Çdo njeri gjatë gjithë jetës së tij, me vetëdije apo pa vetëdije ekspozohet ndaj rreziqeve të ndryshme të cilat mund të sjellin pasoja nëgative në pasuritë e paluajtshme që zotëron etj.

Çdo njeri gjatë gjithë  jetës së tij, me vetëdije apo pa vetëdije  ekspozohet  ndaj rreziqeve të ndryshme të cilat mund të sjellin pasoja nëgative  në pasuritë e paluajtshme që zotëron etj.Riparimi i këtyre pasojave ka veç se tjerash  një kosto financiare, ndaj duhet ti kushtojmë vëmendjen e duhur instrumenteve të mbrojtjes financiare ndaj dëmeve që mund të vijnë si pasojë e rreziqeve të ndryshme ndaj të cilëve ekspozohemi çdo ditë.Një prej metodave më efikase për realizimin e kompensimit financiar në raste dëmesh është sigurimi vullnetar i pronës .Sigurimi i pronës jo vetëm mbron pronën tuaj nga dëmtimi ose vjedhja, por  në shumicën e rastëve lehtëson punën tuaj. Përmes skemës së sigurimit të pronës, individët ose entitetet kanë mundësinë të marrin një dëmshpërblim financiar në rastet kur vërtetohet se prona e tyre ka pësuar dëme si rezultat i një force madhore e cila ka ndodhur jashtë  kontrollit të pronarit.

E thënë me fjalë të thjeshta ju pranoni të paguani një tarifë të caktuar një shoqërie të sigurimeve, në këmbim të një  premtimi nga shoqëria se ajo do tju  kompensojë financiarisht në rastin e një dëmi potencial ndaj pronës tuaj, në të ardhmen. Sigurimi është një formë e transferimit të risk-ut nga klienti tek shoqëria e sigurimit.Në këtë mënyrë, sigurimet reduktojnë barrën financiare të familjes apo biznesit dhe kanë një impakt të rëndësishëm social pasi ulin kostot individuale dhe publike në rast të fatkeqësive të paparashikuara.

Historiku1,2

Aplikimi i sigurimit të pronës daton që nga periudha përpara Luftës së Dytë Botërore, atëherë kur në vitët 1930-1940 shoqëri sigurimi italianë, ndihmuan në krijimin e tregu model sigurimesh në Shqipëri. Këto shoqëri ushtronin aktivitetin e tyre fillimisht në qytetet kryesore të vendit për produke si: sigurimi i ndërtesave, në industri, sigurimi i aksidenteve, i jetës dhe sigurimi nga fatkeqësi natyrore. Në periudhën 1948 - 1965 në Shqipëri filluan të njiheshin forma të reja sigurimi si: sigurimi i detyrueshëm i banesave shtetërore të dhëna me qera; sigurimi i detyrueshëm i pasagjerëve; sigurimi vullnetar i pasurisë, ndërtesave dhe pasurive të paluajtëshme; sigurimi vullnetar i jetës; sigurimi vullnëtar i kulturave bujqësore dhe i blegtorisë; sigurimi vullnetar i jetës nga fatkeqësitë; sigurimi vullnetar i sendeve shtëpiake; sigurimi vullnetar i pasurisë së ish-kooperativave bujqësore, organizatave e shtëtasve dhe i gjësë së gjallë; sigurimi i detyrueshëm i mallrave të importit, të anijeve dhe transportit (ish ndërmarrja e transportit ndërkombëtar); sigurimi vullnetar i ndërtesave nga zjarri, etj.  Instituti Shtëtëror i Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve, ishte institucioni i parë i cili merrej me mbledhjen e kursimeve të qytetarëve, kursimeve që ata kishin, dhe sigurimin e kooperativave dhe ndërmarrjeve të eksport-importit.

Me krijimin e parlamentit të parë pluralist, në 31 korrik 1991 u miratuan edhe dy ligjet e para për krijimin e dy institucioneve financiare: Banka e Kursimeve dhe Instituti i Sigurimeve (INSIG), duke ndarë në këtë mënyrë Institutin Shtëtëror të Arkave të Kursimit dhe Sigurimeve. Tregu i sigurimeve do të kthehej kështu në segmentin e parë të rëndësishëm të tregut financiar që u zhvillua më shpejt pasi Shqipëria hyri në modelin e ekonomisë së tregut të lirë në dekadën e fundit të shekullit të shkuar. 

Sot tregu i sigurimeve është tregu më i madh dhe më i avancuar i sektorit financiar jo-bankar. Shoqëritë që operojnë në tregun e sigurimeve, së bashku me fondet e investimeve dhe fondet e pensionëve privatë janë nën mbikëqyrjen e drejtëpërdrejtë të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF).

Në Shqipëri së fundmi janë marrë nje sërë iniciativash për sigurimin e pronës . Sigurimi i detyrueshëm për ndërtesat, parashikohet sipas neneve 42 dhe 47 të Ligjit Nr. 107/2014, datë 31/07/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” i ndryshuar.Gjithashtu Sipas VKM  nr.694, 2.10.2019,percaktohet se  “ndërtuesi, përpara dorëzimit të lejes së ndërtimit, duhet të kryejë dhe të dorëzojë kontratën e sigurimit të detyrueshëm për mbulimin e përgjegjësive civile dhe profesionale që rrjedhin nga gabime dhe nëglizhenca që çojnë në mosrespektimin e legjislacionit dhe dokumentëve të planifikimit në fuqi, në zbatim të nënit 47, pika 2, të Ligjit Nr.107/2014, datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Tërritorit”.3

 

Sipas këtij vendimi, parashikon masat detyruese për ndërtuesit, për zhvilluesit, investitorët, për të lidhur një kontratë sigurimi me afat 10-vjeçar me blerësit e apartamentëve, kontrata mbulon dëmet ndaj të tretëve, ku për shkak të terrenit apo defektit në ndërtim, ndërtimi shembet -pjesërisht ose tërësisht, apo paraqet rrezik shembje.

Sipas informacionit  të publikuar nga AMF për periudhën 2017-20184 e cila ka analizuar të dhënat e të gjitha shoqërive që veprojnë në tregun e sigurimeve, vihet re se ritmet e rritjes së sigurimit të pronës nga zjarri dhe rreziqe të tjera shtesë, në vitin 2018 ka qenë mbi 9 % krahasuar me vitin 2017. Gjithashtu vlerësohet se ndër objektet e siguruara, 75% e tyre i takon shtëpive të banimit dhe 25% e godinave të siguruara janë objekte biznesi.  Ky ritëm rritjeje është si për numrin e kontratave të nënshkruara ashtu edhe për volumin e primeve të shkruara bruto, thuhet në raportimin zyrtar.Grafiku pasqyron ecurinë e volumit të primeve të shkruara bruto për periudhën 2014-2018.

 

 

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2019 janë lidhur 10459 kontrata për sigurimin e pronës, të cilat janë kryesisht për apartamentë banimi. Treguesit statistikorë për tremujorin e parë të vitit 2019 japin një rritje prej 6.88% të numrit të kontratave të lidhura në periudhën janar – mars 2019, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


Sipas të dhënave të publikuara nga AMF4, primi për frymë në Shqipëri në vitin 1999 ishte 562 lekë, ndërsa sot është mesatarisht 35 euro në vit, i cili krahasuar me vendet e tjera të rajonit është më i ulti me Kosovën 43 euro/vit dhe Maqedoninë e Veriut me 65/vit euro. Ndërsa, mesatarja e primit për frymë në vit për vendet e BE-së është mesatarisht 2,154 euro në vit.Pavarësisht përmirësimit të kushtëve të jetësës, Shqipëria vazhdon të mbetët një vend i varfër dhe me të ardhura mesatare frymë relativisht të ulëta krahasuar me rajonin. Ky është një faktor determinant i cili ndikon në mënyrë indirekte edhe mbi nivelin e ulët të sigurimit të pronës nga popullata . Faktor tjetër lidhur me nivelin e ulët të sigurimit të pronës lidhet edhe me faktorë kulturore. Për pjesën më të madhe të popullsisë, sigurimi i pronës shihet më shumë si një detyrim financiar që rëndon në buxhetin familjar pa ndonjë, përfitim konkret të drejtëperdrejtë se sa si një mbrojtje financiare të sigurtë ndaj të papriturave të jetës.Padyshim një perceptim i tillë është i lidhur ngushtë edhe me faktin se shumica nuk kanë besim se Shoqëritë e Sigurimit vendase munden të garantojnë efektivisht në mënyre reale zhdëmtimin financiar në rastët e forcës madhore.

Veprimtaria e sigurimit

Veprimtaria e sigurimit nënkupton nënshkrimin dhe zbatimin e kontratave të sigurimit, të lidhura midis shoqërisë se sigurimit dhe të siguruarit, qoftë ky individ ose biznes.

Polica e sigurimit është dokumenti ligjor me të cilin përcaktohen të drejtat dhe  detyrimet mes siguruesit dhe kontraktuesit të sigurimit.Polica e sigurimit është dokumenti përfundimtar i shkruar i kontratës së sigurimit që  përfaqëson dhe  marrëveshjen e sigurimit, ajo duhet të përmbajë të gjitha të dhënat për sigurimin e kontraktuar.

Me sigurimin të pronës nënkuptohet:

  •  sigurimi i shtëpive dhe banesave
  •  sigurimi i lokaleve
  •  sigurimi i objekteve administrative
  •  sigurimi i bizneseve të vogla
  •  sigurimi i bizneseve të mëdha (industriale)

 

Kontrata e sigurimit të pronës ofron mbulimin për një sërë rreziqesh ku ndër të tjera mund të përmendim zjarrin dhe forcat e natyrës si tërmeti, përmbytja, stuhitë, bora, rrëshqitjet e tokës, zjarri, goditja e rrufesë,shpërthimi, rënia e një objekti ajror, stuhia, breshëri, goditja e mjetit motorik, përmbytjetjet, shëmbja dhe rrëshqitja e tokës, ulja e tokës, pesha dhe orteqet e borës, derdhja e ujit nga instalimet, rrjedhja e lëngut (lekazhi), vetëndezja e rezervave, derdhja e masës së zjarrtë të shkrirë të lëngshme, përgjegjësia ndaj palës së tretë, tërmeti.  etj, të cilët mund të të shkaktojnë dëme ndaj pronës. Në këto rasteçdo individ ose biznes që zotëron një pronë të ligjshme dhe që ka interes për t’u zhdëmtuar nga pasojat ekonomike që do të rezultonin prej rreziqeve të mësipërme, mund të sigurohet tek një shoqëri sigurimi e cila gjithashtu ka interes në këtë veprimtari.

Elementët që merren parasysh, kur sigurohet një pronë, lidhen me:

·         Shumën e siguruar (vlera e apartamentit/biznesit);

·         Llojin e pronës, ku ndarja mund të jetë në objekte industriale, hotele dhe restorante, dyqane dhe qendra tregtare, zyra administrative, etj;

·         Gjendjen fizike të pronës, viti i ndërtimit, masat e sigurisë, vendndodhja e saj, shqyrtimi i historikut të dëmeve të objektit të siguruar, etj

 

Cfarë duhet të keni parasysh përpara se të siguroni pronën tuaj?

Veprimtaria e sigurimit dhe veprimtaria e ndërmjetësimit në sigurime mund të kryhet vetëm nga shoqëritë e sigurimit dhe ndërmjetësit në sigurime (agjentë, shoqëri agjentësh, broker, shoqëri brokerimi) të licencuar apo të miratuar nga Autoritëti i Mbikëqyrjes Financiare. Por fatkeqësisht, mund të ndodh që persona të palicencuar t’ju ofrojnë kontrata të sigurimit false ose të prezantohen duke përdorur në mënyrë të paautorizuar emrin e shoqërive të licencuara. Blerja e produktëve të sigurimit pranë një shoqërie, apo ndërmjetësi të palicencuar shkakton dëme dhe shpenzime serioze financiare dhe personale për konsumatorët, biznëset, qeverinë dhe shoqërinë tonë. Mashtrimet e sigurimeve viktimizojnë njerëz të pafajshëm për çdo qindarkë të paguar. Këto shoqëri fantazëm operojnë si pjesë e tregut të zi. Profesionalizmi me të cilin vepron shoqëria e sigurimit që do të zgjidhni dhe eksperienca në treg janë padyshim element shumë të rëndësishëm që duhet të verifikohen përpara se të filloni bashkëpunimi.5

“  Kërkoni sigurim cilësor - mbani mend, "sigurimi i lirë mund të jetë shumë i shtrenjtë.

 Këshilla të thjeshta me anë të së cilave RealPas ju vjen në ndihmë për të lehtësuar këtë proces.[i]

·         Zgjidhni takimet e drejtpërdrejta

Mënyra më e mirë për të marrë informacion është të shkoni drejtpërdrejt në shoqëritë e sigurimeve ose të flisni me një Konsulent Sigurimi të pavarur i cili merret me shoqëri të shumta, në krahasim me një agjent tradicional sigurimi ose planifikues financiar që punon vetëm për një shoqëri të sigurimeve. Parimi më i rëndësishëm në të cilin mbështëtët puna një konsulenti sigurimi është mbrojta e interesave të klientëve. Ai është një subjekt i pavarur nga shoqëritë e sigurimit dhe qëllimi i punës së tij është t’i “gjejë” klientit produktin më të mirë të sigurimit.Konsulenti vepron si përfaqësuesi i klientit në nëgociatat që zhvillon me shoqëritë e sigurimit dhe siguron mbrojtjen e intëresave të klientëve duke kontrolluar përmbajtjen e policës së sigurimit para nënshkrimit të saj nga ana e klientit.

·         Krahasoni kostot dhe siguruesit në të gjithë vendin

Marrja e përshtypjeve të shumta është e rëndësishme kur kërkoni nje produkt të caktuar .Krahasimi i disa shoqërive do tju mundësoje që të bëni zgjedhjen e duhur. Kontaktoni pesë ose më shumë shoqëri në mënyrë që të keni mundesi të krahasoni kushtët e ofruara për secilën ofertë. Disa shoqeri sigurimi ofrojnë një zbritje të veçantë për katëgori të caktuar individesh si psh të moshuarit apo ata që punojnë nga shtëpia. Arsyetimi është që të dy këta grupe tentojnë të jenë më shpesh në ambientë - duke e lënë shtëpinë më pak të prirur për vjedhje. Diskutoni çdo detaj të kushteve të sigurimit në mënyrë që të zgjidhni mundësinë më të mirë të mundshme.

·         Plotësimi i pritshmërive

Pas një humbje të madhe, barra e pagimit për të riparuar shtëpinë tuaj dhe duke pritur kompensim nga siguruesi juaj mund ta vendosë familjen tuaj në një pozitë të vështirë financiare.Para se të lidhni një marrëveshje me shoqërinë e sigurimit, zbuloni nëse keni të bëni me të vërtet me profesionistë.Kërkoni sqarimet e nevojshme për të kuptuar plotësisht se në cilat raste jeni të mbuluar me sigurimin dhe në cilat eventualitete jeni të përjashtuar. Informohuni rreth të drejtave tuaja ligjore që garantojnë zbatimin efektiv të policës së sigurimit.

·         Bëni disa verifikime shtësë

Kontrolloni nëse informacioni apo çmimi  që ju është dhënë korrespondon me çmimet zyrtare mesatare të tregut  të publikuara  në faqen zyrtare të internetit të AMF-së apo në faqen zyrtare të shoqërive të sigurimit. Nëse keni dyshime, kontaktoni me shoqërinë e sigurimit për të marrë më tepër informacion pranë shoqërisë së sigurimit. Çdo shoqëri sigurimi ka faqen zyrtare të internetit ku publikon informacione rreth saj si dhe produkteve të sigurimit që ofron. Lexoni me kujdes dhe kontrolloni të dhënat e vendosura në kontratën e sigurimit (policën e sigurimit). Kujdes nëse konstatoni se polica e sigurimit ka korrigjime, fshirje apo pjesë të palexueshme qartë. Edhe pse mund të duken gabime të vogla dhe të parëndësishme mund të keni në dorë një policë të falsifikuar.

Tregu i sigurimeve në Shqipëri është i vogël.Të dhënat statistikore tregojnë që shqiptarët konsumojnë shumë pak sigurime, mesatarisht jo më shumë se 2100 lekë për frymë më vit edhe pse ata kanë jashtëzakonisht më shumë nevojë nga sa e praktikojnë. Numri i qytetarëve që interesohen për sigurimin e pronës ka njohur rritje sidomos pas dëmtimeve nga tërmeti i 26-Nëntorit.2 

 Sigurimi i pronës është një veprim i domosdoshëm për çdo qytetar pasi jep zgjidhje në kohë më të shpejtë të problemit.Shoqëritë e sigurimit menjëherë pas shkaktimit të dëmit nisin grupet e verifikimit në terren dhe nisin nga puna për rindërtimin në rast shkatërrimi ose rimburisimin e dëmit. Shpejtësia në procedurat e veprimit, në krahasim me procedurat që duhet të ndjekë qeveria në raste fatkeqësish natyrore për të aprovuar fonde, është një tjetër avantazh në favor të qytetarëve.

Ndërgjegjësimi i qytetarëve është një element kryesor që do të coj në përmirësimin  e statistikave që lidhen me sigurimin e pronës. Është me rëndësi që të kuptohet se sigurimi i pronës sjell shumë avantazhe pasi lehtëson barrën financiare të të dëmtuarve. Asnjëherë nuk duhet të harrojmë se, sigurimi i pronës nuk është një luks, por është një domosdoshmëri.

 

        1.  Historiku i Sigurimit të Prones  https://www.slideshare.net/AgronBerisha3/historiku-i-sigurimeve-86817046

       2.Zhvillimi historik i tregut të sigurimeve në Shqipëri.https://sigal.com.al/zhvillimi-historik-i-tregut-te-sigurimeve-ne-shqiperi/  

       3. Ligjit Nr. 107/2014, datë 31/07/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” dhe VKM  nr.694, 2.10.2019VKM  nr.694, 2.10.2019

        4. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) https://amf.gov.al/publikime.asp?id=2

 

     5. Regjistri i të Licensuarve: Tregu i Sigurimeve  https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp