GABIMET QË DUHET TË SHMANGIM KUR SHESIM NJË PASURI TË PALUAJTSHME






"Të mësosh nga gabimet e tua është mirë, por të mësosh nga gabimet e të tjerëve është akoma dhe më mirë, është art."

Padyshim, gjate procesit te shitblerjes se nje pasurie te paluajtshme qellimi i gjitheseicilit prej nesh eshte te arrije rezultatin me te mire te mundshem nga transaksioni,e megjithate si ne cdo fushe tjeter, mungesa e informacionit mbi tregun imobiliar,te legjislacionit qe rregullon transferimin e titullit te pronesise  dhe sidomos mungesa e eksperiences ne fushen e ndermjetesimit, mund te kthehet ne nje pengese serioze per realizimin e transaksionit te deshiruar.Ne raste te tilla,gabimet jane te pashmangshme Me deshiren e mire per tju ardhur ne ndihme te gjithe lexuesve,me poshte kemi  trajtuar disa prej gabimeve qe  shitesit kryejne gjate procesit te shitjes se nje pasurie te paluajtshme, te cilat i ndeshim shpesh ne punen tone si konsulente imobiliare. 

Shitja e shtepise  kur nuk jeni gati.

 

Shitja e shtëpisë mund të jetë një moment emocional për shumë arsye. Një nga gabimet më të shpeshta që pronarët duhet të shmangin është shitja e shtëpisë së tyre kur ata në të vërtetë nuk janë ende gati për këtë hap. “Aksesorët”, ndoshta më të çmuar që lidhen me një shtëpi, janë kujtimet gjatë jetës tuaj aty. Është shumë e rëndësishme që kur shisni një shtëpi të jeni emocionalisht gati dhe të bindur për t’u ndarë nga ajo.

 

 

Kur është koha e duhur për ta shitur shtëpinë tuaj? Mënyra më e mirë për të kuptuar dhe vendosur nëse është koha e duhur për të shitur shtëpinë tuaj ose jo, është vlerësimi i gjendjes tuaj financiare. Nëse po planifikoni të blini një shtëpi më të madhe dhe e cila kushton akoma dhe me shumë, atëherë është e rëndësishme të vleresoni drejt avantazhet konkrete qe mund te sjelle shitja e shtepise ekzistuese ne gjenerimin e te ardhurave te nevojshme per kete qellim .

 

 

 

 

 

Vlerësimi jo i duhur  i cmimit te shitjes .

 

 

Një nga elementët kyç për shitjen me sukses të pronës është padyshim çmimi. Gabimi më i zakonshëm që bëjnë pronarët kur duan të shesin pronën e tyre është  caktimi i nje çmimi te papershtatshem. Kjo është madje edhe arsyeja kryesore disa pasuri te paluajtshme nuk shiten dhe rrinë për një kohë shumë të gjatë në treg.

 

 

Shitësit  janë gjithmonë të prirur që pronën e tyre ta vlerësojnë mbi vlerën e tregut. Këtë e bëjnë që t’i ofrohen blerësit me hapërisë për të negociuar çmimin. Kjo është një metodë që nuk funksionon më. Blerësi i  vitit 2018 është  pergjithesisht vigjilent, i edukuar dhe i informuar mbi çmimet e tregut. Cili blerës do te pranonte lehtesisht  te blinte nje pasuri mbi vleren e tregut?

 

 

Nëse keni vendosur të shisni pronën tuaj, atëherë duhet ta vlerësoni atë me një çmim që përputhet me vlerën e tregut lokal të pasurive të paluajtshme. Për të bërë një vlerësim të saktë të këtij çmimi, konsultimi me një konsulent imobiliar është një fillim i mbarë, duke shmangur kështu edhe të gjithë pasiguritë me të cilat ju përballeni gjate ketij procesi.

 

 

 

Mospërgatitja e pronës për procesin e shitjes

 

 

Mospergatitja e pronës për procesin e shitjes  është një nga gabimet klasike  qe pronarët bëjnë jo rrallëherë, i cili duhet shmangur me çdo kusht.Pergatitja e prones nenkupton marrjen e masave per rregullimin e te gjitha aspekteve ligjore , tatimore , dhe teknike qe e bejne nje pasuri te pershtatshme per tiu nenshtruar rregullisht procesit te shitjes .Merrni masat qe pasuria te jete e regjistruar rregullisht prane Zyres se Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, dhe modifikimet apo shtesat te jene te pasqyruara ne siperfaqen ekzistuese te pasurise se paluajtshme te referuar ne Certifikaten e Pasurise .Gjithashtu merrni masat qe te gjitha taksat dhe tatimet qe lidhen me titullin e pronesise te jene rregullisht te paguara prane institucioneve shteterore .Nga pikpamja teknike, pasuria e paluajtshme duhet te jete ne kushte te pershtatshme perdorimi.Shitesi  duhet të jetë  i ndershem në paraqitjen e të metave të pronës së tij. Ky është një detyrim jo vetëm moral, por edhe ligjor i shitësit. Kodi Civil i Republikes të Shqipërisë ne nenin 710 të tij parashikon detyrimin e shitësit për ta garantuar blerësin nga zhveshja, nga veset, dhe nga mospërputhja e cilësive të sendit me kontratën. 

 

 

Kur flasim per kushtet teknike te pershtatshme te perdorimit te prones, nuk mund te lejme pa permendur edhe pjesen estetike, kjo pasi ky aspekt eshte nje faktor thelbesor ne perceptimin qe percjell prona ne momentin e pare te vizites.Një paraqitje  e duhur estetike do të bëjë që një blerës potencial të krijojë një përshtyje pozitive dhe të shprehë interes për ta blere pronen.

 

 

 

 

 

Mungesa e Fleksibilitetit ne negocim

 

 

A mund te jete  gjithshka e negociueshme ne nje transaksion ? Shitja e një pasurie te paluajtshme mund të jetë e ndërlikuar, por nuk duhet të jetë asnjëherë aq e vështirë sa mos të realizohet dot.Gjate nje procesi negocimi per shitblerjen e nje pasurie eshte e kuptueshme se   palet perpiqen qe te perfitojne marreveshjen me te mire te mundshme per interesat e tyre financiare,por jo rrallehere ndodh qe transaksioni te mos realizohet si pasoje e mosperputhjes se kerkeses dhe ofertes se paraqitur nga shitesi dhe bleresi,apo mungeses se deshires dhe vullnetit te ketyre te fundit per tju pershtatur kerkesave te pales qe kane perballe. Një nga gabimet jo pak të rëndësishme që  shitësit duhet të shmangin është të qënit jo fleksibël  gjate negocimit te cmimit te shitjes me një blerës potencial.Eshte e ditur se ne tregun imobiliar ka me shume pasuri ne shitje sesa ka bleres qe interesohen per blerjen e ketyre pasurive ,per kete arsye oportunitetet per blerjen e pasurive duhen trajtuar me seriozitetin dhe fleksibilitetin e duhur pa harruar te merrni ne konsiderate edhe fitimin e munguar qe pesoni per cdo dite pritjeje te transaksionit te deshiruar .

 

 

 

 

 

Të përpiqesh të mbyllësh një shitje pa konsulencën dhe asistencën e një konsulenti imobiliar ose të punosh me konsulentin e gabuar.

 

 

Gjërat e rëndësishme është mirë që të lihen në dorë të një profesionisti. Shitja e një pasurie të paluajtshme është një proçes i gjatë dhe i nderlikuar.Ndërsa përpiqeni të shmangni komisionin e konsulentit imobiliar për shërbimin që do të  kryejë, ju do të keni shpenzur shumë herë më shumë kohë dhe para. Puna me një konsulent imobiliar të besuar dhe profesional  garanton shitjen e pasurise tuaj me çmimin më të mirë të mundshëm në kohën më të shkurtër.

 

 

Një konsulent profesionist është një vlerë e shtuar për transaksionin tuaj. Ndër të tjera konsulenti imobiliar mund t’ju propozojë cmimin e duhur për pronën tuaj në mënyrë që prona të jete atraktive per tregun imobiliar duke rritur keshtu shanset e realizimit te transaksionit te deshiruar,apo te sugjeroje rregullimin e nje sere apektesh teknike qe do ti rrisnin vleren pasurise suaj. Gjithashtu ai do te promovoje pronën  tuaj permes instrumenteve me efikase te marketingut, qe perputhen me tipologjine e pasurise se paluajtshme apo me komponente te tjere te lidhur me te .

 

 

Të punosh me agjentin e gabuar do të thotë të dështosh me sukses në shitjen e pronës tënde. Zgjidh të punosh më një agjent profesionist dhe që ka mbi supe nje eksperiencë dhe kompetence profesionale per te ofruar nje sherbim cilesor. Nese jeni ne kerkim te profesionisteve te vertete, zgjidhni REALPAS si partnerin tuaj ne shitjen e pasurise  se deshiruar. Ju mirepresim !