Po jetojmë stinën më të bukur të vitit dhe kush do të donte të kishte një shtëpi pushimi në bregdet, të shkojë sa herë të dojë, të shijojë një fundjavë me të afërmit e tij në komoditetin e shtëpisë, të largojë gjithë lodhjen dhe stresin e një jave pune? Nuk ke nevojë për rezervime, i ke çelësat vetë.
Bregdeti shqipetar eshte mjaft i preferuar jo vetëm nga vendasit, por se fundmi edhe nga shtetas të huaj të cilët preferojnë jo vetem te kalojne pushimet por edhe të kenë një shtëpi pushimi prane detit Adriatik dhe Jon.Kjo tendence lidhet me se shumti me kushtet klimaterike dhe pozites gjeografike mjaft favorizuese te Shqiperise, por padyshim edhe per shkak te rritjes se infrastuktures rrugore dhe sherbimeve ne zonat bregdetare.
Nëse po mendoni të blini një shtëpi të dytë, tani është momenti i duhur. Normat e interesit për kredi janë ende të ulëta[1], çmimet janë të volitshme dhe të përballueshme, sidomos kur pasuritë e dëshiruara janë ende në fazë ndërtimi. Sidoqoftë, është e domosdoshme që ju të vlerësoni me kujdes faktorët emocionalë dhe sidomos financiarë për blerjen e një shtëpie të dytë.
Nëse vendosni të blini shtëpinë e tuaj të dytë mund ta shfrytëzoni atë jo vetëm për pushimet e tuaja, por edhe për ta dhënë me qira gjatë pjesës tjetër të vitit, duke siguruar në këtë mënyrë të ardhura që mbulojnë një pjesë të kostos së blerjes si dhe kostove te mirëmbajtjes që janë të domosdoshme për një rezidencë banimi.
Përmendim këtu projektin “Green Coast Luxury Resort” i cili ka sjelle sjelle per here te pare ne tregun shqipetar konceptin property management i cili përveç mirëmbajtjes në çdo ditë të vitit për pronën tuaj, duke e ruajtur nga amortizimi, ofron konceptin e qiradhënies.Nën një kontratë të mirëpërcaktuar prona juaj në kete kompleks mund të shërbejë si një investim me kthim të shpejtë për shkak të qirave të larta dhe kërkesës së lartë për turizëm në zonën e Jugut të Shqipërisë.
Blerja e një prone në bregdet eshte një investim inteligjent.Kjo pasi gjate sezonit turistik keni mundesi ta jepni me qera me nje cmim atraktiv.Vec kesaj ne rastin e rishitjes se pasurise, ju keni mundesi te perfitoni të ardhura të kënaqshme nga rritja e e vazhdueshme e çmimit te zones ku ndodhet pasuria.
Vitet e fundit është vënë re se pushuesit shqipëtar por dhe ata te huaj rezervojne pushimet e tyre kryesisht në komplekse dhe fshatra turistikete te ndertuar rishtazi pergjate gjithe vijes bregdetare shqiptare.Kjo lidhet jo vetëm për faktin se shtëpitë e banimit në fshatra turistikë janë te ndertuara me cilesi dhe me nje arkitekture bashkohore por edhe për faktin se këto ofrojnë mjaft facilitete në lidhje me mirëmbajtjen dhe administrimin e kompleksit dhe sherbime utilitare dhe rekreative per komunitetin qe jeton dhe shfrytezon ambientet.
Padyshim, te ndertosh vete nje shtepi ne zonen me te kerkuar dhe te preferuar te bregdetit mund te duket ne parim nje ide e mire, por kjo shoqerohet shpesh me kosto te larta investimi,mungese te infrastuktures se nevojshme per perfitimin e sherbimeve utilitare publike apo rekreative, si dhe kufizime dhe burokraci te larmishme ne lidhje me procedurat e zhvillimit dhe realizimit te ndertimit.
Njesite e banimit në një fshat turistik sjellin avantazhe për sa i takon:
1. krijimit të kushteve të përshtatshme dhe komode për banim;
2. ambjente për zhvillimin e veprimtarive ekonomike, kulturore, sportive për të gjitha kategoritë sociale.
3. gëzim te qetë te të drejtave të pronësisë;
4. garantimit të kushteve për sigurinë dhe të shëndetin publik;
5. infrastrukturë shumë e mirë;
6. restorante dhe dyqane me cilësi shërbimi të lartë;
7. ambjente rekreative;
Kur flasim per investim kaq te rendesishem, sic eshte blerja e nje shtepie te dyte nuk mund te mos permendim edhe nje sere shpenzimesh qe shoqerojne shfrytezimin e prones gjate gjithe periudhes se zoterimit te saj.Ketu përfshihen:
· Tarifa per mirëmbajtjen e ambienteve te perbashketa
· riparime të përgjithshme;
· Sistemi i sigurisë;
· Shërbimet e pastrimit dhe dizinfektimit;
· Internet dhe kabllo;
· Ujë dhe kanalizime;
· Mirëmbajtja sezonale për ngrohje, ftohje.
· Shpenzimet e transportit për të arritur shtëpinë e dytë;
· Sigurimi nga përmbytjet;
Vlerësoni kohën dhe cilësinë e pushimeve me familjet tuaja. Investoni per ditet e lumtura te familjes tuaj dhe jepini komoditetin e merituar pushimeve tuaja!
Pushime të këndshme!
[1] https://www.bankofalbania.org/Tregjet/Normat_e_interesit/