ZHVILLONI KARRIERËN TUAJ NË FUSHËN E SHITJEVE

 

“Çfarë do të bëhem kur të rritem?” Kjo është pyetja që na shoqëron për një kohë të gjatë para se të vendosim se në cilin drejtim duhet të fillojë dhe vijojë karriera jonë profesionale. Shumica prej nesh janë bërë çfarë kanë dashur prindërit të bëhemi. Sot kjo nuk është më një pyetje përgjigjen e së cilës e gjen tek prindërit, pasi është një nga vendimet më sfiduese që ne duhet të marrim për veten tonë, për të ardhmen tonë. Shpesh dëgjojmë të na thonë “Ndiq pasionin” apo “Bëj atë që bën më mirë”, por këto jo gjithmonë janë zgjidhja e duhur, madje ndonjëherë mund të jenë referenca të gabuara. Cila ëshë karriera për të cilën duhet të investojmë? Cila është mënyra më e mirë për ta bërë atë? Padyshim, të vendosësh për profesionin e ardhshëm , në një nga vendimet më të rëndësishme që marrim në jetë, ndaj është e domosdoshme që të marrim të gjithë kohën e nevojshme për të hulumtuar, për t’u këshilluar  apo për t’u informuar rreth avantazheve apo dizavantazheve të secilës prej alternativave, për përparësitë që ofron tregu i  punës për profesione të caktuara, apo nëse profesioni i ardhshëm mundet potencialisht të përmbushë të gjithë pritshmëritë tona për një karrierë të suksesshme profesionale.

Me anë të këtij artikulli ne duam t’ju vijmë sadopak në ndihmë, duke ju informuar rreth avantazheve që ka në thelb zhvillimi i karrieres tuaj në fushën e shitjeve, si një nga profesionet më të kërkuara sot në treg.

Shitja është profesioni që lidhet me shitjen e mallrave dhe/ose shërbimeve. Shitjet përbëjnë thelbin e çdo biznesi: nëse bëhet fjalë për një produkt fizik apo për një shërbim, është e domosdoshme të krijohet lidhja ndërmjet prodhuesit të produktit apo ofruesit të shërbimit dhe konsumatorit në mënyrë që klienti të njihet me produktin/shërbimin që dëshiron. Kjo lidhje kaq e rëndësishme realizohet nga shitësi i produktit/shërbimit.

Arti i realizimit të shitjeve, është e lidhur ngushtësisht me aftësitë personale të individit. Punonjësit e shkëlqyer të shitjeve kanë nivel të lartë vetëbësimi dhe vetëvlerësimi. Sa më mirë të ndiheni me veten aq më shumë besim do të keni për të gjetur blerës të mundshëm, për të prezantuar dhe realizuar shitjet. (Brian Tracy “Arti i Realizimit të Shitjes” 2015)

 

Përfitimet që të sjell profesioni i shitjes.

 

Pavarësia. Profesioni i shitjes kërkon vendosjen e disa objektivave periodike dhe arritjen e tyre në mënyrë sa më të suksesshme. Qëllimi është të përbushni objektivat. Ju jeni i pavarur për të organizuar punën tuaj në arritjen e qëllimit. Është e gjitha përgjegjësia juaj që të realizoni një shitje të konsiderueshme për të cilën ju keni investuar dhe keni pritshmëri të larta. Pavarësia në shitje ju jep mundësinë që me iniciativën tuaj, të përbushni objektivat që janë vendosur nga ju apo nga organizata ku ju punoni.

Potenciali i të ardhurave. Të realizosh shitje do të thotë që sa më shumë të punosh aq më shumë do të fitosh. Për çdo shitje të realizuar ju merrni shpërblim monetar, ndërsa në profesionet e tjera shpesh është e nevojshmë puna jashtë orarit dhe në mjaft organizata, orët e punës jashtë orarit nuk paguhen. Ky është një aspekt që e marrin përsipër të gjithë ata që duan të ndërtojnë karrierën e tyre në një fushë të caktuar të ndryshme nga karriera në shitje.

Shumëllojshmëria. Puna në shitje është një punë që nuk të mërzitet asnjëherë, ka pafund sektorë të ndryshme ku mund të ushtrosh profesionin. Çdo ditë është e ndryshme nga tjetra, puna nuk është monotone, kjo pasi të krijohet mundësia të takosh shumë njerëz të rinj  të ndryshëmnga njeri tjetri dhe të përballesh me një larmi kërkesash dhe idesh. Herë pas here kjo mund te kthehet në një punë impenjative, por asnjëhere aq intensive sa për të hequr dorë prej saj.

 

Zhvillimi i karrierës. Më përfitimin e aftësive të shkëlqyera në shitje, ju do ta keni më të lehtë rrugën drejt progresit, drejt suksesit, ju mund të bëheni gradualisht një menaxher shitjesh. Ndërkohë që ju punoni në shitje ju aftësoheni gjithashtu edhe për menaxhimin e të ardhurave, menaxhimin sa më të mirë të kohës, komunikimin në publik dhe gjithashtu ju mund të zhvilloni dhe aftësitë tuaja për t’u bërë një sipërmarrës.

Aftësia për të zgjidhur probleme. Në punën e shitjes ju duhet të identifikoni nevojat e klientit dhe t’i ofroni atij produktin/shërbimin që i përshtatet më së miri kërkesave të tij. 

Stabilitet dhe siguri në punë. Kompanitë gjithmonë krijojnë një departament shitjesh. Ata të cilët punojnë në departamentin e shitjes kanë më shumë mundësi që të kenë një punë të qëndrueshme dhe të vazhdueshme në varësi edhe të performacës dhe aftësive të tyre për të përmbushur me sukses objektivat. Profesionistët e shitjes janë komponentët më të rëndësishëm të një organizatë të cilët japin një kontribut thelbësor në zhvillimin e saj.

Kodi i veshjes. Njerëzit përgjithësisht preferojnë të bashkëpunojnë me ata me të cilët ngjajnë nga karakteri dhe cilësitë, por një rol shumë të rëndësishëm luan edhe veshja me të cilën paraqitemi. Duke patur parasysh këtë dhe në varësi të sektorit të shitjes, për aparencën tuaj të jashtme zgjidhni të vishni diçka të ngjashme me klietin tuaj. Për shëmbull, në sektorë shitjes ku klientët tuaj janë konsumatorë të zakonshëm, paraqituni me veshje më të thjeshtë. Në sektorët e shitjeve, ku klientët tuaj i përkasin fushës së biznesit, paraqituni me një veshje serioze “veshje biznesi”. Në të dyja rastet përshtatshëmria e veshjes tuaj përcjell te klienti siguri dhe besueshmëri.

Shpërblimi emocional. Puna me shitjet është një nga punët me shpërblimin më të madh emocional. Nuk ka ndjesi më të mirë sesa mbyllja e një marrëveshje të kënaqshme, me anë të së cilës jo vetëm që përfitoni menjehere komisionin tuaj takues, por gjithashtu keni kontribuar drejtëpërdrejtë në imazhin e organzatës ku ju punoni përmes zgjidhjes në mënyrë efikase të nevojave të klientit dhe problematikat që janë të pranishme në çdo transaksion shitjeje.

Konkurenca. Konkurencën më të ashpër ju mund ta provoni vetëm në profesionin e shitjes. Konkurenca mund të jetë e brendshme (ndërmjet kolegëve të vetë organizatës) dhe e jashtme (nga shoqëri të tjera që operojnë në të njëjtën fushë). Presioni i punës mund të jetë i lartë dhe jo të gjithë mund ta përballojnë, por profesionistin e vërtetë, vetëm konkurrenca e bën të tillë.

Nëse nuk keni vendosur akoma se cila do të jetë karriera për të cilën do të investoni, pse nuk e merrni në konsideratë karrierën në shitje?  Ekzistojnë një sërë sektoresh të ndryshme në të cilat ju mund punoni. Kompanitë sot janë në kërkim të profesionistëve dhe personave të aftë në sektorin e shitjeve të produkteve dhe shërbimeve.

REALPAS, një nga Agjensitë Imobiliare me parimet dhe standartet më bashkëkohore me simotrat e saj në Europë, fton të gjithë ata të cilën duan ndërtojnë karrierën e tyre në shitje në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme të na kontaktojnë pa hezitim për t’u njohur me mundësitë e bashkëpunimit.


Vepro me zgjuarsi, kërkesa në treg për profesionistë të shitjes po rritet çdo ditë, zhvillo karrierën tënde në shitje.