“Pse Çmimet e Shtëpive vijojnë të rriten në të gjithë botën , pavarësisht situatës së vështirë ekonomike?”

Gjatë reçesionit global  të një dekade më parë, çmimet e  banesave ranë me një mesatare prej 10%, duke krijuar një humbje prej  trilionash dollarë kudo në botë. Megjithëse tregu i shtëpive nuk ka qenë shkaku  i shqetësimeve ekonomike këtë herë, investitorët dhe pronarët e shtëpive ende po përgatiten për më të keqen pasi duket qartë se Covid-19 do ta çojë ekonominë botërore në rënien e saj më të thellë që nga Depresioni i viteve 1930.

Gjatë tremujorit të dytë të 2020,çmimet e banesave u rritën në shumicën e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta.Çmimi i pronave luksoze u rrit me një normë vjetore prej 5%.Çmimet e aksioneve  të shoqërive që menaxhojnë pasuri të paluajtshme ranë me një të katërtën në fazën fillestare të pandemisë, por  këto të fundit kanë rifituar  pjesën më të madhe të humbjes financiare gjatë vjeshtës se këtij viti .

Gjatë muajit  Gusht 2020, çmimet e shtëpive në Gjermani ishin 11% më të larta se një vit më parë; rritja e shpejtë e potencialit financiar të Koresë e Jugut dhe pjesë të Kinës i shtyu autoritetet të shtrëngojnë kufizimet ndaj blerësve. Në Amerikë rritja e çmimit mesatar për metër katror u përshpejtua më shpejt në tremujorin e dytë të vitit 2020 sesa në çdo periudhë tre-mujore të shënuar gjatë krizës financiare të 2007-2009.

Tre faktorë e shpjegojnë këtë forcë: (i)politika monetare, (ii)politika fiskale dhe (iii)preferencat e ndryshuara të blerësve.

Bankat Qendrore në të gjithë botën kanë ulur normat e interesit  me dy përqind mesatarisht këtë vit, duke ulur koston e kredisë.Studimet tregojnë se ka gjithmonë një lidhje mjaft të qartë midis uljes së normës së interesit dhe rritjes së çmimeve të shtëpive .Nga njëra anë kredimarresit kanë mundësi të marrin më shumë kredi , kurse të tjerë mund të menaxhojnë më mirë kreditë e tyre ekzistuese.Pronarët janë të gatshëm të paguajnë me shumë për pasuritë e paluajtshme pasi fitimet nga tipologji të tjera të pasurive të paluajtshme pësojnë një rënie të ndjeshme .

Kjo nuk do të thotë që është bërë më e lehtë për të gjithë të marrin hua. Në fakt, marrja e një kredie është bërë e vështirë. Bankat , të frikësuar nga ndikimi afatgjatë ekonomik i covid-19,  kanë kufizuar ndjeshëm  kreditë  që paraqesin rrisk të lartë. Bankat britanike, për shembull, po ofrojnë më pak kredi hipotekore.Në Amerikë, ka evidencë se  që në fillim të pandemisë  një pjesë e mirë e bankave kishin marrë masa për përforcimin e standarteve të kredi-dhënies.

Politika fiskale, faktori i dytë, mund të jetë më i rëndësishëm në shpjegimin e çmimeve në rritje. Në një recesion normal, ndërsa njerëzit humbasin vendet e punës dhe të ardhurat e tyre bien, krizat ekonomike kryesisht i ulin çmimet e shtëpive - jo vetëm duke shtuar furnizimin e shtëpive në treg, por edhe duke lënë ish-pronarët e shtëpive me një  vlerësim jo të mirë në historikun e tyre të kredive, duke e bërë më vështirë për ta që të marrin kredi në të ardhmen .

 

Por kësaj here qeveritë në vendet e pasura kanë subvencionuar  të ardhurat e familjeve.Shpërndarja e  subvencioneve të pagave, skemave të ndihmës dhe përfitimeve të zgjeruara të mirëqenies arrijnë në 5% të GDP-së. Në tremujorin e dytë të vitit të ardhurat e familjeve në shtetet pjesë e G7 ishin rreth 100 miliardë dollarë më të larta se ato para pandemisë, edhe pse u zhdukën me miliona  vende të punës.

Masa të tjera që mbështesin drejtpërdrejtë tregun e pasurive të paluajtshme janë marrë edhe nga shtete të tjera. Spanja, për shembull, u ka dhënë mundësinë kredimarrësve të pezullojnë ripagimin e kësteve. Në Japoni kredimarrësit u kanë kërkuar bankave të shtyjnë ripagimet kryesore të kredive.

Faktori i tretë  ka të bëjë me ndryshimin e preferencave të konsumatorëve. Në 2019 disa familje i kushtuan 19% të shpenzimeve kostove të strehimit. Me një të pestën e punonjësve të zyrave që vazhdojnë të punojnë nga shtëpia, shumë blerës të mundshëm mund të duan të shpenzojnë më shumë në një vend më të bukur për të jetuar. Tashmë ka evidenca që tregojnë se njerëzit janë duke kërkuar një vend më të mire për banim.

Njerëzit gjithashtu duket se po kërkojnë më shumë hapësirë për banim gjë që por rrit çmimet e shtëpive.Të dhënat nga  portal me i madh amerikan i pasurive të paluajtshme ,Zillow, raporton se  çmimet e pronave në qendër dhe periferik  po rriten me të njëjtin ritëm. Duket më e mundshme që njerëzit janë duke kërkuar shtëpi më të mëdha afër vendit ku ata tashmë jetojnë. Në Britani çmimet e shtëpive të ndara po rriten me një normë vjetore prej 4%, krahasuar me 0.9% për banesat, dhe tregu për shtëpi me kopshte është më i gjallë sesa për banesat pa kopshte.

A parashikohet  të vazhdojë rritja e çmimeve?

Qeveritë ngadalë po përmbysin planet e tyre të shpëtimit ekonomik dhe askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pasi të mbarojë mbështetja ekonomike për popullin. Nivelet e larta të pasigurisë ekonomike pengojnë investimet: në Amerikë ndërtimi ka rënë me 17% që prej fillimit të pandemise Covid-19. Përvoja e recesionit të fundit sugjeron që edhe kur ekonomia të rimëkëmbet, ndërtimi do të mbetet prapa duke sjellë kështu një volum  më të ulët të pasurive të paluajtshme në treg në krahasim me kërkesën.

Mesa mund të kuptohet nga kjo analizë paraprake e tregut imobiliar në botë, për të shkundur statusin e krijuar të  çmimeve të larta të shtëpive, mund të duhet  shumë më shumë se një krize e thellë si kjo e sotmja , e cila vlerësohet si më rënda që prej Depresionit të Madh të viteve 30.

 

Përshtatur nga Artikulli “Why Despite the Coronavirus pandemic house prices continue to rise “

The Economist, 30.09.2020