Rivlerësimi është një instrument ligjor dhe fiskal që ka për qëllim përcaktimin e vlerës fiskale të pasurive të paluajtshme në përputhje me indikatorët e tregut imobiliar. Taksa e pasurisë është krijuar si një taksë "ad valorem", që do të thotë se është një taksë e bazuar në vlerën e pasurisë. Premisa është që nëse dikush zotëron një pronë prej 1.000.000 euro, paguan dy herë më shumë taksa sesa dikush që zotëron një pronë prej 500,000 euro. Rivlerësimi siguron që të gjithë pronarët e pasurive të paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave bazuar në vlerën e vërtetë të tregut të pasurisë së tyre.Për efekt të kryerjes së rivlerësimit merren në analizë parametra si çmimi i shitblerjes , kostoja e ndërtimit, të ardhurat që realizon prona si dhe amortizimi i saj apo shpenzimet korrente lidhur me mirëmbajtjen e saj. Pasuritë që i nënshtrohen rivlerësimit janë kryesisht banesat, njësitë tregtare pasuritë industriale, trojet apo godinat e shërbimit, magazinimit si dhe të gjitha pasuritë e tjera të patundshme.
Qëllimi i një rivlerësimi është që të sjellë të gjitha pronat sa më afër vlerës së tyre të vërtetë të tregut. Vlerat e pasurive ndryshojnë me ritme të ndryshme në varësi të mjaft faktorëve si lloji i pasurisë ,vendndodhja apo zhvillimi urban i zonës. Gjithashtu rivlerësimi siguron drejtësi dhe barazi në mbledhjen e taksave për qytetarët. Qëllimi i një rivlerësimi është të eliminojë çdo pabarazi të vlerësimit që mund të jetë zhvilluar që nga zbatimi i rivlerësimit të mëparshëm. Kjo balancon ngarkesën e taksave midis tatimpaguesve.
Që nga koha e programit të fundit të rivlerësimit të fundit, vlerat e pasurive kanë ndryshuar. Shumë prona janë përmirësuar, disa janë përkeqësuar. Me kalimin e kohës, lagje të ndryshme zhvillohen me ritme te ndryshme.Një rivlerësim i të gjitha pronave korrigjon pabarazitë dhe pasaktësitë në mënyrë që çdo taksapagues të paguajë taksën e duhur për pronën e tij.
Rivlerësimi u jep mundësi individëve apo personave juridike të rivlerësojnë pasuritë bazuar në vlerën e tregut. Një pronë e rivlerësuar i jep mundësinë qytetarëve të kenë në dispozicion një instrument të vlefshëm për përmbushjen e detyrimeve sidomos në rastet kur pasuria shërben si kolateral në marrjen e kredisë, apo për qëllime të tjera tregtare. Njëkohësisht, kjo i shërben edhe tregut të shitblerjes së banesave sepse duke rivlerësuar pasuritë e tyre, qytetarët kanë mundësi të paguajnë më pak tatim fitimi nga transferimi i pasurisë së paluajtshme, pasi ky tatim aplikohet gjithmonë në vlerën që rezulton nga diferenca midis çmimit te blerjes dhe atij të shitjes
P.sh. Çmimi i pronës tuaj është 4 000 000 lekë. Beni rivlerësimin dhe çmimi i vlerës së tregut, që nxjerr eksperti i liçensuar për vlerësimin e pasurisë së patundshme është 8 000 000 lekë. Tatimi që do paguani për regjistrimin në Kadastër të këtij rivlerësimi është 3% e diferencës:8.000.000-4.000.000 x 3%= 1200. 000 lekë. Ne kushte normale rivlerësimi do ishte: ( pa ligjin e përkohshëm)
8.000.000-4.000.000×15%= 600.000 lekë. Siç e shikoni kurseni 600. 000 lekë. Pas këtij rivlerësimi, prona juaj e ka vlerën e tregut të momentit kur është bërë 12 000.000 lekë . Në rast se kjo pasuri do të shitet sërish nga Pronari , tatimi që paguhet është 15% e diferencës së çmimit të shitjes me çmimin e vlerësuar që ka prona.
Procedura e rivlerësimit
Dy janë mundësitë për rivlerësimin e pasurive të luajtshme: (i)Me ekspert të liçensuar pranë zyrave vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ose me (ii)ekspert të licencuar të zgjedhur vetë. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidhet edhe akti i vlerësimit të ekspertit. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme.
Për qëllim të rivlerësimit, prona i nështrohet një inspektimi të hollësishëm nga ana e ekspertit.Qëllimi i inspektimit është regjistrimi i informacionit në lidhje me strukturën dhe të dhënat e pronës që do të ndikojë në vlerën e saj. Informacioni i regjistruar gjatë inspektimi do të përfshijë elementë të tillë si cilësia e ndërtimit të mureve, numrin e dhomave, sistemin e ngrohjes ftohjes, mobilimin etj. Gjendja fizike e strukturës është faktor i rëndësishëm që ndikon në sigurinë e pronës, dhe konsiderohet si element i rëndësishëm në përcaktimin e vlerës të saj. Gjithashtu shënohen dhe karakteristikat topografike të tokës, pasi ato mund të ndikojnë në vlerë. Hapi tjetër është proçesi i vlerësimit. Vlerësimi bazohet tërësisht në të dhënat e grumbulluara gjatë inspektimit te pronës si dhe dokumentacionit ligjor dhe fiskal të lidhura me të.
DOKUMENTET QË DUHEN DORËZUAR PËR RIVLERËSIMIN3
1. Kopje të dokumenteve të pronësisë
• Certifikatë pronësie (e domosdoshme)
• Kartela (nëse e disponon)
• Harta treguese (nëse e disponon)
• Planimetri (nëse e disponon)
2. Fotokopje të dokumentit të identitetit të pronarit.
Rivlerësimi gjatë vitit 2020
LigjiNr.90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”1 i jep mundësinë individëve e subjekteve juridike që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme deri më datë 30 shtator 2020.
Objekt i këtij ligji është rivlerësimi i pasurive të paluajtshme që janë në proces regjistrimi, duke përfshirë edhe pasuritë e legalizuara në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Për individët e interesuar, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licencuar. Vlera e tregut në këtë rast gjithsesi nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale. Tatimi që individët do duhet të paguajnë për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar si më lart dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët). Vlera e rivlerësuar në këtë mënyrë do të shërbejë më vonë si bazë për llogaritjen e fitimit kapital të realizuar në rast kalimi të së drejtës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme, fitim ky që do të jetë i tatueshëm në momentin e transferimit me 15%.
Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive. Personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 5 % të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme. Personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi. Diferenca ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, nuk është objekt amortizimi për qëllime tatimore.
1Ligji Ligjin Nr.90/2019 për Rivlerësimin e pasurive të paluajtshme
2 Qendra e Informimit për Shërbimet Publike ADISA http://www.adisa.gov.al/kodifikimi-i-sherbimeve/