Situata emergjente që po kalon vendi dhe mbarë bota do të reflektohet padyshim edhe në tregun imobiliar.

Ashtu si çdo treg, edhe zhvillimi i tregut  imobiliar është ciklik dhe kalon disa faza.Megjithëse nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për të parashikuar zhvillimin e tij, të qenit në dijeni të tendencave të përgjithshme të tregut është i rëndësishëm për të kryer një investim të zgjuar në fushën e pasurive të paluajtshme. Historia ka provuar se e kaluara dhe e tashmja zbulojnë shumë për të ardhmen. Pandemia  COVID-19  ka pasur dhe vijon të ketë nje impakt  dramatik  negative në ekonominë botërore dhe është cilesuar si burimi kryesor për krizën globale që kanë pësuar tregjet financiare. 

Rreth 2.7 miliardë njerëz, ose e thënë ndryshe më shumë se 4/5 e fuqisë punëtore globale janë prekur në mënyrë direkte ose indirekte si pasojë e pezullimit të përkohshëm të aktiviteteve tregetare, reduktimit të tyre, apo kryerjes së punës nga shtëpia.

Masat kufizuese të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19 sollën një tronditje të të kërkesës për lëndë djegëse. Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) deklaron se  rënia e kërkesës globale në prill  ishtë rreth 30% e kërkesës, e ndjekur nga një tjetër rënie e rëndësishme në maj.  [1]

Sipas parashikimit të fundit të OBT-së, vëllimi i eksportëve të mallrave globale në vitin 2020 mund të bjerë në një nivel të krahasushëm me periudhën  në mesin e fund vitëve 2000.

Tregjet e aksioneve kanë rënë me mbi 30%; paqëndrueshmëria e   kapitalit neto është rritur në nivelet e krizës;[2]

Situata e vështirë me të cilen po përballen tregjet globale kudo në botë, padyshim kanë krijuar konfuzion tek investitorët e pasurive të paluajtshme. Këta të fundit gjenden përpara dilemës që i shqetëson të gjithë , nëse është koha e përshtatshme për të investuar , dhe nëse po, a është një ide e mirë të investosh në pasuri të paluajtshme?

Duke marrë në analizë tregun lokal të pasurive të paluajtshme mund të thuhet se momentalisht nuk janë vërejtur ende zhvillime të rëndësishme dhe me ndikim në këtë sektor. Ndër vite kërkesa për pasuri të paluajtshmetë llojit banesë ka qenë e lartë në nivel të tillë që ka tejkaluar ofertën e tregut imobiliar në  disa rajone e qytete. Pra, ndonëse kerkesa pritet të ulet si rezultat i pandemisë, nuk parashikohet që të ketë një impakt serioz dhe afatgjatë, kjo pasi kërkesa për banim do të vazhdojë të ekzistojë.Arsyeja pse pandemia nuk duket se ka ndikuar  shumë në çmimet e pasurive për momentin është relativisht e thjeshtë: pasuritë e paluajtshme nuk e humbin atraktivitetin e tyre për investitorët edhe në kohë krizash. Një shtëpi mund të konsiderohet  një investim i qëndrueshëm edhe në kohë krizash.

Nuk ka ende një parashikim të saktë  nëqoftëse do të ketë një ulje thelbësore çmimesh  të  pasurive  të paluajtshmesi pasojë e krizës së shkaktuar në rang global nga pandemia COVID 19. Ajo çka vlen të theksohet është se mund të vëmë re një rënie të përkohshme të kërkesës për godina që shërbejnë si zyra, kjo si rezultat i mbylljes së mjaft aktivitëteve tregtare por padyshim edhe si pasojë e kalimit të proçeseve të punës nga ambientët e zyrës në ambientet e shtëpisë.

Sa i shpejtë mund të jetë ndikimi i një krize në tregun imobiliar?    

Situata emergjente që po kalon vendi dhe mbarë bota do të reflektohet padyshim edhe në tregun imobiliar. Kjo ndodh për shkak se tregu i pasurive të paluajtshme është i lidhur ngushtë me fuqinë blerëse të investitorëve,qofshin  këta individë apo shoqëri tregetare. Fenomene të tilla si pandemia apo situata e tjera emergjentë, krijojnë pasiguri dhe padyshim që kanë një impakt të gjerë negativ në reduktimin  e fuqisë blerëse, si pasojë e shtimit të papunësisë si dhe pezullimit apo reduktimit të aktiviteteve tregetare.

Në Shqipëri,  segmente të caktuara të tregut imobiliar,kryesisht të lidhur me banesat, vijojnë të mbetën ende të qëndrueshëm.Nga ana tjetër, pavarësisht se dendësia e popullsisë  dhe numri më i madhi shoqërive tregtare është e përqëndruar në Tiranë dhe në Durrës,vërehet se ka një stok në tregun e zyrave dhe ambjentëve tregetare.

A do të ulen çmimet e pasurive të paluajtshme për shkak të koronavirusit?

Nga të dhënat paraprake mbi tregun imobiliar rezulton se çmimet e pasurive të paluajtshme pritet të pësojnë një rënie  për shkak të COVID-19, por niveli i impaktit mund të jetë i ndryshëm  për vende të ndryshme, duke patur parasysh se jo cdo vend i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë pandemisë globale.Vitet e fundit tregu imobiliar në Shqiperi  ka pasur një evolucion mjaft pozitiv  dhe ka reflektuar mjaft dinamizëm, qoftë në volumin e kërkesave për blerje, ashtu edhe në volumin e ofertave për shitje të pasurive të paluajtshme. Kjo situatë ka qenë  e lidhur me mjaft faktorë si, përmirësimi i standartit të jetesës,rritja e fuqisë blerëse në zonat urbane, normat e ulëta të intëresit apo lehtësimi i kushtëve për të përfituar kredi.

Megjithatë, mendohet se pandemia mund të reduktojë kërkesën për blerje të pasurive të paluajtshme. Siguria e vendit të punës, apo gjendja ekonomike e blerësve janë dy faktorë kryesor që ndikojnë drejtëpërdrejtë në vendimin për të blerë apo jo një pasuri.Blerësit mund të vonojnë blerjen e pronave për shkak të vështirësive financiare me të cilat mund përballen për shkak të pandemisë, si humbje pune, orë të reduktuara, reduktim apo pezullim të aktivitetit tregetar, etj.  

A është mirë të investojmë në pasuri të paluajtshme në kohë krize?  

Historia ka treguar se ne kohë krize prodhohet numri më i madh i milionereve të së ardhmes, pasi këta të fundit janë investitorë në kërkim të oportuniteteve, ose thënë ndryshe blerës potenciale të pasurive strategjike, të cilat në kohë krize kanë një çmim të reduktuar.

 Megjithatë uk këshillohet të procedohet me blerjen e një prone vetëm sepse tregu është i mbinxehur dhe mendohet se nuk duhet humbur mundësia. Blerja e një prone kërkon një analizë më të gjerë dhe të kujdesshme, për të marrë këtë vendim të rëndësishëm financiar.Nuk këshillohet të tërhiqen likuide nga kursimet për të blerë ndonjë pronë të paluajtshme,  thjesht sepse normat e interesit janë të ulëta. Dhe nëse normat e interesit janë të larta, nuk do të thotë që të ndikojë si faktor kryesor në vendimmarrje për të çeduar një investim që do të kishte përfitime ekonomike në të ardhmen.

Investimi në pasuri të paluajtshme në kohë krize mund të jetë nje stratëgji e suksesshme nese bëhet fjalë për:

(i) një pasuri me një venddodhje atraktive, zonë qëndrore ose vendndodhje strategjike

(ii)ka çmim 15-30% më të ulët se tregu,

(iii)është pasuri  e cila ka aftësinë të gjenerojë të ardhura edhe në kohë krize

(iv) mund të rishitet ne kohë prosperiteti me një cmim të paktën  15-30% me të shtrenjtë .

 

Përfundime 

·         Kur një investitor zgjedh të investojë në pasuri të paluajtshme, analiza e situatës në të cilën ndodhet zhvillimi i tregut imobiliar është tejet i domosdoshëm.

·         Krizat e ndryshme të cilat kanë impakt negativ edhe në tregun imobiliar nuk duhet ti frikësojnë investitorët ,por ti bëjnë ata më të kujdesshëm.

·         Një njohuri bazë, apo konsultim paraprak me konsulentët imobiliar, do të rrisë potencialisht mundësinë për të bërë investime të zgjuara të cilat do të mundesojnë gjenerimin e fitimeve të planifikuara .

·         Treguesit makro ekonomikë janë të dobishëm për të krijuar një ide të përgjithshme. Në mënyrë që një investitor të jetë i suksesshëm në tregun e pasurive të paluajtshme, duhet të jetë i qartë se cilat janë qëllimet e tij financiare dhe çfarë e bën një marrëveshje të mundshme të vlefshme për  realizimin e këtyre qëllimeve. 

·         Gjithashtu, nevojitet të kryhet një vlerësim paraprak se cfarë po ndodh në zonën specifike ku synohet të investohet, dhe si mund të bëhet një ofertë të përshtatshme me situatën në të cilën ndodhet në atë moment tregu imobiliar, duke pasur si qëllim minimizimin e humbjeve financiare nga një ofertë e tillë .

·         Të gjitha këto janë faktorë që duhen vlerësuar me kujdes për të bërë një investim fitimprurës në tregun e pasurive të paluajtshme.

 


[1] https://www.bruegel.org/2020/04/covid-19-is-causing-the-collapse-of-oil-markets-when-will-they-recover/

 

[2] http://www.oecd.org/coronavirus/policy-responses/global-financial-markets-policy-responses-to-covid-19-2d98c7e0/