A DO TË JETË TURIZMI SEKTORI LIDER PËR EKONOMINË SHQIPËTARE? NDRYSHIMET LIGJORE!

 

Me qëllim incentivimin dhe zhvillimin e mëtejshem të sektorit të turizmit elitar  në vendin tonë në Dhjetor 2017 Parlamenti Shqipëtar miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin për turizmin si dhe një paketë fiskale  e cila synon të mbështesë investimet vendase dhe të huaja në këtë fushë.

Lehtësirat Fiskale

Me paketën e re fiskale e cila ka hyrë në fuqi që prej 1 Janarit të vitit 2018, tatimi mbi vlerën e shtuar Tatimi mbi vleren e shtuar (TVSH), ndryshon nga 20% në 6 %  dhe do të shtrihet në shërbimet e ofruara nga hotelet  me 4 dhe 5 yje, të cilat fitojnë status  special.

Gjithashtu, investimet e kryera për ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 yje ose 5 yje, me “status special” përjashtohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.Kushtet, kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Strukturat akomoduese ‘Hotelet me 4 dhe 5 yje, të cilat përfitojnë statusin special brenda Dhjetorit 2024’përjashtohen nga tatimi mbi fitimin prej 15%, për një periudhë 10-vjeçare. Efektet e përjashtimit fillojnë në momentin e fillimit të veprimtarisë ekonomike të strukturës akomoduese, por jo më vonë se 3 vjet nga marrja e statusit të vecantë.

Ndryshimet legjislative në ligjin për turizmin.

Ndryshimet e reja te ligjit mbi turizmin  që kane hyrë në fuqi që prej 12 janarit 2018 synojnë të krijojnë kuadrin ligjor të nevojshëm që turizmi të mbështetet si një sektor lider në ekonomi, i cili krijon vende të reja pune, kontribon në uljen e varfërisë dhe ofron mundësi fitimi e rritjeje, veçanërisht për komunitetet rurale, me synimin e harmonizimit të tërësisë së veprimtarive turistike, që plotësojnë kërkesat e turistëve të huaj dhe vendas, mbron dhe ripërtërintjen e trashëgiminë kulturore dhe mjedisore, si pasuri për gjeneratat e sotme e ato të ardhshme.

Ligji nr 114/2017 prezanton koncepte te reja si Strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special”, që nënkupton strukturën akomoduese, që përfshin hotelin dhe/ose resortin me 4 ose 5 yje, e cila përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33/2 të këtij ligji.

Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton subjektin, i cili financon ndërtimin dhe/ose merr përsipër ndërtimin e strukturave akomoduese me 4 ose 5 yje,  status special, në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit, i cili përmbush kriteret e përcaktuara në nenin 33/1 të këtij ligji.

“Operator menaxhues në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënkupton grupin hotelier, i cili merr përsipër operimin dhe menaxhimin e një strukture akomoduese me 4 ose 5 yje, status special, drejtpërdrejt apo nëpërmjet kontratave “franchising” apo kontratave të tjera, të ngjashme me këtë të fundit

Subjektet që përfitojnë statusin e investitorit special duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. a) të jenë investitor në një strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, në Republikën e Shqipërisë, të certifikuar si të tillë nga struktura përgjegjëse e ligjit;
  2. b) vlera e investimit të jetë të paktën 8 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 4 yje dhe të paktën 15 milionë euro për ndërtimin e strukturës akomoduese me 5 yje.

Subjektet, që përfitojnë statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” nënshkruajnë marrëveshje zhvillimi me ministrinë përgjegjëse për turizmin, në të cilën parashikohen detyrimet e ndërsjellta, afatet e realizimit të projektit, vlera e projektit, ndalimet për tjetërsimin e pronësisë së strukturave të ndërtuara apo pjesëve të tyre, si dhe pasojat nga mosrespektimi i detyrimeve të ndërsjella”.

Këto kritere apo kritere të tjera, procedurat dhe dokumentacioni që duhet të plotësojnë subjektet që duan të aplikojnë për statusin “Investitor në strukturë akomoduese me 4 ose 5 yje, status special” përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për turizmin.

Aktet nënligjore për zbatimin efektiv të kësaj nisme ligjore pritet të nxirren brenda 9 muajsh nga hyrja në fuqi e ligjit.