Të parashikosh të ardhmen mund të duket sfiduese në një botë si kjo e sotmja, e cila është pushtuar në cdo cep nga ndikimi negativ që solli me vete pandemia e Covid 19 dhe të gjitha mutacionet shoqëruese të saj.

Të parashikosh të ardhmen mund të duket sfiduese në një botë si kjo e sotmja, e cila është pushtuar në cdo cep nga ndikimi negativ që solli me vete pandemia e Covid 19 dhe të gjitha mutacionet shoqëruese të saj. Prej më shumë se një viti shumë prej nesh kanë krijuar bindjen se bota në të cilën po jetojmë nuk ofron më siguritë dhe garancitë e dikurshme.Koha e pandemisë është shoqëruar me risqe në përmasa të jashtëzakonshme.Ndërkaq, si shoqëri jemi përfshirë në një process te gjërë adoptimi  mjekësor, social dhe ekonomik.Po përshtatemi me “kulturën e pranimit” të shumë sjelljeve sociale, që janë të pazakonta për jetën normale dhe mënyrën tradicionale të sjelljes së njeriut. [1]

Gjithashtu pandemia pati një ndikim të thellë, të menjëhershëm edhe në problemet që lidhen me “botën e punës” dhe influencat e dukshme, të forta të saj në tregun e punës. Për herë të parë në të gjithë globin u shfaqën disa dukuri që me sa duket do të jenë një “konstante kohëgjatë” me influencë universale në tregun global të punës. [2]

Kufizimet e lirisë së lëvizjes të  aplikuara në të gjithë botën me qëllim ndalimin e përhapjes së virusit në popullsinë e gjerë patën dhe vijojnë të kenë një impakt thelbësor në ekonominë globale.Kjo situatë emergjence  ka prekur edhe  sektorin  imobiliar, duke u bërë përcaktuese për ndryshimin e tipologjisë së pasurive që investitorët zgjedhin të investojnë ose jo, apo në kërkesën e këtyre të fundit  për pasuri specifike të cilat mundësojnë një adaptim më të mirë me kushtet e reja të jetesës dhe të punës në epokën post covidiane.

Strehimi sezonal

Strehimi  ka  qenë mjaft i rëndësishëm gjatë kohës së pandemisë duke pasur parasysh periudhat e herëpashershme të karantinës dhe punën virtuale nga shtëpia.Megjithatë kufizimet e ndjeshme të udhëtimeve kombëtare dhe ndërkombëtare, kalimit në edukimin online, kufizimit të akomodimit të studentëve në qytetet studentore,  kanë sjellë si pasojë  një rënie të ndjeshme të kërkesës për marrjen e banesave sezonale me qira. Kjo eshte arsyeja pse shoqeri nderkombetare si Air BnB patën humbje kolosale gjatë vitit 2020. Kjo tendencë, pavarësisht reduktimit të lehtë të kufizimeve, do të vijojë të jetë evidente edhe gjatë vitit 2021.

Puna nga shtëpia

Puna nga shtëpia është një trend që është parë në rritje kohët e fundit sidomos pas ndikimit të pandemisë. Agjenci të rëndësishme dhe anketime sociologjike, kanë treguar se vetëm 12% e të anketuarve kanë dashur t’i rikthehen punës me kohë të plotë në “zyrat dhe vendet klasike” të punës, kur 72% e të anketuarve duan “modelin hibrid” të punës edhe në zyrë por dhe në distancë prej saj.[3]

Padyshim, është e vërtetë ajo që po thuhet me zë të lartë, se njerëzimi është duke hyrë në një epokë të re të ”punës hibride”.Ky nuk është ndryshim i thjeshtë. Përkundrazi realizimi me sukses i “modelit hibrid” të punës, është i lidhur me shumë kërkesa e ndryshime, që lidhen me kushtet dhe mjetet e punës, me përmirësimin evident të organizimit dhe kontrollit të efektivitetit të saj.

 Nevoja e domodoshmërisë për të punuar nga shtëpia, do të diktojë orientimin e investimeve drejt pronave residenciale të një hapesire më të madhe dhe  të një cilësie të mirë ndërtimi .Njerëzit që dikur shkonin në punë, në shkollë apo në aktivitetet e tyre të përditshme dhe mund të mjaftoheshin me hapsira të vogla,tani deshirojnë të lëvizin në hapsira më të mëdha banimi [4]dhe padyshim këto hapsira do të duhet të jenë: ambjente të pajisura me ajrim të përshtatshëm, internet i shpejtë ,akses në  shërbime mirëmbajtje të pronës etj.Investimi në prona residenciale duket mjaft atraktiv,pasi edhe institucionet financiare kanë pasur tendencën të aplikojnë norma më të ulëta interesi në rastin e financimit të blerjeve në pasuri të paluajtshme që kanë për qëllim strehimin.

Shtëpitë e dyta :

Pandemia ndikoi sigurisht edhe fokusin e investitorëve në pasuri të paluajtshme duke e përqëndruar idenë e tyre në blerjen e shtëpive të dyta në rast të ndodhjes së një shpërthimi edhe një herë të një vale të madhe infektimesh. Sipas një anketimi të  bërë nga agjensi të pronave rreth 26% e të anketuarve thanë se kishin më shumë gjasa të blinin një shtëpi të dytë si rezultat i pandemisë për të përmirësuar stilin e tyre të jetesës dhe për ta përdorur në rast shpërthimesh në të ardhmen.  [5]Kërkesa për prona residenciale në bregdet apo në mal është rritur ndjeshëm në vitin 2020 dhe shikohet si një trend në rritje në vitin 2021.Ndikimi i pandemisë në “ botën e punës” duke rritur trendin e punës nga shtëpia ka sjellë sigurisht nevojën e investimit në këto lloj pasurish. Gjithashtu një shtëpi e dytë residenciale në këto kohë është parë si një mundësi e mirë e individëve për tu larguar nga kaosi i përditshëm dhe gjendja e vështirë sociale dhe psikologjike e  krijuar nga e gjithë kjo situatë e pazakontë.

Pronat komerciale (zyrat) :Sikurse dihet , pasojat kryesore financiare të pandemisë u reflektuan në tregun e punës, me korporatat nga njëra anë që shkurtuan me mijëra vende pune dhe aplikimi imediat i punës në distancë.E gjithë kjo situatë solli padyshim dhe  uljen e nevojës për përdorimin e ambjenteve të punës,apo ambjenteve të trajnimit dhe zhvillimit professional.Në kohët që po jetojmë gjithmonë e më pak shoqëritë ndërkombëtare do të vijojnë të kenë punonjës  plotësisht operacional , dhe si pasojë kerkesa për të investuar në pasuri të kësaj tipologjie do të jetë relativisht e ulët edhe gjatë vitit 2021.

 Pronat industriale: Teknologjia e ditëve të sotme ka vënë në dispozicion të individit në kohën më të shpejtë të mundshme, të gjitha të mirat materiale që atij i nevojiten për të jetuar dhe punuar në  mënyrë cilësore, qoftë edhe në kushtet e izolimit të plotë. Kjo është arsyeja pse shoqëritë teknologjike kanë përjetuar gjatë periudhës së pandemisë rritjen eksponenciale më të lartë të fitimeve të regjistruar ndonjëherë. Nevoja e ofrimit online të produkteve për konsumatorët do të rrisë gradualisht nevojën për investimin në pasuri të cilat optimizojnë logjistikën, si për shembull magazina për ruajtjen e mallrave që dërgohen tek klientët. Nga ana tjetër dyqanet tradicionale do ta humbasin gradualisht rëndësinë e tyre fillestare dhe gjithmonë e më shume rëndësi do të zënë vitrinat online.

 Konkluzione

 

Pademia ndryshoi në të gjithë kuptimin e saj funksionimin normal të jetesës së individëve. Ndikimi i saj në jetën aktive të punës, në aktivitetet social – kulturore ndryshuan mënyrën e funksioninit të punë.Studiues të tregut të punës dhe sociologët e punës, vlerësojnë shfaqjen e disa dukurive të reja pas shfaqjes së pandemisë, e cila ka krijuar kushte e mundësi që njerëzit të mendojnë për “zgjidhje të reja ku duan të jetojnë dhe krijojnë pritje të reja në lidhje me fleksibilitetin e punës dhe ekuilibrin e jetës”. Ndryshimet e mësipërme por edhe faktorë të tjerë të shpjeguara më lartë kanë ndikuar preferncat e investitorëve të pasurive të paluajtshme. Një trend në rritje ka qenë investimi ne shtëpi të dyta në bregdet apo në mal për të ndryshuar ritmin e jetsës dhe një trend që shikohet në rënie është investimi në pronat komerciale ( zyrat ).

 

[1] Gezim Tushi “Pandemia Covid 19”Refleksione;2021

[2] Gezim Tushi “Pandemia Covid 19”Azgje zdo te jete me si me pare “2021

[3] Gezim Tushi “Pandemia Covid 19”Azgje zdo te jete me si me pare “2021

[4] https://www.jasonhartman.com/work-from-home-economy-real-estate-investors/

[5] https://www.knightfrank.com/research/article/2020-08-26-global-buyer-survey-second-homes