja.

Për të kryer një investim inteligjent dhe fitimprurës padyshim duhet kryer një analizë e hollësishme të atyre elementëve që bëjnë te mundur vënien në jetë të një projekti investimi  të cilat rast pas rast lidhen me :

1.Financimin:                                                      

Financimi është një nga funksionet më të rëndësishme të çdo investimi që luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e rritjes së biznesit. Përpara se të ndërmerrni iniciativën për të kryer një investim duhet të jeni të qartë për financimin, sa para do t’ju duhen për të implementuar tërësisht planin tuaj të investimit si  dhe burimet e financimit që do të përdorni, qofshin këto kursime personale,kredimarrje,partneriteti financiar me individë apo entitete ligjore etj. 

2. Niveli i ekspozimit ndaj risqeve financiare : 

Për riskun ka përkufizime dhe trajtime të ndryshme, në varësi te situatës, këndvështrimit dhe objektivave. Risku ka lidhje me pasigurinë, me mundësinë për të humbur, por edhe për të fituar. Për një biznes, risku paraqet mundësinë e ndodhjes së ngjarjeve që shkaktojnë luhatje dhe mosrealizim të objektivave. Risku mund të matet, të vlerësohet dhe sigurisht të menaxhohet (drejtohet). Ky është një proces i vazhdueshëm për një biznes, përderisa edhe risqet që shoqërojnë ecurinë e një biznesi janë gjithashtu të vazhdueshme. Faktorët e riskut për një biznes mund të jenë faktorë të ambientit të biznesit (të jashtëm) ose faktorë të vetë biznesit. Çdo biznes i nënshtrohet risqeve që vijnë si pasojë e ekonomisë ku ai operon, sistemit ekonomik dhe financiar, kulturës dhe ligjeve të vendit ku operon. Gjithashtu çdo biznes ka karakteristikat e tij, unike dhe specifike, që përveçse i shtojnë vlerë biznesit, i ulin ose i rrisin ekspozimin ndaj riskut.

 3.Rikthimi ne kapital:

 Studimi i investimeve ka treguar që jo të gjitha investimet sigurojnë kthim të vlerës së investuar . Nisur nga  investimi dhe risku që përcjellë këtë investim, varet edhe kthimi apo vëllimi i kthimit të investimit. Kthimi në raportin e kapitalit nganjëherë quhet kthim në vlerë neto , është raporti më i rëndësishëm i të gjithë përfitueshmërisë për pronarët e bizneseve. Kthimi në kapital lejon që pronarët e bizneseve të shohin se sa efektivisht po përdoren paratë që kanë investuar në firmën e tyre. Është në thelb një masë se si pronarët kanë dalë në lidhje me investimet e tyre në firmë. Thjesht, kthimi mbi kapitalin shihet zakonisht si matja e linjës së performancës së një firme.

 

4. Politikat fiskale/ Subvencionet:

Me politikë fiskale kuptojmë  iniciativa të caktuara ligjore qe ndërmerren herë pas here  nga shteti, në fushën e tatimeve, me të cilat synohet të ndikohet niveli i rritjes ekonomike. Politika të cakuara fiskale mund të incetivojnë investitorët të orientojnë investimin e tyre në një sektor të caktuar I cili përbën prioritet për Qeverinë.  

Subvencionet janë një formë e ndihmës financiare, në formë të të hollave apo të reduktimit të taksave, që jepen nga Qeveria për të ndihmuar realizimin e aktivitetit tregtarë në një sektor të caktuar. Qëllimi i subvencioneve është lehtësimi i barrës financiare të ndonjë sektori të veçantë apo ofrimi i ndihmës shëndetësore dhe të mirëqenies sociale për personat në nevojë duke qenë në interes të përgjithshëm të publikut.

5.Elemente të tjerë që bëjnë një oportunitet atraktiv (kontributi në komunitet etj.): 

Përgjegjësia sociale është ideja që investimet (bizneset) duhet të balancojnë aktivitetet fitimprurëse me aktivitetet prej të cilave përfiton shoqëria si e tërë. Marrëdhënia me shoqërinë dhe mjedisin në të cilën veprojnë bizneset është “një faktor kritik në aftësinë e tyre për të vazhduar të veprojnë në mënyrë efektive dhe po përdoret gjithnjë e më shumë si një element vlerësuar i performancës së tyre të përgjithshme”. Përgjegjësia sociale nënkupton që investitorët kanë për detyrë të veprojnë në interesin më të mirë të mjediseve të tyre dhe shoqërisë në tërësi. 

Realpas pas një hulumtimi te kujdesshëm ka identifikuar disa prej sektorëve qe vlerësohen si tejet atraktiv për investime në vitin 2020 si me poshtë vijon .

Investimet në Pasuri te paluajtshme 

Vitet e fundit në Shqipëri vihet re një tendencë në rritje e kërkesës për investime në pasuri të patundshme dhe sidomos të investimeve në projektet rezidenciale dhe turistike. Vazhdimisht ka patur diskutime dhe vlerësime të ndryshme, por duket që një pjesë e mirë e ekspertëve në fushën e ekonomisë bien dakord me faktin që investimi në fushën e pasurive të patundshme në tregun shqiptar, është një ndër investimet më të sigurta dhe që siguron të ardhura të vazhdueshme. Investimet në pasuri të paluajtshme sigurojnë të ardhura të qëndrueshme dhe më të larta se sipërmarrjet e tjera pasi kur blihen me çmimin e duhur  kane një rikthim të shpejtë ne kapital. Në përgjithësi, investimi në prona në tregun e pasurive të patundshme ka më pak rreziqe sesa investimet në e tjera. 

 

Industria Ushqimore

Shqipëria ka akoma një numër të ulët të fabrikave të përpunimit të ushqimit dhe produktet ushqimore kryesore janë të importuara nga vende të tjera. Tregu shqiptar ka nevoja të mëdha për produkte të tilla dhe e ardhmja ofron mundësi të shumta për investitorët sepse kërkesa për produkte ushqimore do vazhdojë të ngelet në nivele të larta. Industria ushqimore ka qenë gjithmonë një zonë tërheqëse për investime, pasi kompanitë që prodhojnë ushqime dhe pije janë më rezistente ndaj fenomeneve të krizës sesa sektorët e tjerë industrialë. Rrjedha e qëndrueshme e parasë, për shkak të ndryshimeve të vogla në kërkesën e konsumatorit, lejon industrinë ushqimore të përballojë periudha të gjata recesioni, duke e bërë këtë sektor më pak të ekspozuar ndaj rrisqeve. Ushqimi nevojitet çdo ditë, kështu që industria ushqimore premton kthim të kapitalit në një periudhë afat shkurtër. Gjithashtu, lidhur me lehtësirat dhe politikat fiskale shteti herë pas herë ndërmerr masa për të ndihmuar investitorët dhe për të rritur prodhimin vendas.

 

Bujqësia

Vitet e fundit është shënuar një progres i ndjeshëm në bujqësi, kjo edhe si rrjedhoje e kushteve të favorshme që Shqipëria ofron në saj të pozitës gjeografike. Megjithatë sektori bujqësor është i ekspozuar ndaj një varg risqesh që hasen shpesh. Këtu përfshihen risqet e klimës dhe motit, insektet dhe sëmundjet, të cilat bëjnë që sasia dhe cilësia e prodhimit të jenë shumë të paparashikueshme. Risqet e prodhimit intensifikohen nga risqet e çmimit, të kredive, risqet teknologjike dhe risqet institucionale. Menaxhimi i riskut në bujqësi varion nga mekanizmat informale si shmangia e bimëve me risk të lartë, diversifikimi sipas bimëve, dhe sipas burimit të të ardhurave në mekanizma formale si sigurimet në bujqësi, sistemi për mbështetjen e çmimit minimum, dhe tregjet e të ardhmes. Tendencat e fundit tregojnë që Shqipëria ka potencial për një sektor bujqësor modern dhe konkurues dhe mjedisin e duhur për të krijuar investime private të mjaftueshme. *Programi i subvencioneve të drejtpërdrejta nga buxheti shtetit i iniciuar në vitin 2008 dhe në vazhdim, ka dhënë frytet e tij duke dyfishuar prodhimin vendas dhe ulur ndjeshëm defiçitin tregtar. Kjo ka ndikuar në rritjen e sipërfaqeve të mbjella dhe përfitimin nga subvencionet e rreth mesatarisht 7,000 fermerëve në vit. Toka bujqësore në vendin tonë zë vetëm 24% të tokës gjithsej e në këtë sipërfaqe jeton sot 50% e popullsisë së vendit. Bujqësia mbetet një nga sektorët me potencial më të madh në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, kontributi i këtij sektori në prodhimin e brendshëm bruto në vitin 2017 ishte rreth 20%, pothuajse dyfishi i kontributit të të njëjtit sektor në vendet e rajonit (Kosovë 13.7%, Maqedoni 11.2%, Mali i Zi 10.2%, Serbi 9.46%). Gjithashtu, ky sektor dominon tregun e punësimit duke punësuar rreth 44.26% të totalit të punëmarrësve . Zonat rurale në Shqipëri kanë ende potencial të papërdorur në sektorin bujqësor për të rritur produktivitetin, cilësinë e produkteve, për të rritur aksesin në tregjet e eksportit dhe për të diversifikuar të ardhurat e familjeve rurale.

 Shërbime Dixhitale/IT

Në këtë epokë teknologjike, gjithçka është në internet, kështu që duhet të jetë e shpejtë. Kjo është arsyeja pse shërbimet dixhitale janë në kulmin e zhvillimit! Nuk ka kohë, çfarë mund të jetë më mirë sesa të bësh gjërat me një klik? Kur një person dëshiron diçka, ai do që ta marrë menjëherë, pa pritur gjatë! Shërbimet dixhitale janë trend sepse është shumë e "lehtë" për të trajtuar biznesin. Jo sepse kërkon më pak përpjekje, por për shkak të shpejtësisë dhe komoditetit  që këto shërbime ofrojnë. Shërbimi ne fushën e teknologjisë dixhitale  është një sektor me rëndësi që paraqet potencial për investime. Qeveria ndërmori një vit më parë një nismë për uljen e tatim fitimit për kompanitë që prodhojnë software nga 15%në 5% .Një investim në fushën e shërbimeve dixhitale  ka kosto te ulet  financiare, pasi shfrytëzohet kryesisht potenciali intelektual. Nëse do të flasim për shërbimin dhe të mirat që i sjell komunitetit kjo nuk është një nga pikat më të forta të këtij sektori sepse ushtrimi i këtij aktiviteti nuk kërkon bashkëveprim me komunitetin. Shërbimet në fushën e teknologjisë dixhitale janë mjaft te mirë paguara dhe për ketë arsye mund të garantojnë fitime të kënaqshme dhe rikthim të sigurtë dhe të shpejtë në kapital. 

Bioteknologjia

Bioteknologjia është fushë e biologjisë së aplikuar që përfshin inxhinierinë gjenetike sikurse edhe teknologjitë e kulturave te indeve e qelizave. Bioteknologjia është një pikë takimi e dy industrive të rëndësishme këto ditë: shëndetësisë dhe STIM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë). Këta inxhinierë zhvillojnë pajisjet, softuerët dhe sistemet kompjuterike që përdoren në pajisjet mjekësore. Koncepti përmbledh një rang te gjerë procedurash për modifikimin e organizmave të gjallë sipas qëllimeve njerëzore duke filluar që nga zbutja e kafshëve, kultivimi i bimëve, dhe "përmirësimet" e tyre nëpërmjet programeve te shartimit që përdorin zgjedhjen artificiale dhe hibridizimin. Ky lloji investimi kërkon financim të madh dhe një mënyrë e mire për financim është kredimarrja.Një tjetër problematike që ky lloj investimi has është mungesa e  një kuadri ligjor rregullues. Referuar zhvillimeve me te fundit  është një nga investimet më interesante dhe fitimprurëse të viteve të fundit, pasi në kohë të shkurtër premton fitime të mëdha. Industria e Bioteknologjisë në Shqipëri, është shumë pak e aplikuar. Ajo çka vihet re është se edhe informacioni mbi bioteknologjinë është shpesh i pamjaftueshëm, gjë që ka shkaktuar jo rrallë herë keqkuptim mbi këtë fushë dhe shqetësime mbi sigurinë e produkteve. Është tashmë e provuar se bioteknologjia, nëse aplikohet sipas kushteve të mirë përcaktuara, është jo vetëm e sigurte, por edhe e dobishme. E rëndësishme është që komunikimi dhe informimi i publikut mbi bioteknologjinë duhet të jetë prioritet. Pasi tashmë është e qartë: nuk mund të ushqejmë njerëzimin e të nesërmes me teknologjinë e së djeshmes.

Turizmi

Vendi ynë ka një numër të madh atraksionesh për turizëm historik e kulturor si dhe një vijë bregdetare rreth 450 kilometra nga veriu në jug. Turizmi ka pasur mungesa në shërbim për vite me radhë por përmirësimi i infrastrukturës ka bëre që ky sektor të jetë nga më pëlqyerit për investime. Sipas te dhënave te raportuara nga AIDA (Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve) rezulton se në vitin 2021 të ardhurat nga turizmi do të arrijnë në 29% të GDP-së. Ligji “Për Turizmin” ofron stimuj shumë konkurrues për investitorët (për me gjate shiko artikullin specifik ne blog).Ligji ofron një varg ndryshimesh për sektorin e turizmit në Shqipëri, duke synuar ta shndërrojë atë në një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë në vitet e ardhshme. Për Investitorët, Shqipëria është një treg atraktiv në rritje, me strukturë të qëndrueshme ekonomike, politike dhe juridike, si dhe me kuadër ekonomik të liberalizuar dhe kushte të përshtatshme për të bërë biznes. Legjislacioni për investimet në sektorin e turizmit, synon të promovojë Shqipërinë si destinacion turistik tërheqës për vizitorë vendas e të huaj, duke mbështetur zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm, duke siguruar që ofruesit e shërbimeve turistike të përmbushin kërkesat e turistëve, në një mjedis të shëndetshëm dhe të sigurtë, dhe duke respektuar nevojat e komuniteteve pritëse të sotme dhe të brezave të ardhshëm.

 

Energjitika


Energjia e rinovueshme në Shqipëri përfshin prodhimin e energjisë përmes shfrytëzimit te burimeve hidrike, diellit dhe erës. Shqipëria mbështetet kryesisht në burimet hidrike, prandaj, ka vështirësi kur nivelet e reshjeve janë të ulta.Klima në Shqipëri është mesdhetare, kështu që gëzon një potencial të konsiderueshëm për prodhimin e energjisë diellore. Vitet e fundit si rrjedhojë e politikave favorizuese të qeverisë është krijuar një treg fitimprurës i energjisë elektrike dhe në veçanti është zhvilluar tregu i energjisë së rinovueshme . Shqipëria renditet ndër vendet e para në Europë për pasuritë hidrike dhe mbështetet pothuajse tërësisht në gjenerimin energjisë elektrike nga hidrocentralet për të përmbushur kërkesat e saj në rritje të energjisë elektrike (98% e totalit të gjithë energjisë së prodhuar në vend). Një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare është që vendi të jetë në gjendje për të vetë përmbushur të gjitha nevojat e tij energjetike dhe ta kthejë atë në një lojtar të rëndësishëm rajonal për sa i përket tregut energjitik.Për të çuar më tej planin e energjisë së rinovueshme,Fondi i Financimit për zhvillim të qëndrueshëm i në Ballkanin Perëndimor* ka punuar me qeverinë shqiptare për të mbështetur krijimin e një kornize institucionale për mbështetjen dhe zbatimin e projekteve të energjisë së rinovueshme.Shteti Norvegjez ka arritur te siguroje një fond prej 650,000 Euro për të ndihmuar Ministrinë e Ekonomisë, Ministrinë e Tregtisë dhe Energjisë dhe Korporatën Elektroenergjitë të Shqipërisë të zhvillojnë krijimin e kapaciteteve për projekte hidrocentrale në shkallë të gjerë, duke përfshirë tenderimin, kontrollin e marrëveshjeve të koncesionit dhe rregullimin e procedurave të licencimit. Projekti gjithashtu do të sigurojë asistencë teknike të specializuar për integrimin e energjisë së erës, duke treguar sasinë e energjisë së erës që rrjeti shqiptar mund të pranojë me siguri dhe koston e integrimit të këtij fuqie. Me synim realizimin e këtij qëllimi janë dhënë një numër i madh kontratash koncensionare për investitorë të huaj e shqiptarë, të cilët ndërtojnë dhe shfrytëzojnë hidrocentrale të kapaciteteve të ndryshme. Kuadri legjislativ i forcuar dhe njohuria teknike bazuar në praktikën më të mirë ndërkombëtare do të tërheqin investime në sektorin e hidrocentraleve dhe energjisë së erës, si dhe do të ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë detyrimet e saj sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë për zhvillimin e energjisë së rinovueshme.

Konkluzione 

Investimet janë një instrument i rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë. Kur është fjala për fillimin e një biznesi të ri, ideja, studimi i tregut dhe financat janë kryesore për të marrë një vendim inteligjent. Ngritja e një biznesi në kohët e sotme, në terrene të sigurta, është një garanci për të ardhura dhe punësim. Për tu bërë financiarisht i pushtetshëm duhet të jesh i përgatitur për sfidat e tregut dhe për këtë duhet të keni të qarta elementët dhe këshillat e listuara mësipër. Përqëndrimi i energjive të duhura tek strategjia e duhur, është formulë e sigurtë suksesi. 

 

 

 

 

 

 

 

Ligji Nr. 93/2015 mbi Turizmin-http://mjedisi.gov.al/ëp-content/uploads/2018/02/Ligj_93-2015.pdf

Ligj nr. 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”-https://www.reporter.al/ëp-content/uploads/ligji-mbi-investimet-strategjike.pdf

https://www.ebrd.com/home The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD)

 

*Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)