Pas tërmetit të 26 Nëntorit Tirana është shndërruar në vendin më të kërkuar për banim.Tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur vendin tonë që prej shtatorit të këtij viti,kanë pasur një impakt të rëndësishëm në kërkesën dhe ofertën që gjendet në tregun imobiliar.

Tregu imobiliar është një treg mjaft dinamik i cili ndikohet në mënyrë të drejtëpërdrejte apo të tërthortë nga një sërë situatash sociale, ekonomike, kulturore të një vendi. Padyshim, në tërësinë e këtyre situatave, fatkeqësitë natyrore janë një faktor i rëndësishëm që ndikojnë në ekuilibrat e tregut imobiliar.Tërmetet e  njëpasnjëshme që kanë goditur vendin tonë që prej shtatorit të këtij viti,kanë pasur një impakt të rëndësishëm në kërkesën dhe ofertën që gjendet në tregun imobiliar, për më shumë ju ftojmë të lexoni artikullin në vijim.

Pas tërmetit të 26 Nëntorit Tirana është shndërruar ne  vendin më të kërkuar për banim.Kjo është vënë re nga numri i lartë i kërkesave që adresohen çdo ditë pranë Agjensive Imobiliare,  kërkesa te cilat synojnë  një  kategori të caktuar zonash[1] dhe pronash.Kërkesat në rritje për qiramarrje apo blerje të apartamenteve, eshte shkaktuar më së shumti nga  shpallja si të pabanueshme të shumë pallateve në zonat e prekura nga tërmeti, apo pasiguria që kanë mjaft qytetarë lidhur me godinat ku ata jetojnë,situata të cilat kane nje rritje domethënëse  të çmimeve. Ndërkohë që shumë qytetarë që jetojnë në katet e larta të godinave po kërkojnë që të zhvendosen në apartamente, që janë pozicionuar  në kate më të ulëta  apo në shtëpi private.

Pavarësisht se këto  zhvillime konsiderohen të favorshme për  subjekte të ndryshëm në tregun imobiliar, [pronarët,ndërtuesit  dhe sipërmarrësit],kostot emergjente të strehimit kanë një impakt negativ në potencialin ekonomik të një segmenti të caktuar të popullatës ,por padyshim edhe tek vetë shteti i cili  është i detyruar të vejë  dispozicion një pjesë të buxhetit te shtetit  për rehabilitimin e banesave nga tërmeti.Duke qenë se  çmimet e shtëpive janë relativisht të larta në zonën pranë  qendrës, vihet re se zonat periferike, po kthehen për ‘banorët e ardhur’ në zona preferenciale edhe pse vlen të përmëndet që, edhe këto zona kanë pësuar rritje të çmimeve.Shumica e kërkesave mbërritura pranë Agjensisë REALPAS por edhe pranë Agjensive me të cilët bashkëpunojmë, kanë qenë të kategorizuara dhe specifike:banesa një deri tre kateshe, vila në zonat rezidenciale ,si dhe troje në periferinë e Tiranës. Përgjithësisht buxheti për qeramarrjen e pasurive te llojit apartament ka qenë i ulët [250-450 euro], gjë që tregon se kërkesat përbëjnë një zgjidhje të përkohshëm të problemit të strehimit nga ana e qytetarëve .

Padyshim,siguria e ndërtesës ka qenë kriteri prioritar për të gjithë klientët tanë.Gjithashtu vihet re se numri i kërkesave për blerje është reduktuar, por edhe kur këto raste paraqiten,  klientet kërkojnë  mjaft detaje lidhur me cilësine e materialeve te ndërtimit dhe garancive te sigurise që ofron ndërtuesi lidhur me qendrueshmerine e godines ne rastet e fatkeqesive natyrore.Një tjetër detaj i rëndësishëm referuar çmimeve, ka të bëje me zhvlerësimin e çmimeve të banesave dhe objekteve komerciale në qytetin e Durrësit dhe zonat përreth.Por pavarsisht nga sa më sipër, përvec zonave të prekura nga tërmeti, tendencat e çmimeve të pasurive të paluajtshme janë në rritje.


Sipas një raporti të publikuar nga Banka e Shqipërisë2, agjentët e tregtimit të pasurive të paluajtshme kanë raportuar çmime shitjeje më të larta ndaj gjashtëmujorit të kaluar.Çmimet e banesave të llogaritura për shitjet e kryera gjatë periudhës, janë rritur me 1.8% në krahasim me gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar dhe me 17.3% në krahasim me periudhën bazë.Për shitjet e realizuara në zonën e Tiranës, që përfshin qendrën, periferinë dhe zonat jashtë qytetit, indeksi regjistroi një rritje prej 2.6% dhe 17.2% ndaj periudhës bazë.Konsulentet imobiliare mbeten optimist për zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme, ata shprehen  për një intesitet çdo ditë në rritje përsa i përket punës të tyre në kërkesat në rritje për qiradhënie. Ata referojnë se  çmimet e qirave në kryeqytet kanë pësuar 2 javët e fundit një rritje prej 10 - 15%.Sipas Bankes se Shqiperise2,Indeksi i çmimit të banesave në rang vendi  ka pësuar rritje me 7.3% në krahasim me nivelin e periudhës bazë dhe me 1.8% ndaj gjashtëmujorit të mëparshëm te vitit 2019. Vëllimet e shitjeve janë rritur në zonat qëndrore dhe ato periferike të Tiranës, si dhe në zonat e tjera të vendit. Indeksi i çmimit për Tiranën u rrit me 7.2% ndaj periudhës bazë dhe me 2.6% ndaj periudhës para ardhëse.

Me fjalë më të thjeshta për shtëpitë me standard, çmimi është rritur nga 50-70 euro më shumë në muaj.Ndërsa shtëpitë e lira,  cilat jepen me qira nga 25 mijë lekë të vjetra apo 250 euro,nuk kanë pasur ndryshime domethënëse në çmime.Kur blini një pronë, padyshim që dëshironi të jeni të sigurt për cilësinë e saj të ndërtimit.

Termeti nuk I vret Njerezit , por Godinat Po….”

Qytetarët shqiptarë për herë të parë pas gati 30 vjetësh po përballen me pasojat serioze që ka zhvillimi urbanistik abuziv i qyteteve ku ata jetojnë apo zhvillojnë aktivitetin e tyre tregetar.Të gjendur përballë nevojës për të riparuar dëmet e shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore, ata kanë nisur të vlerësojnë me kujdes të gjithë elementet garantues të cilesisë së ndërtimit të godinave ku ata zgjedhin të jetojnë apo punojnë .

RealPas ju vjen në ndihmë me disa keshilla të thjeshta për të vlerësuar sic duhet ambientet që përzgjidhni për të jetuar apo punuar.

I nformohuni paraprakisht për masat e sigurisë nga Shoqeria e Ndërtimit.

Kontrolloni masat e sigurisë të marra nga zhvilluesi, të tilla si rezistenca ndaj tërmetit, evakuimi emergjent ose dalja nga zjarri.Është e rëndësishme të vlerësohet plotësisht prona për forcën për t'i rezistuar tërmetit të një madhësie të caktuar. 

Kërkoni një raport mbi cilësinë e tokës.

Kualiteti dhe lloji i tokës në të cilën ndërtohet nje godine  janë shumë thelbësore. Lloji i tokës ndryshon nga një vend në tjetrin. Tokë e pasur me argjilë dhe toka e zezë janë shembuj të disa formave të dherave që nuk rekomandohen për ndërtim pasi ato kanë tendencë të zgjerohen, të fryhen dhe tkurren në varësi të lagështirës ose ujit. Mund të kërkoni një kopje të provës nga ndërtuesi juaj, në rastin më të largët kërkoni një kopje në institutin gjeologjik më të afërt.

Dalloni  disa element që mund të vërehen lehtësisht.

 Kontrolloni madhësinë dhe hapësirën e shkallës.Duhet të jetë mjaft e gjerë që dy persona të vrapojnë së bashku, në rast emergjence.

Kontrolloni suvatimin në muret e jashtme. çarjet e pabarabarta në suvatimin e murit janë një tregues që themeli ose cilësia e ndërtimit të ndërtesës nuk është e mire

Kontrolloni për licencën dhe mirëmbajtjen e ashensorit.Ka pasur  raste kur ashensorët kanë rënë në ndërtesa, qoftë për shkak të mirëmbajtjes së dobët ose instalimit jo të duhur.

  Punësoni një ekspert.

Gjëja më e mirë që mund të bëni për të pasur një siguri të plotë është të punësoni një Inxhinjer profesionist, i cili mund të analizojë në menyrë profesionale  elementët thelbësor  ndërtimore të pasurisë që ju kërkoni të blini apo të përdorni. 

  Agjentët imobiliare apo Ekspertet e shoqërive te Sigurimit te Pronave mund të jenë subjekte të besueshëm  nga të cilët mund të merrni një informacion paraprak rreth parametrave  dhe cilësisë së objektit ndërtimor.

Në antitezë me përparimin dhe përmirësimin e kushteve teknologjike në të cilat realizohet ndërtimi në kohët e sotme,siguria në godinat e banimit dhe shërbimit në Shqipëri vijon të mbetet mjaft problematike.Por padyshim, ka gjithmonë vend për shpresë se situata e krijuar nga kjo fatkeqësi natyrore do të përmirësoje dhe përforcojë kuadrin ligjor dhe atë teknik mbi realizimin dhe kolaudimin e objekteve ndërtimore duke parashikuar në çdo rast edhe përgjegjësi të drejtëperdrejta për subjektet që nuk respektojnë ligjin .

1https://realpas.al/

 

https://www.bankofalbania.org/